Testi PCR negativ, kusht për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Rumanisë

E enjte, 2 Maj, 2024

Ambasada Shqiptare në Rumani njofton të gjithë shtetasit shqiptarë që do të udhëtojnë drejt shtetit rumun, se duke nisur nga dita e sotme duhet të jenë të pajisur me testin PCR negativ.

“Prej ditës së sotme, 5 shkurt në orën 18:00 Shqipëria do të shtohet në listën e vendeve me rrezik të lartë epidemiologjik – ky është vendimi më i fundit i autoriteteve rumune në përditësimin e listës së vendeve, sipas koeficientit të riskut”, njofton Ambasada.

Sipas këtij vendimi, personat që vijnë nga vendet e klasifikuara me risk të lartë epidemiologjik kanë detyrimin e paraqitjes së një testi PCR negativ në hyrje, të bërë jo më shumë se 72 orë përpara, si dhe t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore në momentin e hyrjes në Rumani. Personat e karantinuar, mund të përfundojnë karantinën në ditën e 10-të në rast se në ditën e 8-të të bëjnë një test të dytë PCR dhe ai del negativ.

Gjithashtu vazhdon të mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së shtetasve shqiptarë që nuk kanë leje qëndrimi apo vizë afatgjatë të lëshuara nga autoritetet rumune ose të një vendi tjetër të Bashkimit Evropian. Njoftimi i mësipërm është për personat që plotësojnë kushtet për hyrjen në Rumani.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 