Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë në faqen e saj zyrtare ka njoftuar qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim, deri më datën 31 dhjetor 2020, se dokumentet kanë mbërritur.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se në zbatim të legjislacionit të emergjencës COVID-19, ato do të mund të tërhiqen edhe përmes korrierëve postarë.
Lexo edhe: Si të aplikoj online për rinovim dokumentash biometrike dhe deklarim të adresës
Korrieri duhet të pajiset me: Autorizimin e firmosur për tërheqjen, shoqëruar nga kopja e dokumentit tuaj të identifikimit; Kuponin e aplikimit që keni marrë në Ambasadë dhe dokumentin “lettera di vettura”, vetëm nëse ju kërkohet nga korrieri.
Pasaportat dhe kartat ID nuk i dorëzohen korrierit, nëse mungon dokumentacioni i kërkuar për tërheqjen.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.