Kroaci/ Futbollisti shqiptar rekord shpejtësie, i dyti pas Cristiano Ronaldo

E shtunë, 4 Maj, 2024

Futbollisti shqiptar Albi Doka në gusht të vitit që kaloi lidhi një kontratë 4 vjeçarë me ekipin kroat, Nova Gorica.

Në vetëm pak muaj Albi Doka ka treguar se është rritur shumë nga ana profesionale, çka ka bërë që vlera e tij në merkaton sportive të arrijë në mbi 1 milion euro.

Së fundmi mbrojtësi i Kombëtares ka regjistruar edhe një rekord personal shumë të rëndësishëm, referuar shpejtësisë më të madhe të arritur nga një futbollist. Doka e ka ndalur treguesin në shpejtësinë 37.2 kilometra në orë, për një moment gjatë ndeshjes së fundit që Gorica fitoi 0-2 në transfertë ndaj Rijekës.

“Stërvitem shumë, ka një regjim shumë të rregullt dhe gjithë kohën jemi të monitoruar nga stafi. Kjo mendoj se ka ndikuar në rritjen time profesionale”, është shprehur Doka për “Panorama Sport”.

Sa u përket shpejtësive të futbollistëve, vetëm Kristiano Ronaldo rezulton të jetë më i shpejtë sesa futbollisti shqiptar Doka. Portugezi ka regjistruar shpejtësinë 38.06 kilometra në orë në Botërorin “Rusi 2018”. Deri më tani, kjo konsiderohet shpejtësia rekord e arritur nga një futbollist. Doka lë pas edhe emra si Alfonso Dejvis i Bajernit, internistin Ashraf Hakimi apo edhe lojtarë si Kilian Mbape apo Erling Haland.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 