Një film për Shokun Zylo të Dritëro Agollit

E hënë, 6 Maj, 2024

Shoku Zylo një nga personazhet më të njohur të shkrimtarit Dritëro Agolli së shpejti do të flasë dhe me gjuhën e filmit. “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, një projekt i regjisorit Fatmir Koci financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë është bashkëprodhim me shtëpinë filmike “Circle Production”, me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe shtëpinë filmike “KINO OKO”, Maqedonia e Veriut ka nisur xhirimet dhe shumë shpejt mund të jetë në sallat e kinemave.

Nuk është hera e parë që regjisori Fatmir Koçi zgjedh letërsinë dhe autorë të njohur për tu bazuar në skenarët e filmave të tij. Vetëm disa vite më parë ai realizoi filmin “Koha e Kometës”, bazuar në romanin “Viti i mbrapshtë” i Ismail Kadaresë. Por në rastin e Zylos duket se nuk do të jetë e lehtë, duke qënë se libri na çon pas në kohë, duke sjellë Shqipërinë e së shkuarës. Komizmi i figurës së Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit të tij: ai i jep vetes të tjera vlera nga ato që i takojnë, duke menduar se hierarkësia shtetërore është edhe hierarki meritash.

Shoku Zylo është një nga qindra e qindra nënpunësit e mesëm të një aparati shtetëror me shumë instrumente. Ai nuk është pa merita pune, diçka ka bërë për të mirën e saj, por këto merita në peshoren e shoqërisë kanë rëndesë shumë më të vogël se në mendjen e Zylos. Në të vërtetë Zylo Kamberi është një figurë tragjikomike. Veprimet e tij të bëjnë të qeshësh, po aq sa edhe të ndiesh keqardhje. Zyloja nuk është një burokrat poterexhi, bujëmadh, i zhurmshëm. Arroganca e tij është e heshtur. Prepotenca e tij është me zë të ulët. Veprimet e tij përherë priren nga qëllime të mbara, por çojnë në gabime trashanike”, shkruan kritika për këtë personazh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 