Gjuha amë në Diasporë/Nëna dhe mësuesit, bashkëudhëtarë të fëmijës në emigracion

E premte, 26 Prill, 2024

Në ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare “Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi” ka organizuar një telekonferencë me temë “Gjuha amë jashtë kufijve. Nëna dhe mësuesit, bashkëudhëtarë të fëmijës në emigracion”. Telekonferenca e ndjekur nga rreth 40 pjesëmarrës është përshëndetur nga akademikë e mësues shqiptarë e grekë, përfaqësues nga sfera të ndryshme, si dhe aktivistë e nëna nga familja e madhe emigrante jashtë Shqipërisë.

Në fjalën hyrëse kryetarja e Lidhjes, Agapi Gjika, ka deklaruar se “pikërisht qëllimi i organizatës është përqëndrimi në rolin madhor e jetik të gruas në familje e shoqëri. Jo rastësisht, shumica e mësueseve të gjuhës shqipe janë gra, ne jemi boshti i shoqërisë njerëzore. Propozimi ynë i dërguar edhe zyrtarisht në përfaqësinë diplmatike është të forcohet roli i gruas si në familje ashtu dhe në shoqërinë tonë, përmes seminareve të shumta, bashkëpunimit e binjakëzimit mes shoqatave e organizatave të ndryshme. Si dhe të gjithë bashkatdhetarët të informohen zyrtarisht  nga përfaqësitë diplomatike përkatëse, për çdo kurs të gjuhës shqipe, në të gjitha vendet e zonat ku organizohen”.

Në vijim, Vula Papagianni, kryetare e universitetit rinor të Athinës dhe pedagoge e edukimit të fëmijëve në Athinë ka theksuar se “edukimi i fëmijës në gjuhën amë është një e drejtë e panegociueshme”, si dhe se “çdo njeri, për vetë ekzistencën e tij humane, gëzon të drejtën e pamohueshme në mësimin e gjuhës së parë, që nuk besoj se ka nevojë të theksoj se është gjuha amë. Madje, duhet kryer me respekt në të drejtën si qenie humane dhe si fëmijë, pavarësisht origjinës, duke i siguruar të gjitha të drejtat të plota. Eksperienca vërteton se nuk mjaftojnë ligjet dhe kërkimet shkencore në dokumenta për të siguruar drejtësi të plotë, por duhen paralelizuar me aplikimin e këtyre të drejtave në shoqërinë demokratike ku jeton, duke krijuar një marrëdhënie të emancipuar me traditën e origjinës. Por kujdes! Tradita duhet filtruar, mjaft elemente nuk kombinohen me shoqërinë moderne, si p.sh. dhuna fizike ndaj fëmijëve, trajtimi i vajzave në të kaluarën e të tjera. Pra, çështja nuk është në cilën gjuhë edukojmë fëmijën, por vlerat, virtytet e sakta të drejtësisë dhe demokracisë, larg dhunës, shkeljeve ligjore e të drejtave, në cilëndo gjuhë i mëson ato çdo fëmijë. Kështu krijojmë një platformë të përbashkët të fëmijëve të edukuar e emancipuar, jo vetëm bazuar në elemente folklorike, siç ngatërrohej shpesh, sidomos në të kaluarën, në komunitetet emigrante. Normale është që fëmijët e Diasporës të krijojnë një kulturë të kombinuar, sipas eksperiencave të jetuara, me një sy tjetër dhe shpesh tepër kritik ndaj vlerave tradicionale. Kjo nuk është detyrimisht negative. Një princip tjetër i rëndësishëm është e drejta e fëmijëve të zgjedhin vetë të mirën e tyre, ku do jetojnë e cilin vend do zgjedhin si të tyren. Ne duhet të sigurojmë fëmijët të kenë mendim kritik, të drejtën të flasin në gjuhën e tyre dhe të mësojnë që të mitur se në shoqërinë tonë nuk ka vetëm të drejta, por edhe detyrime, plotësimi i të cilave siguron qytetarë të ndërgjegjshëm”.

