Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha sot se shpreson që KQZ të implementojë gjithçka e nevojshme ligjërisht nga KQZ dhe vota e tyre të numërohet.
“Tjetër çështje është edhe ajo e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. PD dhe LSI nuk duan që shqiptarët jashtë vendit të votojnë. Nuk e kuptoj. Uroj të implementohet gjithçka e nevojshme ligjërisht nga KQZ dhe vota e tyre të numërohet”, tha Balla.
KQZ është shprehur se është në pritje të dakordësisë së palëve politike që më pas Rregullatori të miratojë draftin e votës së Diasporës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.