Familja e njohur e Moisive dhe Kavaja në fillim të shek. XX

E premte, 10 Maj, 2024

Shqipëria në fillimet e shekullit të XX-të, po kalonte momente të veçanta historike. Shpallja e Pavarësisë në nëntor 1912, ishte një fitore e madhe historike për ekzistencën e shtetit shqiptar, por ajo përfshinte një pjesë të territoreve jugore të Shqipërisë. Vendi ato kohë të fillimeve të luftës së Parë Botërore, qeverisej i ndarë me krahina të lokalizuara, ku në Vlorë qeveriste qeveria legjitime e Ismail Qemalit me kabinetin e saj ministror dhe ushtrinë e parë shqiptare, në Durrës qeveriste qeveria kuislinge e Esat Pashë Toptanit, një qeveri dhune e terrori, ndërsa në Shkodër qeveriste detashmenti ndërkombëtar nën komandën e kolonelit britanik, Phillips.

Në këtë kuadër, Kavaja ato kohë ishte një nga qytetet e dëgjuara në Shqipërinë e Mesme, jo vetëm për zhvillimin e dukshëm të ekonomisë nëpërmjet tregtisë e zejtarisë, por ishte dhe një nyje lidhëse midis qyteteve të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut. Ajo qysh herët ka qenë në qendër dhe të ngjarjeve të rëndësishme historike që lidheshin me përpjekjet për liri e pavarësi kombëtare. Në 23 nëntor 1912, Ismail Qemali kur u nis nga Durrësi për në Vlorë, ndalesën e parë e bëri në Kavajë, ku takoi me Nën/prefektin e qytetit e parinë e patriotëve e të familjeve të shquara kavajase.

Pas këtij takimi, është për t’u theksuar akti i patriotit kavajas, Qazim Merhori, i cili i vuri në dispozicion Ismail Beut kuajt e tij të karvanit deri në Vlorë. Po ashtu, njerëz të armatosur nën komandën e atdhetarit kavajas Bajram Xhani, iu bashkuan suitës së atdhetarëve të Vlorës në atë udhëtim historik. Në 27 nëntor 1912, një ditë para shpalljes së pavarësisë në Vlorë, patriotët e Kavajës ngritën në ndërtesën dy katëshe të nën/prefekturës, Flamurin Kombëtar Shqiptar. Po atë ditë, Kavaja i telegrafoi Vlorës: “Ju bëjmë me ditë se, me ndihmën e Perëndisë, ndashti e shpalli dhe Kavaja indipendencën”. (Zydi Shehi, “Kavaja, trajtesa historike”, botim i vitit 2017).

Në pranverën e vitit 1913, u hap e para shkollë shqipe në Kavajë. Në 25 tetor 1925, u krijua “Klubi sportiv Adriatiku”, që në 1930 u quajt “Sport Klub Kavaja” dhe vite më pas, “Klubi i futbollit Besa”, emër të cilin e mban edhe sot. Ndërsa në vitin 1931, u formua banda muzikore e qytetit, e cila nisi koncertet e para me këngët patriotike. Pra, si kudo dhe në Kavajë, nisën të lindnin rrezet e shpresës së një rilindjeje kombëtare, që zgjoi kudo ndjenja të zjarrta patriotike.

Nga fundi i shekullit të XVIII-të e fillimet e shekullit të XIX-të, erdhën në Kavajë dhe një komunitet i gjerë vllehësh (armën) nga Grabova, Voskopoja, Frashëri e tjera, pas djegies, grabitjes e shkatërrimit në ato anë të atij qytetërimi të lashtë mesjetar, të cilët mbushën një lagje të madhe në anën perëndimore të Kavajës, që mori emrin, lagja e “Çobenjëve”. Ata sollën në këtë qytet bashkë me arratinë dhe kapitalet e tyre, bagëtitë, tregtinë, kulturën, e gjithçka që mbartnin nga trojet e të parëve të tyre.