Pedagogu i Historisë së Linguistikës në ë universitetin “Aristotelis” në Selanik, Dhori Qirjazi, një vlerë e çmuar e historisë dhe gjuhësisë të dy kombeve fqinjë, ka qenë i pranishëm në telekonferencë, duke u shprehur se “Ky është një takim simbolik për gjuhën amtare, që të gjithë njerëzit kanë, por që unë do e konsideroj si koncept më të përgjithshëm. Domethënë, përveç rasteve konkrete, si një koncept i abstraktuar, duhet të kemi parasysh se kushdo ka një gjuhë amtare, të cilën ka të drejtë ta adhurojë, respektojë etj”.

Në vijim, pedagogu Qirjazi ka bërë një paraqitje të përgjithshme të studimeve albanologjike në Greqi, nga studiuesit arvanitas si Panajot Kupitori (1821-1881) që sivjet plotëson 200 vjet nga lindja, me fjalorin e tij të botuar në vijim nga albanologu i njohur grek, Titos Johallas, në botuesin e veprave, abetares dhe të gazetës “Zëri i Shqipërisë” në vitet 1879-1890, Anastas Kullurioti, e deri në shekullin e 20-të, me veprën e Konstandin Kristoforidhit, fjalorin e gjuhës shqipe me shkronja e shpjegime në greqisht, që vërteton dhe rolin e rëndësishëm të gjuhës greke në arsimimin e shqiptarëve, kryesisht të Jugut, në atë periudhë. Njëkohësisht, në të njëjtën periudhë dhe para shpalljes së Pavarësisë në Shqipëri, organizohet mësimdhënia e gjuhës shqipe për pak kohë në shkollën fetare të Korfuzit, ndërsa një ngjarje tepër e rëndësishme, por që për arsye politike të epokës nuk dha frytet e duhura, ishte ligji themelues i Selanikut, në vitin 1926, ku parashikohej të themelohej ose të funksiononin lektorate të përhershme të të gjitha gjuhëve ballkanike, përfshi turqishten, në vend. Zhvillimi i ngjarjeve politike dhe konfliktet luftarake nuk lejuan realizimin, por mbetet një fakt i rëndësishëm, ka theksuar Dhori Qirjazi duke vijuar se “Në vitin 1963 Instituti Balkanologjik dhe shkolla e gjuhëve ballkanike-rusisht filloi mësimi i gjuhës shqipe, për një numër të kufizuar të interesuarisht, kryesisht diplomatë, ushtarakë, linguistë. Në këtë shkollë të Selanikut vijon të përfshihet mësimi i gjuhës shqipe, ndërsa ekuivalente e saj në Athinë është nën drejtimin e komitetit grek për studimet e rajonit Eurojuglindor, ku ka qenë edhe profesor Titos Johallas.

Me prezencën e madhe të shqiptarëve, pas viteve 90’, lindi një tjetër problematik për Greqinë. Kështu, në vitin 1999 çelet dega e studimeve balkanologjike në degën e Follorinës së universitetit të Selanikut, në vijim me qendër në Kozani e me krizën ekonomike në Selanik. Tashmë, dega e gjuhës shqipe funksionon me sistem të caktuar, që varet në numrin e studentëve që shfaqin interes për këtë katedër, çdo vit.  Po kështu edhe në universitetin e  Janinës, ku pas vitit 1996 dhe nënshkrimit të paktit të miqësisë e bashkëpunimit mes dy vendeve, ishte parashikuar krijimi i një katedre albanologjike, e që fatkeqësisht ka mbetur në letra. Shpresoj që ngërçet ekzistente të zgjidhen nga diplomacia, pasi për mendimin tim, një katedër e gjuhës shqipe në Greqi nuk duhet të hapet sot e nesër, por duhet të ishte prej vitesh. E konsideroj absurde, sidomos në parimin e reciprocitetit dhe besoj se duhet hedhur një hap i tillë, në nivel të lartë e institucional” ka përfunduar pedagogu Dhori Qirjazi.

Një ndërhyrje mjaft interesante në telekonferencë ishte ajo e Matteo Mandala, shkrimtar, pedagog i Literaturës Shqiptare dhe Albanologjisë në universitetin e Palermos në Itali, i vlerësuar me titullin “Nder i Kombit Shqiptar”.

