1 mars 1897 Konica botonte revistën “Albania”, shkollë e gazetarisë shqiptare

E hënë, 13 Maj, 2024

Revista Albania, të cilën Faik Konica e themeloi në nëntor të vitit 1896 dhe filloi ta botonte në 1 mars të vitit 1897, doli nën kujdesin e tij në shqip, frëngjisht e turqisht deri në shkurt 1909, në Bruksel e Londër. Ky koleksion me rubrikat e shumta publicistike, letrare, historike, etnologjike, sociologjike, gjuhësore, etj, të shkruara kryesisht prej penës brilante të editorit, përbën kryeveprën ose veprën monumentale të Faik Konicës. Asnjë studim shkencor me synime serioze nuk mund të bëhet për periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare në çdo fushë të saj pa shfrytëzuar koleksionin e kësaj reviste. E themi këtë sepse kjo revistë në saje të aftësive të drejtorit luajti rolin e tribunës më të rëndësishme politike, kulturore e letrare të botës shqiptare. Në faqet e saj u afruan dhe botuan në të dy dialektet kryesore të shqipes shumica e talenteve të reja të kohës nga të gjitha trojet shqiptare dhe të gjitha kolonitë shqiptare. Ajo u bë ura më e rëndësishme për lidhjen e kulturës dhe të politikës shqiptare me atë evropiane bashkëkohore.

Revista “Albania” me problemet që trajtoi me llojet publicistike që lëvroi, me stilin letrar e gjuhën e përpunuar u bë një shkollë e vërtetë e gazetarisë shqiptare, kurse Faik Konica, mësuesi kryesor i saj. Aty debutuan së pari dhe u stërvitën Visar Dodani, Mit’hat Frashëri, Shahin Kolonja, Fan Noli, Gjergj Fishta, Filip Shiroka, Mihal Grameno, Hil Mosi, etj, etj, shumë prej të cilëve nxorrën pastaj organet e tyre të shtypit, duke pasur për model pikërisht shkrimet e revistës Albania. Në faqet e kësaj reviste Konica, jo vetëm konsolidoi dhe e ngriti më tej nivelin e artikullit, lajmit, fejtonit, kryeartikullit, pamfletit, shënimit, që kishin lëvruar para tij, Jeronim de Rada, Anastas Kullurioti, Nikollë Naçua, etj, por lëvroi i pari disa lloje të tjera të publicistikës si portretin, peisazhin, skicën, komentin, etj…

Në drejtim të poetikës dhe të etikë së gazetarisë Faik Konicën e ndihmuan talenti i tij i lindur, shijet estetike, kultura e tij e gjerë e fituar në shkollat më të mira të kohës, leximet e shumta në disa gjuhë të huaja, si dhe përvoja jetësore familjare, personale dhe shoqërore. Falë këtyre të dhënave, ai arriti të bëhej shumë shpejt një mjeshtër i përdorimit të figurave letrare dhe i zbulimit të karaktereve dhe situatave komike. Talenti i fuqishëm, kultura poliedrike dhe e thellë, si dhe atdhedashuria e zjarrtë, bënë që nga pena e tij të delnin shkrime të fuqishme të qarta për nga idetë dhe të bukura për nga forma, të cilat lexoheshin e lexohen edhe sot me ëndje të veçantë.

Koleksioni 12-vjeçar i revistës “Albania”, me 126 numrat që u botuan gjatë viteve 1897-1909, nuk ka si të mos quhet një vepër e plotë dhe komplekse e Faik Konicës. Brenda këtij koleksioni ka me dhjetra vepra të plota, si poezi, skica, portrete, artikuj, etj, etj, të shkruara prej editorit të revistës. Për këtë arsye, thënia e Nolit: “Faiku nuk na la asnjë vepër të përfunduar…” duhet quajtur e nxituar, ose thjesht shaka e papeshuar mirë. E quajmë thënie të nxituar ose shaka e papeshuar mirë, sepse Noli na ka vënë vetë në dijeni se kur ishte në Egjipt në vitin 1906, kishte lexuar te shtëpia e Spiro Dines gjithë koleksionin e deriatëhershëm të revistës Albania. Ai gjithashtu i kishte lexuar gjatë vitit 1922 dhe tregimet e gjata humoristike Katër përralla nga Zululandi, nuk ka pse të mos i konsideronte vepra të plota. Prandaj mendojmë se më 1962, kur Noli e formuloi atë shaka, ka pasur parasysh faktin që Konica, si autor i talentuar, nuk la vepra të gjata letrare të plota, si romane, poema dhe drama origjinale, ose të përkthyera./radiandradi/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 