Shumë herët është vendosur në Kavajë dhe fisi i Moisive, i cili sipas të dhënave gojore, por dhe të regjistrit (Kodikut) të kishës së “Shën e Premtes” në afërsi të qytetit të Kavajës, thuhet se janë vendosur aty nga fundi i shekullit të XVIII-të. Sipas Prof. Dr. Kristo Frashërit në librin “Historia e Tiranës” faqe 229, ku flitet për ndërtimin e kishës së Shën Prokopit në Tiranë, midis të tjerave ai shkruan se: “Midis të krishterëve të Tiranës dhe atyre të Kavajës, ekzistonte një lidhje e ngushtë miqësore e shpirtërore”. Kjo argumentohet nga një regjistrim në kodikun e kishës së Kavajës, që i përket vitit 1796. Sipas Prof. Kristo Frashërit, aty përmendet se: “Për kishën e Shën Prokopit të Tiranës, Haxhi Moisiu (nga Moisitë e Kavajës) dhuroi 1600 aspra për ndërtimin e saj”. Pra, në këtë kohë fisi Moisiu jetonte në Kavajë dhe ishin me gjendje të mirë ekonomike. Sidoqoftë, ata janë vendosur në Kavajë disa breza më parë, duke u asimiluar me banorët vendas. Ky fis i madh i Moisive, ishin me lidhje shumë të afërta gjaku midis tyre.

Kështu me lidhje gjaku të afërt ka qenë dhe artisti me famë botërore, Aleksandër Moisiu. Ai ka qenë i biri i Moisi Moisiut, kurse Spiro Moisiu ka qenë i biri i Theodhor dhe Ana Moisiut. Sipas pemës gjenealogjike të familjes Moisiu, nxjerr nga Prof. Vangjel Moisiu, del që i pari i këtij trungu të Moisive, ka qenë Themistokli Moisiu me dy djemtë e tij, Kostandini dhe Grigor Moisiu. Kostandini kishte djalë, Moisi Moisiun, babai i Aleksandër Moisiut, kurse Grigori, kishte djalë Theodhor Moisiun, babai i Spiro Moisiut. Pra, nga kjo pemë e këtij trungu, del se Aleksandër Moisiu dhe Spiro Moisiu ishin kushërinj të dytë. Pra, gjak shumë i afërt midis tyre. Sipas dokumenteve historike, artisti Aleksandër Moisiu ka lindur në Trieste të Italisë në vitin 1879 ku kish emigruar familja, ndërsa Spiro Moisiu ka lindur në Kavajë në 5 maj të vitit 1900. (AQSH, sipas certifikatës së lindjes).

Babai i Aleksandër Moisiut, Moisi Moisiu, ishte shqiptar i lindur në Kavajë dhe emigruar në Itali, ndërsa e ëma ishte italiane nga Trieste. Aleksandri erdhi në Durrës dhe në Kavajë në vendlindjen e babait në moshën 6 vjeçare, aty nisi për herë të parë dhe shkollën, ku mësoi shkrim e këndim në gjuhën greke e shqipe. U largua nga Kavaja për në Trieste në moshën 10 vjeçare, duke marrë me vete dhe mbresat, mallin e dashurinë për vendin e të parëve të tij.

Gazeta “Vatra”, maj 1934, citon një shprehje mbresëlënëse të Aleksandër Moisiut për qytetin e tij të prejardhjes, Kavajën: “Rrugët e ngushta të Kavajës, akoma i kam parasysh…Më mori malli…kam qejf të madh të kthehem në Shqipëri”!

