Botohet përmbledhja dygjuhëshe poetike e Mario Caliva, “Poezi arbëreshe”

E hënë, 29 Prill, 2024

Më 25 shkurt, del në dritë përmbledhja poetike dygjuhëshe “Poezi arbëreshe” me autor dramaturgun dhe shkrimtarin arbëresh Mario Calivà.

Botimi është realizuar nga “Besa edizioni” dhe do të jetë në dispozicion në të gjitha libraritë italiane.

Libri ka një parathënie të Giovanni Greco, përkthyes i klasikëve grekë për Feltrinellin, shkrimtar, regjisor dhe mësues i aktrimit të vargjeve në Akademinë e Arteve Dramatike “Silvio d’Amico” në Romë; hyrja ka për autor arbëreshin Gaetano Gerbino dhe pasthënia nga poetesha shqiptare Valbona Jakova.

Sipas Grekos, poezitë e Calivà “përfaqësojnë një peizazh që mishërohet. Një sekuencë e vendeve dhe momenteve që marrin formë dhe substancë, domethënë, përmes modulimeve të ndryshme të natës dhe ditës, të dritës dhe errësirës së një peizazhi të padukshëm, të një peizazhi të brendshëm dhe privat që pasqyrohet ose deformohet nga pjesa e jashtme dhe e huaj dhe nga ana tjetër e njohur. Epifanitë e shumëfishta të luginave dhe maleve, të hënave dhe mbrëmjeve që fjala vë në skenë, shfaqen si mënyra më e menjëhershme për t’i dhënë një jetë ikastike (arti i përfaqësimit përmes imazheve) lëvizjeve të dhimbjes dhe befasisë, në kufijtë e paqartë të ëndrrës dhe dashurisë që shfaqen nën maskën e dukurive dhe ngjarjeve të dukshme”.

Gerbino në hyrjen e tij shkruan: “Duke lexuar këto vargje është sikur të ishit duke parë një dokumentar, ose duke lexuar një udhëzues mbi ato peisazhe dhe forcën e maleve, reve, erës dhe luleve për të pasqyruar ndjenjat e njeriut. Në të vërtetë, unë i njoh ato vende dhe e di për cilat perëndime dielli dhe për cilin qiell po flet autori. Kështu, nga njëra anë është sikur i kishte vjedhur nga unë për t’i bërë të tijat, nga ana tjetër ata zgjojnë dëshirën për të kaluar nëpër ato fusha për t’i mbushur ato me ndjesitë e mia. Janë ëndrra, dhimbje, përpjekje, dashuri të shpërndara andej-këtej, në të gjitha horizontet që sheh poeti, dëgjon dhe percepton. Një mendim i veçantë duhet t’i kushtohet gjuhës së autorit: arbëresh ”.

Poetja Jakova  përqendrohet te fjalët. “Poezia e Marios më befasoi për bukurinë e kombinimit imazh-sentiment-mesazh, sepse është një thesar shumë i rëndësishëm gjuhësor. Në fakt, fjala arbëreshe demonstron dhe përmban rrënjën e gjuhës shqipe të ruajtur me kalimin e kohës brenda guaskës së fildishtë të dashurisë ndaj tokës, respektit ndaj origjinës, ndaj gjakut tonë”.

Në kopertinë është farkëtari “Mas ‘Ndrica” ​​(Mastro Andrea) ndërsa punonte brenda punëtorisë së tij plot poezi. Fotoja është realizuar nga vetë Mario Calivà.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  