“Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit”, shfaqje nga të gjitha trevat shqiptare

E mërkurë, 8 Maj, 2024

“Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Online” do të ketë këtë vit shfaqje nga institucionet teatrore, por dhe nga projekte të skenës së pavarur. Dy institucione teatrore në vend, Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të sjellin këtë vit festivalin në formatin online për shkak të situatës me pandeminë.

Kjo mënyrë alternative ka bërë të mundur zhvillimin edhe këtë viti të Festivalit.

“Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit” është një mënyrë për të thënë se “Teatri vazhdon”. Shfaqje nga të gjitha trevat shqiptare: Prishtina, Gjakova, Shkupi, Tirana, Shkodra, Korça do të transmetohen “online”.

Në një postim në “Facebook” Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i fton të gjithë të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje jo vetëm si një mbështetje për artin, por edhe duke votuar për “Çmimin e Publikut”.

“Urojmë që duartrokitjet virtuale të mbushin sallat tona, së shpejti”, shkruan Margariti.

Sipas një njoftimi të mëparshëm të Teatrit Kombëtar në Tiranë, të gjitha shfaqjet do të transmetohen drejtpërdrejt  në “Facebook”-un e Teatrit Kombëtar dhe në “Facebook”-un e teatrove pjesëmarrëse, duke filluar prej datës  23 shkurt 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 