Aleksandër Moisiu në moshën 19 vjeçare shkoi në Vjenë, ku spikati me talentin e tij dhe kjo bëri që t’i përkushtohej aktrimit. Në fillim u shqua me role të vogla teatri, pastaj mori famë me role kryesore si, Hamleti, Edipi, Jedermani, roli i Fedjas në veprën “Kufoma e gjallë” e Leon Tolstoit e tjera. Ai vlerësohej shumë nga publiku, për shkak të zërit të tij të spikatur skenik, si dhe për interpretimet emocionale. Shumë shpejt u bë artist i njohur dhe vlerësohej si një nga aktorët e mëdhenj në hapësirën gjermanisht-folëse, e më pas në shkallë botërore.

Këtë artist të madh, janë përpjekur t’a përvetësojnë shumë shtete europiane. Përpjekje kanë bërë, Austria, Gjermania, ndërsa Italia i dha nënshtetësi në momentet e fundit të jetës në vitin 1935. Nënshtetësinë shqiptare, ia kish dhënë sipas kërkesës së tij dhe Mbretëria Shqiptare, që në vitin 1934. Por sipas dokumenteve të kahershme, rezulton që dhe Princ Vidi, ia kish dhënë dokumentin e nënshtetësisë shqiptare që në vitin 1914, sipas kërkesës së tij, shoqëruar nga një deklaratë domethënëse, ku midis të tjerave, Aleksandër Moisiu thotë:

-“Gjaku im i përket origjinës shqiptare dhe origjina është ajo që thotë fjalën e fundit. T’i shikosh shqiptarët në jetë, duken si njerëz shumë të qetë, por gjithë ajo qetësi shndërrohet në fuqi luani, e s’ka zot që i mbanë, nëse dikush i prek në sedër dhe në të drejtat e tyre”. (Libri për jetën e Aleksandër Moisiut, Tiranë, botim i vitit 2019).

Dega tjetër e Moisive, i ati i Spiros, Theodhor Moisiu, jetonte në Kavajë dhe ka qenë njeri përparimtar dhe patriot. Ishte me kulturë, zotëronte 3 gjuhë të huaja, italisht, greqisht dhe turqisht. Merrej kryesisht me tregti. Është vrarë pabesisht në vitet e rebelimit të lëvizjeve fshatare të Haxhi Qamilit në 1913 gjatë rrugës për në Durrës, duke lënë jetim tre djem e një vajzë: Milton, djali i madh, Spiron, djali i dytë 14 vjeç dhe Jani, djali më i vogël, si dhe vajzën, Evanthi Moisiu.

Në luftën Nac.Çl. për çlirimin e Atdheut, Kavaja ka qenë një nga vatrat e rëndësishme të kësaj lufte, që nxori në radhët e luftëtarëve rreth 800 partizanë, nga të cilët ranë në fushën e betejës 70 dëshmorë që derdhën gjakun për çlirimin e vendit. Njëkohësisht, Kavaja i dha luftës Nac.Çl. dhe Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane, Gjeneral-Major Spiro Moisiun, një nga bijtë e saj të shquar patriot e atdhetar. Pra, fisi i Moisive të Kavajës, u shqua me këta dy personalitete, njeri në fushën e artit e kulturës, aktorin me famë botërore, Aleksandër Moisiu dhe tjetri në fushën e strategjisë ushtarake, që u vu në krye të ushtrisë partizane Nac.Çl. në luftën e Dytë Botërore, ndaj një armiku të egër ndërkombëtar siç ishte nazi-fashizmi, dhe me ushtrinë tonë heroike i sollën vendit lirinë e pavarësinë e shumë pritur.

Pikërisht, në këtë ambient qytetarie e patriotizmi të Kavajës, lindi e kaloi fëmijërinë Spiro Moisiu. Shkollën fillore dhe atë unike ndërqytetëse e kreu në Kavajë. Shqipëria po kalonte situata të vështira në ato vite të fillimit të luftës së Parë Botërore. Në këto kushte, fuqitë e mëdha të Europës, ngarkuan qeveritë Austro-Hungareze dhe Italiane, të caktonin në Shqipëri një Princ të huaj, që ishte majori Princ Vidi me origjinë gjermane. Dhe ky Princ, në rolin e Mbretit, erdhi në Shqipëri në 7 mars deri në 3 shtator të vitit 1914. Princ Vidi, i emëruar nga fuqitë e mëdha si Mbret i Shqipërisë u vendos me qendër në Durrës. (Marenglen Kasmit, “Princ Vidi dhe Shqipëria në arkivat gjermane”, gazeta “Dita”, 7 mars 2019).

