102 vite Eparkia e Ungrës, roli në ruajtjen e gjuhës e traditave shqiptare

E martë, 14 Maj, 2024

102-vjet më parë u themelua Eparkia e Ungrës (italisht, Lungro), e cila luajti një rol të jashtëzakonshëm për ruajtjen e gjuhës dhe të traditave shqiptare ndër arbëreshët e Italisë.
Kjo Eparki drejton kishat e ritit greko-bizantin, të shpërndara nëpër ngulime të ndryshme të arbëreshëve në Itali dhe specifikë e saj është se ceremonitë fetare përcillen në arbërisht, gjë që ka ndikuar në ruajtjen e gjuhës së zemrës, gjuhës amë.

Ishte 13 shkurti i vitit 1919, kur arbëreshët e Italisë, që banonin në Kalabri dhe në Bazilikatë, u organizuan nga Kisha Katolike në një eparki, sipas traditës së tyre kishtare. Lindi kështu, Eparkia e Ungrës (Lungro), ku mblidheshin bashkësi të shpërndara në dioqeza të ndryshme tradicionale, nën një koordinim të vetëm, me kompetenca në fushën e gjuhës dhe të liturgjisë.

Ungra ishte prej kohësh një etapë e rëndësishme e udhës ekumenike, që e bashkonte Romën me Kostandinopojën, prandaj, qe e natyrshme të formohej aty një koordinim i drejtpërdrejtë i bashkësive arbëreshe, që të merrej kryesisht me formimin e klerit. “Shqiptarët u mirëpritën fillimisht nga bashkësitë lokale – kujton prof. Passarelli – por më vonë, dolën vështirësi për ato ‘rite të çuditshme’ kremtimi. Pastaj, edhe gjuha e ndryshme krijonte keqkuptime e madje, kishte edhe një lloj konkurrence në blegtori, veprimtari ku impenjoheshin të dyja bashkësitë, ajo latine e ajo bizantine”.

Arbëreshët e kanë falenderuar gjithnjë Selinë e Shenjtë për impenjimin ndaj tyre e këtë e tregojnë edhe kremtimet e sotme për 100-vjetorin e Eparkisë së Ungrës. “Eparkia e Ungrës – përfundon Passarelli – kontribuon në ruajtjen e kësaj trashëgimie të rëndësishme gjuhësore, fetare dhe kulturore, por kjo bëhet gjithnjë e më e vështirë në shoqërinë e sotme. Le të mendojmë, për shembull, sa e vështirë është në Itali t’u përçohet të rinjve trashëgimia e dialekteve të gjyshërve të tyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 