Britani/Vaksinimi i emigrantëve ilegalë, avokati: Të dhënat do jenë të kufizuara

E enjte, 2 Maj, 2024

Britania e Madhe do t’u japë amnisti edhe emigrantëve ilegalë që do të paraqiten për të marrë vaksinën e Covid-19. Kjo do të thotë që identitetet e emigrantëve të parregullt nuk do t’i kalohen policëve ose oficerëve të imigracionit, të cilët janë përgjegjës për largimin e tyre. Avokati theksoi se të gjithë emigrantët duhet të vaksinohen në mënyrë që t’i shpëtojnë virusit vdekjeprurës.

Ai theksoi më tej se “qeveria britanike dhe departamenti i shëndetësisë kanë premtuar se këto të dhëna do të jenë të kufizuara dhe personi që regjistrohet për të marrë vaksinën duhet të shkojë tek mjeku i familjes”.

Sa i përket rrezikut të dëbimit të emigrantëve, pas marrjes së të dhënave nga autoritetet britanike, ai tha se kjo ka pak shanse për të ndodhur.

“Kjo është një lëvizje shumë e mirë për të ndihmuar me aq sa është e mundur. Virusi nuk njeh letra, nuk njeh pasaporta, ndaj të gjithë duhet të vaksinohen”.

Sipas autoriteteve britanike me këtë vendim emigrantët ilegalë nuk do të rrezikojnë dëbimin nga Britania e Madhe, por sërish ekziston frika dhe shumë prej tyre janë skeptikë.

“Shqetësimi i emigrantëve të paligjshëm ekziston tek disa persona dhe është i drejtë po gjithësecili duhet të mendoj të mbrohet nga virusi, ndaj duhet të vaksinohen. 140 shoqata dhe organizata që veprojnë për të drejtat e emigrantëve kanë ngritur shqetësimin nëse do përdoren këto të dhëna nga policia britanike për të arrestuar më vonë këta shtetas dhe për tí dëbuar. Qeveria ka premtuar se këto të dhëna do jenë të kufizuara dhe të limituara, të gjithë duhet të drejtohen tek mjeku i familjes. Në një numër prej 1.3 milionë emigrantë të paligjshëm në Angli do të ishte një operacion shumë i madh për Britaninë për tí dëbuar. Gjithashtu qeveria do tí qëndrojë fjalës, sepse edhe emigrantët e paligjshëm janë qënie njerëzore dhe duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në procesin e vaksinimit”

“Nëse autoritetet britanike të ministrisë të Brendshme do të tentojnë të përdorin të dhëna të tilla, avokatët që merren me të drejtat e njeriut do të kenë një punë shumë të madhe, duke iu drejtuar gjykata britanike për të marrë veprime parandaluese”, përfundoi avokati për “Euronews Albania”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 