Teksas/ Olsa Cano: Si ndikon pandemia procesin e emigrimit

E enjte, 2 Maj, 2024

Këmbëngulja dhe të mos dorëzohesh për të arritur synimet në jetë! Për Olsa Canon këto janë karakteristika që shqiptarët i kanë të tyret dhe shkëlqejnë kudo që shkojnë.

Prej vitit 1997 Olsa jeton në Teksas të SHBA-së dhe falë këmbënguljes dhe mosdorëzimit të saj sot ka sipërmarrjen “Cano Immigration” në Hjuston që merret me pjesën më të ndjeshme të popullsisë, pikërisht emigrantët.

Në këtë rrëfim për jetën e saj dhe punën për “Diaspora Shqiptare” Olsa tregon se të merresh me emigracionin është punë me stres që nuk bëhet nëse nuk ke natyrën humane, sado talent e njohuri juridike të kesh. “Të kesh mundësi të ndihmosh njerëzit veç, siç kam unë, është vërtet jo vetëm një privilegj por dhe kënaqësi”, thotë Olsa.

INTERVISTA

Përshëndetje Olsa, keni shkuar në SHBA në vitin 1997 për studime. E kishit vendosur që do të qëndronit atje pas studimeve, apo u nxitët nga situata e trazirave të ’97?

Së pari ju falenderoj për këtë intervistë. Ju jam shumë mirënjohëse për interesin që po tregoni për punën time me emigrantët.
T’ju përgjigjem pyetjes suaj, në vitin 1997 unë isha studente në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në degën e Anglishtes, në vitin e dytë dhe kur erdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës erdha fillimisht me vizë studenti. Erdha në Janar të 97-ës dhe para se të ndodhnin trazirat e mëvonshme, që asnjë nuk i priste. Si shumica në atë kohë, unë nuk kisha dalë asnjëherë jashtë vendit tonë dhe fillimisht dëshira ishte të mbaroja studimet sa më me sukses e të rikthehesha në Shqipëri. Nuk më shkonte mendja në atë kohë që do të vazhdoja të jetoja në SHBA, apo që një ditë do të hapja zyrën time të avokatisë këtu.

Sa i vështirë ka qenë fillimi për ju në një vend të ri, dhe rrugëtimi juaj drejt suksesit që keni sot?

Në ‘97-ën ishte shumë e vështirë, sepse në atë kohë Shqipëria nuk ishte aq e avancuar sa sot. Pra, shumë gjëra që sot studentët shqiptarë kanë mundësi t’i kontrollojnë në mediat e ndryshme brezi im nuk mundte në atë kohë. Unë isha në një shtet të ri, në një shkollë të re, pra gjithçka ishte ndryshe. Universiteti i Teksas-it në El Paso, ku unë u pranova për degët e shkencave politike dhe linguistikë, ishte vërtet i bukur, dhe njerëzit ishin mikpritës por më mungonin shokët e mi në Shqipëri që i njihja prej vitesh, si dhe familja ime etj. Tamam shokim ishte fillimi nga ana kulturore sidomos. Megjithatë diçka që e kemi tonën ne shqiptarët dhe ku shkëlqejmë është këmbëngulja dhe mos dorëheqja. Unë, pra iu dedikova shkollës, dhe iu jam shumë mirënjohëse shkollave në Shqipëri, si dhe mësuesve e pedagogëve tanë sepse suksesi im nisi nga shkollat rigoroze në Shqipëri, dhe vazhdoi dhe më tej në shkollat në Amerikë. Universiteti në Teksas ishte vërtet kënaqësi. Madje në El Paso, mësova dhe Spanjisht (gjuhë që e flas çdo ditë me klientët e mi), si dhe pata mundësinë të pranohesha në Institutin Para-Ligjor ku u përgatita për të konkurruar për në Fakultetin e Drejtësisë në Houston, Teksas. Pasi u pranova në Universitetin e Houston-it, e më pas mbarova Juridikun punova fillimisht në Gjykatën Civile, dhe më pas për 10-të vjet punova si avokatja drejtuese për një nga Zyrat më të mëdha të Avokatisë në fushën e emigracionit. Doja të kisha një eksperiencë të gjatë para se të hapja zyrën time.

Sipërmarrja juaj “Cano Immigration” merret pikërisht me pjesën më të ndjeshme të popullatës, emigrantët. Cili është misioni i zyrës suaj?

Gjithmonë e kam pasur pasion punën me emigrantët që në Shkollën e Lartë dhe më pas në Fakultetin e Juridikut. Çdo emigrant kur vjen në SHBA ka historinë e tij të veçantë. Puna ime është të dëgjoj historinë e emigrantëve dhe t’i ndihmoj në maksimum. Unë i dedikohem ekskluzivisht degës së emigracionit dhe puna që bëj me ekipin tim reflekton parimin tonë kryesor se të drejtat e emigrantëve janë te drejta të njeriut. Është shumë punë me stres, dhe po të mos kesh natyrë humane nuk bëhet, sado talent apo njohuri të ketë avokati. Të kesh mundësi të ndihmosh njerëzit veç, siç kam unë, është vërtet jo vetëm një privilegj por dhe kënaqësi.

