Historia/ Ja ç’shkruante Musine Kokalari në kujtimet e saj të lëna në dorëshkrim

E martë, 30 Prill, 2024

Në vitet 1920 Musine Kokalari ishte kthyer bashkë me familjen në qytetin e origjinës Gjirokastër, ndërsa në Tiranë u rrit mes shkollës dhe vëllimeve të lexuara në “Venus”, libraria e hapur nga i vëllai Vesim që me Mumtazin, vëllai tjetër do të nistë më vonë më ’43 edhe shtëpinë e vogël botuese “Mesagjeritë shqiptare”. Më 1938-ën shkoi në Romë dhe më ’41 diplomohet në Letërsi në Sapienza, me një tezë të shkëlqyer të poetit kombëtar shqiptar Naim Frashëri.

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adanë, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri.

Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret me tumor, sëmundje që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.

Ja ç’shkruante Musine Kokalari në kujtimet e saj të lëna në dorëshkrim për ardhjen e saj në jetë:

“…Babai tim si u martua dhe bëri dy djem, shkoi në Turqi dhe ndoqi Hukuk Mejtepin (Fakulteti i Drejtësisë). Shpesh vëllai tim, Vesimi, që ta ngacmonte babanë, i thosh: “Thuaj si të duash, por kur erdha unë në këtë botë, të dhashë mend e shkove në Stamboll dhe mësove mexhelanë”. Babait tim i vinte inat. Po ishte e vërtetë. Si mbaroi Hukuk Mejtepin, erdhi në Gjirokastër dhe pas 1910-s, si kishte lindur dhe vëllai i tretë, Hamiti, ai e mori familjen në Turqi. Atje filloi jeta e memurit. Xhezareis ishte. Shëtiti Stambollin, Mersinin, Sinopin, Rodosin. Më në fund në Adana.

Atje, linda unë, pasi më kishin vdekur dy motra binjake. Si linda, më ka treguar nëna time, mamia dogji një gjilpërë dhe ma vuri në të dy anët e kërthizës. Unë, foshnjë, ulërita me të madhe. Nëna time u tmerrua, po mamia i tha: “Hanëm, mos u mërzit. E kemi adet. Sa të jetë gjallë, nuk do ta zërë barku kurrë…”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.