Vëllezërit Yzeiraj: Si e themeluam “Dhomën e Tregtisë Zvicër-Shqipëri”

E premte, 26 Prill, 2024

Bledi dhe Erenik Yzeiraj janë dy vëllezër shqiptarë ideatorë dhe themelues të “Dhomës së Tregtisë Zvicër-Shqipëri”. Një nismë e cila u finalizua pas një pune disa vjeçare në kontakt me biznese dhe sipërmarrës. Fillimisht Bledi dhe Erenik Yzeiraj krijuan rrjetin e sipërmarrësve Shqiptare dhe Zviceran të interesuar për të eksploruar mundësi biznesi, sepse objektivi tyre ishte të lançonin “Dhomën Zvicër-Shqipëri”, pasi të ishte siguruar mbështetja dhe rrjeti që do të bëheshin motor i këtij projekti që ka në fokus turizmin, bujqësinë dhe arsimin. Ai që emigroi i pari në Zvicër ishte Bledi Yzeiraj, më pas vëllai më i vogël Erenik Yzeiraj. Studimet në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, krijuan lehtësi për të dy në studimet e mëpasme në shtetin zvicerian. Në një intervistë të përbashkët për “Diaspora Shqiptare” vëllezërit Yzeiraj tregojnë rrugëtimin e tyre si ekspert ekonomie në Zvicër. Të pyetur për vështirësitë dhe avantazhet e të jetuarit në një shtet tjetër të dy vëllezërit shprehen se fakti i të jetuarit mes dy (ose më shumë) dimensioneve, të lehtëson përshtatjen dhe hapësirën e veprimit në çdo situatë.

Bledi dhe Erenik Yzeiraj prej sa kohësh jetoni në Zvicër dhe si i kujtoni fillimet tuaja në një shtet të huaj?

Bledi Yzeiraj: Kam ardhur në Gjenevë në Shtator të 2004 për të studiuar shkenca ekonomike. Komuniteti shqiptar në Gjenevë më ndihmoi shumë për integrimin në një shtet të huaj. Me gjuhën e kisha pak më të lehtë se të tjerët, sepse kisha mbaruar Liceun Francez (të paktën ashtu quhej atëherë) pjesë e gjimnazit “Asim Vokshi”.  Viti i parë nuk ishte i lehtë po pastaj ia morëm dorën dhe gjërat u përmirësuan në vazhdimësi.

Erenik Yzeiraj: Kam ardhur në Gjenevë në shtator 2010, për të studiuar në Universitetin e Gjenevës, Bachelor Business Administration (HEC). Fillimet ishin shumë interesante, si për çdo student të huaj besoj, një botë e re mundësish shfaqej para nesh. Tre faktorë kryesorë besoj lehtësuan integrimin tim ato vite: gjuha frënge (pasi edhe unë si Bledi kisha studiuar 5 vite në Liceun Francez në Tiranë), mbështetja dhe eksperienca e Bledit, si dhe edukimi dhe filozofia shumë e emancipuar e familjes sime.

Sa vite ju desh që ta ndjenit veten si në “shtëpinë” tuaj në Zvicër?

Erenik Yzeiraj: Ja bëj këtë pyetje vazhdimisht vetes. Nuk besoj se kam për të qenë ndonjëherë në “shtëpinë” time në Zvicër, ashtu si sa herë kthehem në Shqipëri, nuk ndihem më në “shtëpinë” time… Gjatë progresit në Zvicër, nuk kam harruar asnjëherë prej ku kam ardhur, gjithashtu në Shqipëri vë re që zhvillimi që kam patur këto kohë nuk përputhet më me zhvillimin e jetës atje. Besoj ky është një nga avantazhet më të mëdha, fakti i të jetuarit mes dy (ose më shumë) dimensioneve, të lehtëson përshtatjen dhe hapësirën e veprimit në çdo situatë.

Bledi Yzeiraj: Unë prej gati dy vjetësh kam dy shtetësinë dhe tashmë kam zyrtarisht dy shtëpi. Ashtu si dhe Eri mendoj se çdo shtëpi ka ato të mirat dhe të metat e veta dhe fakti që jetojmë midis dy shteteve na bën më të ndërgjegjshëm dhe më të pasur në gjykimin tonë, ndaj çka ndodh përreth nesh. Ky është një fat i madh dhe ne mundohemi t’ia bëjmë “yzmetin” shtëpive tona me sa të mundemi.

Ekspert ekonomie, ku i keni kryer studimet dhe si arritët më pas të ushtroni profesionin tuaj në këtë drejtim?

Bledi Yzeiraj: Unë kam studiuar për “Business Administration” (bachelor). Më pas vazhdova Masterin për “Public Management” me specializim në marrëdhënie ndërkombëtare. Pas masterit punova si asistent profesor për një periudhë kohe në departamentin e financave ku pata fatin të publikoj dhe dy artikuj shkencorë. Kjo qe një eksperiencë shumë e vyer, sepse më dha rastin ta kuptoj nga jashtë – my sy pak më kritik botën e punës dhe të kuptoj pak më në tërësi profesionet e ndryshme që ekzistojnë sot në grupet e mëdha që po bëhen gjithmonë dhe me kompleks. Më pas vazhdova në konsulencë për PëC dhe tani punoj për Richemont që është një nga grupet “leader” në fushën e produkteve të luksit (pronar i Cartier) në departamentin e Financave. Koha qe kalova ne universitet dhe koha tek PëC më dhanë mundësinë të bëja zgjedhjen e duhur që më përputhet plotësisht, po për këtë u desh kohë. Është e rëndësishme që pas studimeve të marrim pak kohë, të shohim realitete të ndryshme para se të zgjedhim profesionin e duhur.

