Gjermani / Rrëfimi i Mërgim Mavrajt: Ja ku ëndërroj ta mbyll karrierën

E shtunë, 4 Maj, 2024

Një lajm i keq këtë fundjavë mund t’i prishë të gjithë sezonin futbollistit shqiptar. Mërgim Mavraj doli nga fusha në fund të pjesës së parë në ndeshjen që skuadra e tij Grojtherfurth fitoi 4-1 ndaj Vursburger Kikers.

E teksa kjo ecuri fantastike në Bundesligën 2 mund të ndërpritet nga një dëmtim që mund të kërkojë pushim të gjatë, ish-kapiteni i Kombëtares bën një rrëfim special për “Panorama Sport”. Mavraj në 360 gradë. Që nga largimet që u bënë pas Evropianit, shorti aktual dhe objektivat për Kombëtaren. Te pritshmëria për trajnerin Reja, analizën e skemës së mbrojtjes, keqardhjen për sulmuesit e Kombëtares, por edhe ëndrrën për mbylljen e karrierës: “Kam ëndërr ta mbyll në Kosovë. Jo tani, është ende herët”, deklaron ndër të tjera ish kapiteni, teksa ka këshilla edhe për Hysajn dhe kritikat që ai merr.

Mavraj, gjithçka po shkonte mirë deri në atë dëmtim të së dielës. Si është gjendja juaj dhe si po shkon ky sezon?

Gjendja fizike imja ishte e mirë. Kam luajtur thuajse të gjitha ndeshjet, me përjashtim të përballjes së fundit në Kupë. Nuk kam luajtur në fund të vitit të shkuar një ndeshje dhe dy të parat e këtij viti, për shkak të një bllokimi në shpinë.

Isha mirë. Mirëpo ndodhi një dëmtim, diçka e përsëritur. Nuk di të them, por të paktën do të pushoj 2 javë. Mund të zgjasë edhe shumë më shumë pushim.

E synoni mbylljen e karrierës në elitë, ku e nisët në 2007-ën?

Normalisht që është më mirë ta mbyllësh në Bundesligën 1 sesa në të dytën. Por ëndrra ime është që ta mbyll në kampionatin kosovar. Besoj që pavarësisht se ku do ta përfundojë sezonin Grojtherfyrt vitin e ardhshëm apo më saktë vitet e ardhshme, duke qenë se nuk kam ndërmend ta mbyll karrierën tani, dua ta përfundoj në Kosovë. E kam ëndërr.

Po stërviteni shumë për boks. Pse ky fiksim apo pasion?

Para disa vitesh jam mësuar me lëvizjet dhe teknikat e trupit në lidhje me boksin apo goditjet të cilat i mësova në mënyrë teknike. Prej një viti po bëj stërvitje të plota. Në këtë moshë kam nisur që të stërvitem dhe si të thuash të aktivizoj edhe disa pjesë të trupit që në këto 15-vitet e fundit kanë në fjetje sepse nuk e përdorim të gjithë muskulaturën. Gjendja fizike përmirësohet. Bëhesh më i fortë. Shërben shumë, sidomos në moshën time, për të qenë më në formë.

E keni menduar ndonjëherë të provoni ndeshje boksi?

Normalisht që do të tentoj të futem në ndeshje boksi. Nuk do të tentoj të bëhem profesionist dhe të jem për kampionat, por të kem ndeshje sepse më pëlqen shumë luftimi një me një. Më pëlqen sepse njeh mentalitetin tënd, njeh trupin tënd në një mënyrë ndryshe, jo si në skuadër kur mendon se ke edhe dhjetë shokë në fushë që do të ndihmojnë apo do t’i ndihmosh. Në një sport si boksi, je Zoti i vetvetes./Olsi Tujani, Panorama Sport/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 