Gjatë kësaj periudhe të shkurtër në Shqipëri, Princ Vidi në pranverën e vitit 1914, kreu një vizitë në qytetin e Kavajës, ku midis premtimeve që dha, vendosi që 20 djem nga Kavaja e Durrësi, që kishin dalë me rezultate të mira në shkollë, të dërgoheshin për studime të mesme në Austri. Një nga këta nxënës ishte dhe Spiro Moisiu. Në vitet 1914-18, ai kreu studimet e mesme në Vels të Austrisë. Studimet i përfundoi me rezultate shumë të mira. Dëshira e tij ishte të vazhdonte karrierën si ushtarak. Ishte periudha kur sapo kish përfunduar Lufta e Parë Botërore, kur Shqipëria e varfër dhe e shkatërruar nga pushtimet e njëpasnjëshme, nuk kishte ende një shtet të konsoliduar, ku mbizotëronte kudo anarkia feudale. Në këto kushte, Spiro Moisiu u mobilizua në Xhandarmëri, sepse nuk kishte ende ushtri shqiptare.

Në janar 1920, ushtaraku i ri Spiro Moisiu, u rreshtua në ushtrinë e qeverisë të dal nga Kongresi Historik i Lushnjes me Kryeministër Sulejman Delvinën dhe mori pjesë me forcat e mbrojtjes së Kongresit. Ndërsa në qershorin e vitit 1924, u rreshtua me forcat demokratike të Revolucionit Demokratik të Qershorit nën udhëheqjen e Fan Nolit për rrëzimin e monarkisë Zogolliane. Mbas rikthimit të Ahmet Zogut sërish në pushtet, duke përfituar nga ligji i amnistisë, Spiro Moisiu u mobilizua në radhët e ushtrisë së monarkisë.

Kur Italia fashiste kreu agresionin pushtues ndaj Shqipërisë në 7 prill 1939, Major Spiro Moisiu shërbente në detyrën e komandantit të kufirit në prefekturën e Shkodrës. Forcat mbrojtëse të monarkisë të tradhëtuara nga kreu i vendit, Mbreti Ahmet Zogu, që u arratisë jashtë shtetit, duke lënë popullin dhe ushtrinë në mëshirë të fatit, nuk i rezistuan dot këtij invazioni luftarak të ushtrisë fashiste italiane. Dhe ato përpjekje që u bënë si në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe në Shëngjin e Shkodër ku drejtonte Spiro Moisiu,  dështuan. Edhe pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste, Major Spiro Moisiu mbeti sërish në radhët e ushtrisë, pasi ishte nga të paktët ushtarakë me gradë të lartë dhe Italia kishte nevojë për drejtimin e ushtrisë shqiptare.

Në këtë periudhë të gjatë dhe të vështirë, Major Spiro Moisiu ngjiti shkallët e karrierës me shumë pengesa e vështirësi, jo më pak dhe me rreziqe për jetën e tij. Në kapërcimin e këtyre pengesave e vështirësive, ndikuan më së miri aftësitë e tij ushtarake, pjekuria dhe patriotizmi i flaktë ndaj Atdheut, si dhe karakteri burrëror e i paepur si personalitet ushtarak. Ai, veçanërisht në luftën italo-greke, mori parasysh edhe jetën e tij për të mos u bërë vegël qorre e fashizmit, që kërkonte t’a bënte Shqipërinë mish për top në shërbim të saj, për t’a hedhur popullin shqiptarë në hasmëri me fqinjët e tij të Ballkanit. Ndaj atdhetari Spiro Moisiu, kreu aktin më sublim, duke tërhequr batalionin “Tomorri” që drejtonte nga fronti i luftës italo-greke, dhe mori parasysh çdo pasojë e dënim që ranë mbi të.

