Alarmi i studiuesit/ E duam xhubletën në UNESCO por s’ka një muze etnografik

E shtunë, 18 Maj, 2024

Xhubleta sipas studiuesit Jaho Brahaj është një pasuri e jashtëzakonshme me rrënjë, që nga lashtësia. Në intervistën për gazetën “Sot” studiuesi i njohur i etnografisë Jaho Brahaj thotë se nga ana shpirtërore xhubleta është një objekt shumë i rëndësishëm, me ornamentet zbukuruese. Një grup pune i ngritur nga Ministria e Kulturës është marrë me përgatitjen e dosjes së xhubletës për në UNESCO. Por edhe për studiuesin Jaho Brahaj, xhubleta nuk mund të mendohet jashtë arealit të trashëgimisë dhe të kulturës së popullit tonë. Sipas studiuesit, xhubleta është nga veshjet tradicionale, e lidhur ngushtë me komunitetin dhe botën shpirtërore të bartësve edhe të atyre që e kanë prodhuar, që reflekton jo vetëm si kulturë materiale e shqiptarëve, por dhe si një pasuri shpirtërore. Por me problem për studiuesin e njohur është mungesa e një muzeu etnografik kombëtar. Sipas tij, fqinjët tonë xhubletën si objekt dhe pjesë të saj i kanë të ekspozuara me përzgjedhje dhe për fatin e mirë ata e shkruajnë në diçiturat që vënë, se kjo është kulturë shqiptare, ndërsa në Shqipëri nuk e kemi asnjë muze të mirëfilltë etnografik. Për studiuesin duhet të kemi më shumë vëmendje për të ruajtur kostumet tona popullore, por sipas tij nuk kanë munguar dhe deformimet. Jaho Brahaj ka botuar artikuj dhe studime në shtypin periodik e shkencor dhe ka kumtuar në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë atdheut. Libra monografik të botuar: “Il primo Albanese d’Italia”, Brindizi 1995; “Emblema Shqiptare-Gjurmime heraldike”, 1997; “Kurora Mbretërore Shqiptare” 1998; “Kronikë e Derës së Gjon Buzukut”, 2005. Shkrime për Gjeçovin, artikuj dhe studime, 2009. Është fitues i çmimit për librin shkencor-historik të dhënë nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kulturës, Tiranë në vitin 1997, për botimet historike të periudhës 1992-1997. Ka përgatitur dhe botuar nga trashëgimia e mbetur në dorëshkrim të Shtjefën Gjeçovit, vëllimet “Shtyllat e Kombit” publicistikë; “Mnera e Prezës” novelë; “Tomor e Pashtrik Përpiquni” vëllim poetik; “Shqyptari Ngadhnjyes” dramë.

-Për ju sis studiues çfarë përfaqëson xhubleta dhe rëndësia e saj, në trashëgiminë tonë?

Nga ana shpirtërore xhubleta është një objekt shumë i rëndësishëm, me ornamentet e tij zbukuruese. Me tablotë e artit grafik, me kulte që janë kulte që kanë bashkëshoqëruar popullin tonë mijëravjeçar, plus që ka objekte kulti por dhe me përmbajtje mitologjike. Nganjëherë madje shohim dhe na shfaqet qartësisht, që kemi ornamente grafike shumë të lashta që na vijnë nga 2 mijë -3 mijë vjet para erës së re, të cilat si shëmbëlltyra i gjejmë dhe në pikturat shkëmbore të Ballkanit dhe më gjerë. Për dijeni të atyre që i bënin, ato tregojnë mjeshtëri të rrallë, një nivel dhe një botëkuptim artistik të konsoliduar në skena dhe të habitshme, sepse kemi rezonime të mrekullueshme të zezë mbi të zezë ose edhe nga ngjyrat, që ato përdorin dhe i harmonizojnë me njëra- tjetrën. Xhubleta nuk mund të mendohet jashtë arealit të trashëgimisë dhe të kulturës së popullit tonë siç janë arkitektura me kullën, e drejta zakonore, besimet e ndryshme popullore pagane, që dallonin deri vonë në malësitë shqiptare. Pastaj është e lidhur me djepin, me besytnitë që ka për djepin, me kultin e femrës, me kultin e pjellorisë etj.

-Sipas jush si studiues, sa kujdes është treguar për etnografinë ndër vite, pasi për specialistë të ndryshëm duhet bërë më shumë për ruajtjen e këtyre vlerave?

Unë e kam theksuar dhe më parë, që fqinjët tonë xhubletën si objekt dhe pjesë të saj i kanë të ekspozuara me përzgjedhje dhe për fatinë mirë ata e shkruajnë në diçiturat që vënë, se kjo është kulturë shqiptare. Ndërsa ne në Shqipëri si shtet nuk e kemi asnjë muze të mirëfilltë etnografik, ku xhubleta të zërë vendin që meriton, përkundrazi edhe fondet e muzeve tanë përjashtuar fondin e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA) që nuk e njohim, por fondet tona muzeale nuk kanë vëmendjen dhe në inventarin e tyre variante të ndryshme të xhubletave, dhe po ngelemi që pasurinë më të madhe të xhubletës shqiptare si objekt e kanë koleksionistët. Por xhubleta në shfaqjet publike ka pësuar deformime nga më të ndryshmet.