Bledi Yzeiraj

Për çfarë keni studiuar dhe pse zgjodhët këtë drejtim?

Erenik Yzeiraj: Bachelor në “Business Administration”, ndërsa Master ne Management me orientim në “Corporate Finance”. M’u duk zgjedhja më e përshtatshme duke konsideruar që në fillim doja të merrja kohën e posaçme për të zgjedhur drejtimin që do të merrja. Aspekti gjithëpërfshirës i kësaj dege të lejon të kesh një kuptim të gjerë të funksionimit të biznesit sot.

Erenik Yzeiraj

Prezenca e njëri-tjetrit ju ka dhënë forcë për të ecur përpara me sukses, edhe pse në një shtet të huaj?

Erenik Yzeiraj: Absolutisht, e përsëris vazhdimisht, prezenca e Bledit këtu është një nga faktorët kryesorë të çfarë është arritur sot.

Bledi Yzeiraj: Absolutish, pa Erin shumë gjëra do ishin më të vështira. Dhoma e Tregtisë është një shembull shumë i mirë. Ne kemi kohë që donim ta bënim diçka të tillë, ardhja e Erit dhe energjia qe solli qe nje faktor percaktues suksesi.

Të dy së bashku keni krijuar “Dhomën e Tregtisë Zvicër-Shqipëri”, si lindi kjo ide?

Ambicia për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve është natyrisht në qendër të kësaj iniciative. Kjo ambicia ishte një ambicie e komunitetit shqiptar dhe diskutime në këtë drejtim kishte pasur prej kohesh. Faktori kryesor që kjo iniciativë pati sukses ishte angazhimi i Vincent Subilia, Drejtori i Përgjithshëm të Dhomës së Tregtisë së Gjenevës, një institucion historik që përfaqëson më shumë se 2,500 biznese; si dhe angazhimi i Ambasadorit Shqipërisë në Zvicër, zoti Ilir Gjoni. Kjo mbështetje e rëndësishme për krijimin e Dhomës ALSWISS, na dha kurajo të dyve për të sipërmarrë këtë iniciativë. Pasi e menduam gjatë, vendosëm që së pari të krijojmë rrjetin e sipërmarrësve Shqiptare dhe Zviceran të interesuar për të eksploruar mundësi biznesi. Pra objektivi ynë ishte te lançonim Dhomën Zvicër-Shqipëri, pasi të ishte siguruar mbështetja dhe rrjeti që do të bëheshin motor i këtij projekti.

Cilat janë objektivat e dhomës dhe sa u përkrah nga sipërmarrësit në Zvicër?

Si çdo dhome tregtie bi-nacionale, objektivi kryesor është nga njëra anë mundësimi, lehtësimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike midis sipërmarrësish të dy vendeve; nga ana tjetër përfaqësimi i interesave të këtyre sipërmarrësve ndaj instucioneve në Zvicër dhe në Shqipëri. Fokusi ynë kryesor është Turizmi, Bujqësia dhe Arsimi.

A do të jetë Dhoma e Tregtisë një institucion në përkrahje të bizneseve shqiptare në Zvicër?

Absolutisht. Çdo sipërmarrje, aktiviteti i së cilës është i bazuar në njërin vend dhe shpreh interesa për vendin tjetër; ose sipërmarrje që kanë aktivitete në të dyja vendet dhe kanë dëshirë të zhvillojnë ose fuqizojnë këto aktivitete më tej.

Si i keni ndarë rolet, çfarë bën Bledi dhe me çfarë merret Erenik në këtë projekt?

Erenik Yzeiraj: Bledi dhe unë jemi dy nga themeluesit dhe ideatorët e parë të kësaj iniciative. Sot Dhoma e Tregtisë drejtohet nga Fatjon Demneri, Drejtori Ekzekutiv. Ereniku vepron si President i Dhomës ndërsa Bledi është një nga këshilltarët tanë dhe luan rol operativ për me momentin.

Përpos angazhimit në këtë projekt, do jeni të angazhuar edhe në punë të tjera, apo do të jetë një dedikim me kohë të plotë?

Erenik Yzeiraj: Roli im kryesor në këtë projekt është më shumë strategjik, sesa operativ. Falë njohjeve, ekspertizës dhe kontakteve të krijuara këto 10 vitet e fundit, kontributi im do të jetë më shumë në përcaktimin e strategjisë, krijimin dhe zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit si dhe qasjen e sipërmarrësve dhe investitorëve.

Bledi Yzeiraj: Unë do të përpiqem me sa të mundem të ndihmoj. Kjo është një iniciative ku kontaktet vlejnë shumë. Eri dhe Fatjoni i kanë idetë e qarta dhe do të më kenë në dispozicion sa herë të nevojitet.

Janë të shumtë sipërmarrësit shqiptarë në Zvicër?

Sipas një studimi të publikuar nga partneri ynë, Dhoma e Tregtisë Shqipër-Zvicër e bazuar në Tiranë, SWISSA, ekzistojnë sot më shumë se 1,700 biznese me themelues/kapital shqiptar në Zvicër.

A keni projekte për 2021-in që lidhen me trevat shqiptare?

Absolutisht, duke i qëndruar besnik fokusit strategjik në tre fushat: Bujqësi, Turizëm dhe Arsim. Jemi në diskutim me një numër institucionesh dhe sipërmarrësish aktiv në këto sektorë për të përfunduar disa projekte në trevat shqiptare. Ju ftoj të na ndiqni në publikimet tona më tej./Diasporashqiptare.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 