Biznesmeni Lazim Destani mundëson botimin e librit “Demografia e Kosovës”

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani ka mbështetur financimin e librit “Demografia e Kosovës” me autor Hivzi Islami.

Promovimi i librit është bërë nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, dhe është cilësuar si punë kolosale e autorit në zbardhjen, evidentimin, analizën, interpretimin dhe prezantimin e rezultateve në lidhje me gjendjen, trendët e faktorët që nxisin ndryshimet demografike të popullsisë.

Anëtarja e ASHAK-ut, Justina Shiroka-Pula, tha se autori Hivzi Islami në librin “Demografia e Kosovës – Evolucioni i popullsisë, migrimet, gjeopolitikat ekspacioniste serbe dhe spastrimet etnike të shqiptarëve”, me qasje shkencore, moderne dhe profesionale të bazuara në burimet relevante të kohës dhe fushës, ka sjellë risi në fushën e demografisë, ndërsa falënderoi filantropin Lazim Destani për financimin e këtij botimi.

Pranvera Kasami, në emër të filantropit Lazim Destani, i solli vlerësimet më të larta të filantropit në lidhje me këtë vepër.

“Më lejoni që shkurtimisht t’ju drejtohem dhe t’jua sjell të falat e përzemërta nga z. Lazim Destani, i cili përkundër dëshirës nuk e kishte mundësinë të jetë sot këtu për ta nderuar këtë vepër të çmueshme. Një vepër e tillë nuk kishte si të mos çmohet lart edhe nga filantropët, në këtë rast z. Lazim Destani dhe ne si mbështetës pritëm me padurim që të dalë në dritë kjo vepër, që do t’i shërbejë jo vetëm gjeneratës së tanishme, por do t’u shërbejë edhe studiuesve, hulumtuesve nga vendi dhe jashtë”, tha Kasami.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 