141 vite nga lindja e profesorit të Katedrës së Gjuhes Shqipe në Vjenë

E shtunë, 27 Prill, 2024

Kolë Rrota ishte një profesor dhe diplomat i shquar shqiptar. Ai lindi më 15 shkurt 1880, në Shkodër.

Kolë Rrota, vëllai i Justin e Simon Rrotës ishte profesor në Katedrën e Gjuhës Shqipe, në Vjenë. Inspektor për të gjithë studentat shqiptarë në Austri.

Prof. Nikolaus Rotta ose Kolë Rrota ishte djali i parë, i lindur në Shkodër në familjen me tradita qytetare e patriotike të Gjush Rrotës, me 22 Gusht 1880. Shtëpia atnore ku u lind Kola ndodhej asokohe në rrugicën e Gurakuqëve, përballë shpisë ku jetonte Luigj Gurakuqi.

Në foto me familjen e tij në Vjenë, 1920-ve, ku ai shërbeu si sekretar i konsullatës shqiptare në Vjenë.

Nga viti 1913 Kola punon si ndihmës i Gjergj Pekmezit, i cili ishte asokohe këshilltar në ministrinë e jashtme të Austrisë për çështjet shqiptare, si dhe këshilltar e kujdestar i shqiptarëve që studionin në Austri ose që vinin për nevoja të ndryshme shendetësore. Ai kishte kontakte të shumta me studiuesit gjermanishtfolës të gjuhës shqipe si M. Lambertz, A. Stotz, F. Manek. Ai ishte shumë aktiv në jetën politike, kulturore e sociale dhe bashkëpuntor i ngushtë i shoqënisë “Dija” që u krijua më 27 dhjetor të vitit 1904 në Vjenë nga Gjergj Pekmezi e Hilë Mosi. Kola shkruante në “Kalendarin e shoqërise” nën inicialet K.R. Ai ishte mbledhës i apasionuar i folklorit shqiptar duke mbledhë thënie të urta e fjalë të reja nga krahinat e ndryshme të Ballkanit ku banonin shqiptarë etnike. Në maj të vitit 1913 përfundon në Borgo Erizzo librin e tij “Albanische Sprüche und Redensarten” me 800 fjalë të urta dhe shprehje popullore shqipe të cilin e boton në Vjenë më 1914. Libri është frut i një pune shumë vjeçare dhe ka 56 faqe në dy gjuhë, në shqip e gjermanisht. Në fund të vitit 1917 Kolë Rrota dekorohet me Kryqin e Artë të Kurorës nga Perandori e Mbreti Karl për aktivitetin e tij si mësues e aktivist në Vjenë si dhe Koloninë Shqiptare në Zarë.

Gazeta “Vllaznija” e Vjenës e datës 2 dhjetor 1917 shkruan me këtë rast: “Madhërija e Ti Perandori e Mbreti Karl e nderoj bashkëpuntorin t´one Professor Kolë Rroten me Kryq t´arte të meritimit me Kunore. Jo vetëm tani në Vjenë si profesor i gjuhës shqipe n´institut të gjuhëve të lemit të Lindjes, por edhe ma përpara si mësues i Kolonisë Shqiptare n´Arbëreshë afër Zadre (Zara) ku u përpoq kurdoherë Rrota për të mirën e popullit të vet, që e ka shumë për zemër”, shkruhej në gazetë.

Në vitin 1922 hapet konsullata e parë shqiptare në Vjenë e Kola emërohet Sekretar i Konsullatës me Konsull Prof. Dr. Gjergj Pekmezin i cili qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 1924, kur u zëvendësue nga Konsulli i ri Dr. Nush Bushati. Aktiviteti i tij në Konsullatë vazhdon deri me 1926. Mbas këtij viti ai vendos të kthehet në atdhe për t´ju kushtohet jetës private e familjes. Mbas emërimit të Gjergj Pekmezit si Profesor për gjuhën shqipe në Institutin për gjuhët Indogjermane në Universitetin e Vjenës në 1928-të, Kolë Rota kthehet përsëri në Austri, por kësaj rradhe me detyrën e Konsullit të Shqipërisë në Vjenë, si edhe duke u angazhuar me kujdesjen ndaj shqiptarëve që studionin e kuroheshin në Austri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 