Zvicër / Aktori shqiptar që synon “Hollywood-in”

E shtunë, 27 Prill, 2024

Është vetëm 32-vjeç, por ambiciet e tij si aktor janë të mëdha. Prindërit e Artan Morinës emigruan në Zvicër së bashku me familjen kur ai ishte në moshën pesë vjeçare.

I frymëzuar nga e ëma e tij aktore në teatër, edhe Artani vendosi të shkojë në gjurmët e saj, po në skenën e filmit. Fillimisht ai e kreu shkollën e mesme komerciale dhe u integrua shumë mirë në shoqërinë zvicerane.

Atë që po e ëndërronte me vite të tëra, iu realizua në serialin “Tatort”, një seri e filmave kriminalë që filloi transmetimin në televizionin gjerman në vitin 1970. Rastësisht u takua me Corinna Glaus, drejtore, pronare dhe themeluese e studimeve etnologjike, e cila e mori në serinë “Tatort”, për të vazhduar me Tatortin e dytë (Sniper).

Studimet për aktrim Artan Morina i nisi në vitin 2012 dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur disa eksperienca në filma me metrazh të shkurtër dhe teatër.

Për herë të parë u aktivizua në kinema “Goliath”, me regjisor Dominik Locher.

Megjithatë, kulmin e karrierës së tij e arriti te filmi Al-Shafaq në rolin e Mustafasë. Al-Shafaq – (Kur të hapet qielli) është një film i regjisorit turko-zviceran Esen Işık nga viti 2019. Pas debutimit të tij me shumë çmime me Köpek – Përralla nga Stambolli (2015), Al-Shafaq është filmi i dytë i Esen Işık. Al-Shafaq u shfaq premierë në “Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Hof” në tetor të vitit 2019. Titulli “Al-Shafaq” është arabisht dhe do të thotë Muzg.

Filmi u nderua me çmimin më të mirë në “Festivalin e Zyrihut”. Artan Morina gjithashtu pati sukses edhe te filmi “4 Blocs”.

Aktualisht, Artani është i angazhuar si agjent marketingu, por puna asnjëherë nuk e pengon në realizimin e roleve në filma të ndryshëm. Ëndrra e tij është që një ditë të luaj role edhe në Hollywood, pasi tashmë ka krijuar një bagazh të pasur me role të ndryshëm, ndërsa aktori i preferuar i tij mbetet Tom Hardy.

Artan Morina gjithashtu dëshiron që një ditë të jetë pjesë e një produksioni shqiptar, shkruan Shtegu.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 