Sa vend zënë shqiptarët në punën tuaj? A keni pasur ndonjë rast të vështirë për ta zgjidhur?

Sapo hapa zyrën time, kam pasur dhe më shumë shqiptarë si klientët e mi, dhe tashmë më marrin në telefon shpesh nga të gjitha shtetet e Amerikës. Në Houston më vijnë në zyrë dhe pa takime, njerëz që nuk i njoh, vetëm që të më urojnë suksese. Kam njohur shumë shqiptarë ngaqë hapa zyrën time që ndoshta s’mund t’i kisha takuar dot më parë.

Shpesh kam pasur çështje të vështira dhe zyra ime njihet për këtë punë. Para shumë kohësh ndihmova dy vëllezër nga Kosova që qeveria amerikane ju mohoi qytetarinë, (dhe mund dhe t’i deportonte) për gabime të bëra nga avokati i tyre i mëparshëm në lidhje me azilin. Ata kishin ardhur në SHBA të vegjël pas genocideve të bëra në Kosovë, dhe ishin naivë e të pafajshëm. E mora çështjen, dhe i ndjeva thellë vështirësitë e tyre sepse unë e di mirë historinë e Kosovës. Tashmë ata janë nënshtetas amerikanë. Kam kontakte dhe sot me ta, kuptohet. Besoj se do vazhdoj të ndihmojë dhe më shume emigrantët shqiptarë në të ardhmen.

Duke qenë një eksperte e kësaj fushe si mendoni se do të ndryshojë emigracioni pas COVID-19?

Shumë gjëra do ndryshojnë. Unë gjithmonë i përqafoj klientët, sepse shumica kanë halle, dhe tashme ajo gjë zbehet. Fatkeqësisht Zoom-i është mjeti i përditshëm i komunikimit, dhe jo ai i drejt për së drejti.

Cilat do të jenë qasjet e SHBA ndaj emigracionit?

Gjate Covid-19 janë vënë shumë kushte të vështira për emigrantët. Po kjo ka ndodhur pothuajse në të gjithë Botën. Besoj kjo do ndryshoj gradualisht. Në Amerikë administrata e re e Biden-it është më pro emigrantëve dhe besoj ligjet që do shohim në një të ardhme të afërt do jenë më pozitive për emigrantet.

Ju jetoni në Hjuston, Teksas. A mund të flasim për një komunitet shqiptarësh atje dhe sa të angazhuar janë me njëri-tjetrin?

Komuniteti shqiptar në Teksas është i madh. Në Houston komuniteti ynë quhet Arbëria dhe bën shumë aktivitete. Festat e pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës i festojmë çdo vit. Këtë vit u bë vetëm një paradë sepse darkën nuk e bënim dot nga Covid-19. Është hapur dhe një shkollë shqiptare “Udha e Shkronjave” ku mësues shqiptar u mësojnë shqipen fëmijëve. Kur ndodhin fatkeqësira në Shqipëri si p.sh. siç ishte tërmeti i parvjetshëm gjithmonë mblidhemi dhe së bashku kemi dërguar fonde për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë. Shpesh së bashku sponsorizojmë shqiptarë nga Shqipëria apo Kosova që kanë nevojë për t’u kuruar në spitalet e Houston-it. Këta janë zakonisht me sëmundje të rënda. Mua komuniteti shqiptar më ka mbështetur jashtë masë që ditën e parë që hapa zyrën. Nëse dikush kërkon ndihmë Arbëria është gjithmonë e gatshme për të ndihmuar.

Cilat janë synimet tuaja për të ardhmen dhe sa përfshihet Shqipëria në planet tuaja? Kam parasysh këtu përvojën tuaj dhe ndihmën ndaj vendit.

Dua të vazhdoj t’i ndihmoj emigrantët, ky është pasioni i jetës sime. Emigrantët janë shumë të domosdoshëm dhe të rëndësishëm kudo sepse ata ndihmojnë shtetet dhe familjet e tyre. Veçanërisht dua t’i ndihmoj emigrantët që duan të vijnë në Amerikë në mënyrë që ata ta kenë ardhjen këtu sa më të lehtë dhe të jenë sa më të informuar. Planet e mia gjithmonë do përfshijnë Shqipërinë, jo vetëm nga ana ligjore por edhe nga ana filantropike, nëpërmjet shoqatës Arbëria apo organizatës së UNICEF-it ku tashmë jam dhe pjesëtarë e bordit në Houston. Kam shumë dëshire për të bashkëpunuar me avokatë në Shqipëri si dhe me avokatë shqiptarë nëpër botë, sepse për mua janë më të aftët.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  