Në vitet 1927-28 kur shërbente në ushtri në qytetin e Shkodrës, Spiro Moisiu krijoi familjen e tij të re. Miqësia u lidh me familjen Druga, vlleh me origjinë nga Voskopoja dhe me banim në Kavajë. Bashkëshortja, Aspasia, ishte vajza e Kostandin Drugës. Pra, e gjithë familja i kishte rrënjët në Kavajë. Kostandin Druga ishte një burrë i zgjuar e me kulturë, që bënte pjesë në Këshillin e Kryepleqësisë pranë Bashkisë së qytetit, siç administrohej në ato kohë. Edhe familja Druga ishte familje patriotësh. Djali i madh, Vasil Druga, kishte studiuar në shkollën e Zosimeas të Janinës dhe në vitin 1924 u përfshi në lëvizjen patriotike të shoqërisë “Bashkimi”, drejtuar nga patrioti Avni Rustemi,  ku një degë e saj u ngritë dhe në qytetin e Kavajës, me sekretar Vasil Drugën, kunati i Spiro Moisiut.

Aspasi Druga ishte një grua e urtë, punëtore, shtëpiake nikoqire dhe shumë besnike, që e ndoqi bashkëshortin e saj Spiro Moisiun pas gjithë jetën, kudo ku ai punoi e luftoi. Familja e tij përballoi dhe dhunën e persekucionin nga nazi-fashizmi dhe bashkëpunëtorët e tyre. Bashkëshortja Aspasia, së bashku me fëmijët që ishin në moshë minorene, në periudhën e luftës Nac.Çl. përballoi vështirësitë dhe një pjesë të jetës në ilegalitet në krahina të ndryshme të vendit. Kishin 3 fëmijë, dy djem, Alfredin dhe Arqilean, si dhe vajzën Jolanda. Spiro Moisiu vërtetë ishte nga Kavaja, por jeta e tij kaloi mes dallgësh e vështirësish në çdo cep të vendit, ndaj mund të themi pa mëdyshje, se Spiro Moisiu i përket çdo krahine, i përket gjithë Shqipërisë.

Spiro Moisiu gjithë jetën ia kushtoi ushtrisë dhe çështjes kombëtare. Momentet historike që po kalonte vendi, e gjetën atë në frontin ballor që kërkonin fatet e Atdheut, ku ai megjithëse në moshë të re, shpalosi me guxim karakterin dhe ndjenjat e tij të larta patriotike. Ngjarjet e mëdha që kaloi vendi në çerekun e parë të shekullit të XX-të, ishin vendimtare për fatet e Kombit, ku Spiro Moisiut i takoi fati të ishte protagonist aktiv në të gjitha momentet e ngjarjet historike që kaloi vendi, veçanërisht vitet 1942-44, ku ai u vu në krye të kësaj beteje të madhe, që çoi në fitoren përfundimtare, çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Sigurisht, këtë rol e solli koha dhe momenti historik, ku ai në radhë të parë i shërbeu Kombit e vendit të vet, i shërbeu vullnetit të popullit të tij për çlirim kombëtar, e për një Shqipëri të lirë e demokratike. Dhe në këtë luftë, Spiro Moisiu shpalosi formimin intelektual, patriotik e atdhetar të tij, shpalosi përvojën e aftësitë e tij profesionale ushtarake, duke justifikuar përgjegjësinë e madhe që mori mbi vete. Këtë përgjegjësi për drejtimin e luftës, ia ngarkoi populli, partizanët, Këshilli i Përgjithshëm Antifashist Nac.Çl. Dhe, si gjatë luftës, por veçanërisht pas çlirimit të vendit, ai asnjëherë nuk shprehu kundërshti e pakënaqësi për qëndrimet, deri dhe intrigat që e ndoqën pas në karrierën e tij, qoftë dhe kur e nxorën në “pension” në moshën 48 vjeçare!