Jaho Brahaj

-Kur ju thoni ka pësuar deformime xhubleta, për çfarë bëhet fjalë?

Unë dua të citoj etnografen e njohur profesore Afërdita Onuzi, që dhe më parë ka bërë thirrje që mos vini dorë mbi xhubletën. Jo vetëm ajo, por edhe të tjerë specialistë e kanë konstatuar që mbi xhubletën nuk vihet dorë. Është tjetër problem nëse modelistë, stilistë, duan të punojnë dhe të prodhojnë objekte me motive të xhubletës shqiptare. Atyre iu lejohet, iu pranohet dhe është shumë mirë që ata e bëjnë këtë, por aty ku duam të themi që kemi xhubletën etnike shqiptare ajo duhet të jetë ashtu siç ka qenë. Me të gjitha aksesorët, me ngjyrat, me koloritin, me mënyrat e veshjes dhe me të gjitha objektet, që ka ajo.

-Ju përmendët xhubletën, por çfarë ka ndodhur me kostumet popullore ndër vite?

Jemi i vetmi vend në Europë, që nuk kemi një muze etnografik kombëtar. Ajo që përmenda pak më lart si problem, dhe merreni me mend se sa interes kanë treguar institucionet tona për këtë. Ne jemi shtet me 100 vjet traditë, me muzeologë, me studiues, me muzeume të ngritura. Nëse etnografia është pjesa shpirtërore historike e popullit tonë, neve këtë nuk e kemi të afishuar. Rriten brezat e kalojnë dhe ata nuk e njohin etnografinë tonë. Krijohet boshllëku dhe më pas dhe teori të ndryshme dhe përçudnime nga më të ndryshmet për trashëgiminë tonë.

-Ju folët për etnografinë shqiptare dhe vlerat e saj, si studiues çfarë ka qenë më shqetësuese?

Shqetësuese është sepse shpeshherë janë të mbushura mediat ose organet e shtypit me konkluzione historike, të studimeve të etnografisë ose të folklorit, të cilat nuk i qëndrojnë të vërtetës ose janë realisht të dëmshme për publikun. Ne tani si shtet me institucionet, që janë ngritur dhe nga botimet e mëparshme kemi një literaturë mjaft të plotësuar shkencore për etnografinë, për historinë e artit, që duhet të jetë si gurthemeli për hapat e mëtejshëm, kushdo që do të merret qoftë në publicistikë, hulumtime, qoftë edhe në emërtime që kemi ne nga fusha të ndryshme të traditës dhe të trashëgimisë sonë.

-Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në tetor të vitit 1968. Çfarë ka përfaqësuar për ju ndër vite festivali i Gjirokastrës?

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës patjetër se ishte në ato kushte, ku përditshmëria edhe idealizimi i forcës udhëheqës së partisë ngrihej, dhe duhej të ishte i pranishëm në çdo mënyrë të festivalit, por ai është një vepër madhështore e popullit tonë, që e ka shfaqur në festivalet folklorike të bëra 1 herë në 5 vjet në Gjirokastër, në Berat apo dhe në festivalet folklorike, që janë bërë nëpër rrethe të ndryshme. Atje në mënyrë taksative nuk lejohej, që të kishte deformim as nga më të voglat të veshjeve tradicionale popullore. Mundet që ndonjëherë janë bërë disa lehtësira në skenën e festivalit për një veshje sidomos te vallet popullore, por ama në fund të festivalit ishte parada e veshjeve, që quhej parada e kostumeve popullore. Në paradën e kostumeve popullore merrte vërejtje çdo rreth, ku vërejtjet ato vite para 1990 drejtoheshin te organet e partisë dhe më pas te organet e pushtetit, nëse nuk kishe paraqitur realisht veshjet tradicionale popullore. Kështu që ato vite ka qenë kriter i domosdoshëm i paraqitjes me veshje tradicionale popullore. Por sot ka deformime, patjetër që nuk duhet të mohojmë dhe vlerat që sjellin individë të veçantë ose grupe të veçanta.

-Kur ju përmendi që kemi deformime në kostumet popullore, sipas jush sa mund të ndërhyjnë institucionet për ta ruajtur këtë pjesë të trashëgimisë sonë?

Kur jepen orientimet se çfarë është festivali folklorik, në fillim kur shpallet festivali të gjitha kriteret janë të qarta që jepen, që duhet të sillen qoftë në anën muzikore, instrumentet muzikore, koreografinë popullore, në këngë apo dhe në veshjet popullore që të jenë tipologjike folklorike. Më pas se çfarë del në skenë, me thënë të drejtën nuk duhet të mohojmë që ka vlera, por ka edhe me probleme.

-Me çfarë po merreni këtë kohë si studiues, ku është e fokusuar puna juaj?

Unë kam botuar para 3 muajsh edhe një vëllim me tregime. Ishte një përvojë e re, sepse unë nuk jam marrë me letërsi dhe ka shumë vite, që unë po punoj për të realizuar një monografi për ciklin e kreshnikëve. Titullin e kam “Lahuta e Eposit shqiptar”, por besoj se brenda këtij viti do të jetë e mbaruar.  Intervistoi: Julia Vrapi

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 