FOTO- Bora pushton Shqipërinë, “nuk shpëton” as bregdeti

E shtunë, 18 Maj, 2024

Reshjet e borës përfshinë të gjithë Shqipërinë pasditen e të shtunës duke prekur dhe zona që nuk janë zbardhur prej vitesh nga flokët e borës.

Pamje të mrekullueshme vijnë nga Durrësi, Shëngjini e Lezha, Elbasani, Pogradeci dhe Tirana.

Meteorologët kanë paralajmëruar që java që vjen duke nisur që nga e kjo e shtunë do të ketë temperatura të ulta dhe do të ketë reshje të dendura bore pothuajse në të gjithë territorin, përfshi dhe Ultësirën Perëndimore.

PROBLEMET NË QARKULLIM

Reshjet e borës kanë sjellë ndërkohë probleme në qarkullim. Policia Rrugore i tërheq vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që qarkullojnë në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve.

Shërbimet e përforcuara të Policisë Rrugore po monitorojnë trafikun edhe në qendrat e banuara, ku prezenca e ujit ka sjellë ngadalësim të trafikut dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

E gjithë situata po monitorohet në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë së Shtetit dhe me Emergjencat Civile, për të evituar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve dhe të mallrave.

PERDITESIMI I ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar në informacionin e përditësuar të mbrëmjen bën të ditur dhe akset rrugore ku kërkohet të përdoren zinxhirë teksa bën thirrje për kujdes.

Situata është vështirësuar në orët e darkës si rezultat i intensitetit të lartë të reshjeve shoqëruar edhe me erëra të forta.

Situata në akset kombëtare paraqitet si vijon:
RAJONI VERIOR
QARKU DIBER: Akset rrugore me zinxhirë:
-Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis 15-20 cm borë, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë.
RAJONI QENDROR
-Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, Laç-Milot, si dhe në segmentet e Dajtit.
– Në Ibë rrua ishte e bllokuar si pasojë e një aksidenti rrugor. Dhe sapo u hap me nje kalim lëvizjeje.
RAJONI JUGOR
Qarkullohet normalisht pa zinxhire, me goma dimërore si në Dardhë, në Voskopojë edhe në Qafën e Qarrit.
-Vijon të punohet në Qafë Thanë me 4 borëpastruese, si pasojë e borës me intensitet të lartë që bie.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, me qëllim që të mos bëhen pengesë për të mbajtur të hapura akset në shërbim të të gjithë përdoruesve të rrugës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 