Profesor Mandala ka deklaruar në lidhje me çështjen e gjuhës e në një shqipe të kulluar se “Arbëreshët shtrihen në shtatë krahina, në jug të Italisë, ku dhe përpiqemi të mbajmë gjallë mësimin e Arbërishtes. Për shkak të konfuzionit që shkaktonte feja e njëjtë, deri në vitin 1936 zonën tonë e quanin Piana degli Greci, më pas u sqarua origjina jonë dhe ndryshoi në Piana degli Albanesi. Gjuha jonë amtare është ajo arbëreshe, që ne e trashëgojmë në mjedisin familjar. Nëna është boshti që garanton mësimin e gjuhës arbëreshe edhe në ditët e sotme. Tradita jonë fillon në shekullin e 16-të duke arritur sot të kemi akoma dhe një botim të mirëfilltë të gjithë traditës letrare arbëreshe, botuar në Siçili, në 3 vëllime me 800 faqe çdo vëllim.

Matteo Mandala është referuar gjatë dhe në historikun e gjuhës arbëreshe ndër shekuj, në Kalabri, në Shën Benedikt –ku Jeronim De Rada themeloi katedrën e parë të gjuhës shqipe në shkollë të mesme italiane- si dhe në vijim në themelimin e një katedre të plotë të gjuhës arbëreshe, që për nga karakteristikat dhe mënyrën si funksionon është unike në Ballkan. “Përveç disa fazave të vogla, shteti italian ka mbështetur plotësisht arbëreshët, kështu Italia është vendi i parë në Europë përsa i përket katedrave Albanologjike, me të parën të themeluar në Napoli, në vitin 1900 nga Jeronim De Rada” ka theksuar Mandala, ndërsa në lidhje me situatën aktuale ka shtuar se “Zhvillojmë kurse për studentë e pedagogë, për të patur qasje të vazhdueshme me metodologjinë moderne, mjete të reja didaktike, rinovojmë sistemit edukativ e mësimor për brezin e ri. Gjuha vdes kur folësit nuk e shohin më me interes ta flasin, kështu nëse mbetet gjallë vizioni, interesi, kultura, atëherë gjuha mbijeton. Sot rreziku vjen nga situata ekonomike edhe në rajonin tonë, mungesa e vendeve të punës në Italinë Jugore, që ka boshatisur fshatrat arbëreshe është armiku i parë që kemi sot. Pa njerëz në fshatra nuk ka më nëna, fëmijë, folës të gjuhës. Kaq thjesht bëhet dramatik problemi. Kështu mirë bëni që ndërlidhni çështjen me nënat e mësuesit” ka mbyllur përshëndetjen duke përgëzuar aktivistet për inisiativën interesante.

Nga ana e tij, Lefteris Papagiannakis, ish-nënkryetar i Bashkisë së Athinës për Emigracionin ka theksuar se “nevoja e njerëzve të çrrënjosur të jenë afër atdheut shprehet më mirë përmes pushtetit lokal, që është më afër jetesës së përditshme të qytetarëve. Shembulli i Athinës është mëse tipik, ne kemi dhënë ambjent shkollor për për mësimin e gjuhës amë tek komunitet emigrantësh e megjithë reagimet, nuk e anulluam vendimin. Çështja e integrimit është shumë e gjerë, por për mua është primare çfarë ofron Bashkia dhe pushteti lokal tek të ardhurit e huaj, dhe jo si ndjehen ata për vendin pritës, secili ka të drejtën e tij të ndjehet mirë apo keq, ne duhet të ofrojmë të gjitha kushtet të ndjehet i sigurtë dhe sa më komod në një ambjent miqësor. Nuk duhet të presim të na kërkojnë ndihmë shoqatat, por të kemi paketa politike e sociale të posaçme, gati. Komuniteti më i madh i emigrantëve në Greqi dhe FSHSHG si kupolë e tij ka “detyrim moral” të marrë inisiativa e të tregojë dinamikën, për të hapur rrugën dhe në komunitetet e tjera, më të vogla” ka përfunduar Lefteris Papagiannakis.