Pra, në karakterin e tij ishin brumosur virtyte të veçanta njerëzore si, besnikëria, durimi, ndershmëria dhe urtësia në shkallën më të lartë. Madje këto dy të fundit, ishin arma e tij më e fortë, që e mbrojtën dhe e shpëtuan nga intrigat dhe skenarët ogurzinj, që përfshinë shumë nga gjeneralët e ushtarakët e lartë dhe s’ishte çudi që ajo valë goditëse mund të kish përfshirë dhe Gjeneral Moisiun! Por atë nuk e ruajti askush, asnjë lloj “miku” e “shoku”, miku i vërtetë ishte vetvetja, e ruajti ndershmëria, besnikëria, pastërtia morale dhe urtësia e shkallës së lartë pa egoizëm që e karakterizonte.

Një fjalë e urtë e popullit thotë se, “Goja nuk duhet të dalë para mendjes”. Spiro Moisiu ishte nga ata burra, që mendohej shumë përpara se t’a nxirrte fjalën nga goja. Kjo bënte që njerëzit që e kanë njohur, t’a cilësonin njeri që fliste pak, por fjala i peshonte, i zinte vend. Kur ai nxirrte nga goja shpesh fjalën, “Babë”, kjo ishte sinonim i fjalës dashamirëse, përkëdhelëse, që përpiqej të bënte për vete njerëzit, jo me fraza të gjata moralizuese, jo me llafollogji, por me një gjuhë popullore të ngrohtë, që të bënte t’a doje e t’a respektoje si prind. Dhe kjo ka qenë një nga arritjet që kishte Gjeneral Spiro Moisiu, i cili kudo ku punoi e luftoi, i bënte njerëzit për vete, fjala dhe urdhëri i tij i mobilizonte ushtarët për të kryer me angazhim maksimal, pamëdyshje detyrat luftarake, si në marshimet e gjata e të vështira dhe në betejat e përgjakshme luftarake.

Për këtë familje të madhe atdhetare, siç ishte familja Moisiu, që nxori nga gjiri i saj dy liderë të shquar, Aleksandrin dhe Spiro Moisiun, është bërë pak për të nxjerrë në pah vlerat e saj. Pavarsisht se Aleksandër Moisiu, kontriboi jashtë vendit, por emri dhe qenia e tij shqiptar, pjesë e familjes atdhetare të Moisive, emri dhe vepra e tij, i ka bërë nder jo vetëm fisit Moisiu, Kavajës ku qëndrojnë rrënjët e tij, por dhe gjithë Shqipërisë si Atdheu i tij mëmë. Po ashtu dhe Spiro Moisiu, Gjenerali i luftërave për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe veçanërisht Komandanti i Shtabit të luftës heroike Antifashiste Nac.Çl., s’mjaftojnë ato pak shkrime në libra e gazeta, por meritojnë më shumë. Nuk ka një muze në qytetin e Kavajës për veprimtarinë patriotike të kësaj familjeje të madhe atdhetare, për jetën dhe aktivitetin e këtyre dy personaliteteve të dalë nga gjiri i kësaj familjeje, që i kanë dhënë aq shumë Shqipërisë me emrin, personalitetin dhe me kontributin për lirinë e pavarësinë e popullit shqiptarë.

Kështu janë liderët popullorë, kështu janë trimat e heronjtë e luftës, i lënë nderin vendit ku lindin, por i japin lavdinë gjithë popullit, gjithë Atdheut. Spiro Moisiu kudo ku punoi dhe luftoi, mori me vete dhe diçka nga Kavaja, sa që ia bashkëngjitën dhe në mbiemër, duke i thënë shpesh, “Spiro Kavaja”. / Nga Jovan Bizhyti- Gazeta Dita

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 