Shqiptarët në Britani festojnë 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

E diel, 19 Maj, 2024

Forumi i Shoqatave Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe ambasada e Kosovës në Londër kanë organizuar një program kulturor e artistik për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë manifestim virtual, përveç përfaqësuesve të të dy shteteve tona në Britani –  Arrita Gjakova e Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës dhe Mamica Toska, e Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Shqipërisë – morrën pjesë edhe shumë bashkatdhetarë prindër, të rinj, nxënës të shkollave shqipe të mësimit plotësues, dhe, si gjithmonë, përfaqësuesë të shoqatave të ndryshme të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryetari i Forumit të Shoqatave shqiptare dhe Bashkësisë “Faik Konica” në BM, Talat Pllana, i uroi të gjithë pjesëmarrësit në emër të të gjitha shoqatave në forum.

“Ne jemi gjeneratë me fat se realizuam ëndrrat e një populli të tërë për liri, dhe kurorëzuam një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm për pavarësi.” – tha Pllana duke i kujtuar me këtë rast, tre dëshmorët e UÇK- së nga Londra që u flijuan në altarin e lirisë: Indrit Carën, Lutfi Musiqin dhe Liman Rekën.

Ai foli edhe për sfidat e tanishme të Diasporës, për rolin dhe kontributin e saj në përpjekjet për shtetndërtim dhe rimëkëmbje ekonomike dhe për pjesëmarrjen aktive në proceset shoqërore, politike e kulturore në vendet tona, në Kosovë e në Shqipëri.

Pjesëmarrësit i përshëndetën edhe përfaqësueset e ambasadave; Jon Harrison, udhëheqës i njësit “Delta” Komando në luftën e çlirimit të Kosovës, Rexhep Rifati, mësues dhe gazetar shumëvjeçar, tani në Zvicër, Ragip Kqiku, mësues shumëvjeçar në Finlandë, profesori i shquar shqiptar në Universitetin e Birmingham-it, Gëzim Alpion, si dhe afaristë, profesionistë e personalitete të ndryshme nga mbarë komuniteti shqiptar në Britani të Madhe e nga mbarë Evropa.

Programin artistik e hapi violinisti i shquar, Visar Kuqi, me një interpretim briliant të hymnit të Kosovës. Artisti i mirënjohur Sokol Cahani me poezi të zgjedhura të At Gjergj Fishtës mbushi me plotë emocione zemrat e pjesëmarresve. Më pas Vjollca Robelli Mripa, artiste e mirënjohur nga Kosova që jeton dhe vepron në Londër, interpretoi këngë të Nexhmije Pagarushes.

Në këtë program online artistik përformuan nxënës të shoqatave dhe shkollave të ndryshme. Ishin ata, me vallet a tyre, këngët, recitimet dhe performanca të shkëlqyera që i magjepsën të gjithë pjesëmarrësit në këtë ditë të madhërishme për të gjithë kombin. Programin e mbyll Zamira Rruspi me mirënjohjen për kryesin e Forumit të Shoqatave shqiptare e në veçanti për kryetarin Talat Pllanën dhe Esat Braçen i cili ka udhëhequr me programin për tëre kohën dhe ka bërë regjistrimet në tërësi në përgatitjen e Proramit për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Mirënjohje të thellë shprehi për të gjithë të pranishmit, e veçanërisht të rinjt dhe nxënësit tanë për entuziazmin dhe përkushtimin e tyre.

Përfaqësuesit ishin nga Bashkësia Shqiptare “Faik Konica” në Mbretërinë e Bashkuar, programi i nxënësve të Shkollës Shqipe “Kosova” me vjershë, këngë dhe valle dhe Shoqata “Nënë Tereza” nën kujdesjen e kryetarit dhe veprimtarit të shquar Esat Braçe, me vjershë këngë dhe valle.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  