Fluks në aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët kthehen për të votuar në Kosovë

E premte, 3 Maj, 2024

Shumë prej shqiptarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë zgjedhur të rikthehen në vendlindje për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

35 fluturime do të realizohen këtë të shtunë nga shtetet evropiane në aeroportin e Prishtinës. Afrimi i datës së zgjedhjeve ka bërë që mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra e vendet e tjera evropiane të vijnë në Kosovë.

Vetëm të premten, gjithsej kishte 16 fluturime që u realizuan nga shtetet evropiane drejt Prishtinës.

Ndërkohë, sipas autoriteteve nga aeroporti i Prishtinës, do të realizohen 35 fluturime nga shtetet e ndryshme evropiane, me theks të veçantë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Në Aeroportin e Prishtinës ka një fluks të madh të mërgimtarëve, shumica e të cilëve janë shprehur se kanë ardhur vetëm për të votuar në ditën e zgjedhjeve të Kosovës më 14 shkurt.

Fluturime të shumta do të ketë edhe në ditën e zgjedhjeve, që sipas zyrtarëve të informimit nga ASHNA-ja do të realizohen 30 fluturime nga shtetet evropiane drejt Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 