Drejtoresha e studimeve ballkanike, sllave dhe lindore në Institutin IMXA të Selanikut, Smaragdha Arvanitidhu, ka theksuar se në këtë institucion gjuha shqipe ofrohet si lëndë mësimore nga viti 1965 ndërsa nga viti 2019 është gjuhë e pranuar për provimet shtetërore të punësimit në sektorin publik grek ASEP. “Kemi vënë re një rritje të madhe të interesit për mësimin dhe certifikimin e gjuhës shqipe, por e rëndësishme për kandidatët është të njohin nivelin gjuhësor që disponojnë, para provimit. Për këtë, theksoj se duhet të kontaktojnë me ne të paktën 2 muaj para provimeve, që tani janë bllokuar për shkak të pandemisë”, ka theksuar  S. Arvanitidhu, duke shtuar se kosto e certifikatës të nivelit më të lartë C2 për gjuhën shqipe kushton 160 euro.

Një përshëndetje arvanitase ka dhënë edhe Athanasia Defingu, studiuese shkencore në tema emigracioni, sociale e barazi gjinore, e cila ka theksuar se “Shqiptarët, si një komunitet masiv në Greqi kanë shumë të drejta, e si rrjedhim, gjuha shqipe duhet të implementohet në mësimin e përditshëm të shkollave publike, jo të djelën, kur mbyllen shkollat”, ndërsa ka rrëfyer me pak fjalë zemre dhe historikun e familjes e komunitetit të saj arvanitas në Greqi.

Së fundi, kryetare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Anila Velaj, është ndalur në problematikën e thellë dhe vështirësitë e shumta të mësimit vullnetar të gjuhës shqipe ndër vite në Greqi. “Asgjë nuk bëhet pa inisiativën tonë, pa e kërkuar me këmbëngulje. Nga viti 2001 në plot 20 vjet ecuri të Lidhjes kemi përshkruar një monopat plot pengesa e vështirësi” ka theksuar Velaj.  “Kolegët, tanë, megjithë dëshirën e mirë, e dinë sa e vështirë është të hapësh e të mbash gjallë kursin e gjuhës shqipe në Greqi, si emigrant të mirëfilltë me të njëjtat probleme si dhe familjet e nxënësve. Sot vijojnë mësimin 18 kurse në të gjithë Greqinë, disa prej tyre vazhdojnë me shumë sakrifica edhe në mes të pandemisë mësimin on-line, shumica e kurseve drejtohet nga profesionistë të mirëfilltë të mësuesisë” ka thënë Anila Velaj duke shtuar për kolegët se “duhet të balancohemi me frymën e shoqërisë ku rriten fëmijët tanë, larg frymave nacionaliste, çfarë kërkon në radhë të parë mësuesit të jenë vizionarë, me horizont të gjerë”. Në lidhje me tematikën e telekonferencës është referuar sërish në rolin vendimtar të prindërve dhe uljen e ndjeshme të interesit për mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve në Greqi. “Fëmijët që nuk mësojnë gjuhën amtare ose nuk e pranojnë lehtë identitetin e tyre janë “personalitete të ndrydhura” ka përfunduar mësuese Anila Velaj.

Aktivitetin e kanë përshëndetur edhe Ermal Sulaj, kryetar i “Komunitetit Shqiptar në Greqi” (ish-FSHSHG), Mimoza Dako Bejkollari, mësuese inisiatore e gjuhës amtare në Greqi, Aurela Konduri dhe Joneda Dodaj oficere koordinatore për Diasporën, Kushe Abazi, aktiviste, Zamira Shkurti, mësuese e gjuhës shqipe në Itali, Valentina Jovani, aktiviste, Mirela Duka Xoxi, mësuese e gjuhës shqipe në Zvicër, Vilma Baruti, aktiviste në Athinë, Kristina Dojce, mësuese e gjuhës shqipe në Selanik, Elida Sopoti, aktiviste. Koordinuan dhe prezantuan mësueset Drita Vasili dhe Elona Shollo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.