Celibashi: KQZ e ka detyrim të ngrejë infrastrukturën për votimin e Diasporës

E diel, 5 Maj, 2024

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se Diaspora nuk përbehet vetëm nga 900 vetë që rezultojnë të regjistruar në database të shtetit por nga qindra e mijëra qytetarë që nuk janë regjistruar ende për të votuar.

“Në datebase rezultojnë më pak se 900 qytetare, për të cilët duhen krijuar mundësitë që të votojnë. Ky është një proces që do kohën dhe nuk ka të bëjë me vullnetin e palëve, ato duhet ta pranojnë zgjidhjen që do të ofrojë KQZ. Duhet konsensus mes palëve sesi do të realizohet teknikisht, nëse ky konsensus nuk zgjidhet në ditët në vijim, votimi i diasporës nuk mund te realizohet. Ndërkohë diaspora nuk përbëhet nga 900 vetë që janë në datebase të shtetit por nga qindra mijra qytetarë që nuk janë regjistruar për të votuar”, është shprehur z. Celibashi.

Duke folur në një intervistë për DW, ai tha se KQZ ka detyrën e përgatitjes së të gjithë infrastrukturës për votën e tyre dhe duhet të realizojë në një muaj sipas tij, atë që duhej bërë në një vit.

“Kodi Zgjedhor ka parashikuar që qytetarët shqiptarë me vendbanim të përhershën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, pra Diaspora, mund të votojnë. Gjithë infrastrukturën tjetër, qoftë nënligjore dhe teknike duhet ta përgatisë KQZ në një periudhë kohore shumë të shkurtër, diçka që kërkon një vit kohë duhet realizuar në një muaj. Kjo vështirë të bëhet. Ky proces do të duhej të paraprihej nga një proces tjetër që bën të ditur se cilët janë këta qytetarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 