Historia/ 1945, kur përpjekja e parë si regjisor filmi e çoi Gjon Milin në Oscar

E hënë, 6 Maj, 2024

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit  dje shpalli listat e shkurtra në nëntë kategori për edicionin e 93-të çmimeve “Oscar”, ku Filmi “Furgoni” i Enerik Beqirit është nominuar në kategorinë “Live action short film”. Beqiri nuk është shqiptari i parë që provon “ethet” e nominimit në kompeticionin më të rëndësishëm të kinemasë në botë. Në vitin 1945 Gjon Mili i njohur në mbarë botën si fotografi “mjeshtër i dritës” do të gjendej në garë për të fituar statujën e artë me të parën dhe të fundit përpjekje të tij në botën e filmit “Jammin’ the Blues”.

Në librin “Norman Granz: Njeriu që përdori xhazin për drejtësi” (Norman Granz: The Man Who Used Jazz for Justice), autori Tad Hershorn jep disa detaje interesante mbi aventurën holliëoodiane të shqiptarit Mili, për realizimin dhe publikimin e filmit.

“Pasi ndërtoi një karrierë si fotograf në New York City, Mili u dërgua me avion në Los Angeles nga shtëpia filmike “Warner Bros” për të parë nëse ai do të ishte një regjisor i mirë i filmave po aq sa ishte një fotograf i jashtëzakonshëm. Mili i propozoi studios realizmin e një filmi mbi muzikën xhaz (jazz)”, shkruan Hershorn.

Fotograf Gjon Mili, basisti Red Callender dhe saksofonist Lester Young në setin e xhirimeve të filmit “Jammin’ the Blues”

“Jammin The Blues” u filmua për katër ditë gjatë shtatorit të vitit 1944, dhe doli në sallat e kinemave dhjetorin e po atij viti. Filmi u shoqërua me disa polemika për shkak të kastit ekskluzivisht afrikano-amerikan të filmit. Barney Kessel ishte i vetmi muzikant i bardhë  dhe interpretimi i tij kryesisht maskohej nga ndriçimi në hije.

Megjithatë filmi pati vlerësime pozitive dhe u nominua për një çmim të Akademisë në kategorinë “Best Short Subject” ku humbi përballë “Who’s Who in Animal Land” (Paramount). / DiasporaShqiptare.al