Itali/Redi Vyshka, shqiptari i suksesshëm në startup dhe projekti për Shqipërinë

E mërkurë, 21 Prill, 2021

Ëndrra përtej Adriatikut ishte Italia në vitin 1998 për Redi Vyshka, ku e priste babai i tij e bashkë me nënën dhe vëllain shkoi drejt shtetit fqinj. Për të, në moshën 7-vjeçare ishte dita më e bukur ku më në fund mund të bënin të gjithë bashkë si familje një jetë normale.

Redi nuk e kishte menduar se e ardhmja e ti do i përkiste botës së biznesit dhe menaxhimit, por dëshira për pavarësi financiare nga familja bëri që ai që në moshën 15-vjeçare të kryente punë të ndryshme dhe që i ka parë si eksperienca të shtuara për suksesin e sotëm të tij. Përfundoi universitetin për Ekonomi dhe Menaxhim me nota të shkëlqyera duke besuar se çdo gjë që e dëshiron mund ta realizosh. Redi sot, bashkë me dy miqtë e tij është një start up i suksesshëm me “krijesën” e tyre Switcho, një start up që synon të optimizojë shpenzimet fikse të familjeve italiane, të tilla si energjia elektrike dhe gazi, interneti, kontratat e sigurimeve dhe produkteve të tjera financiare. Tashmë kompania është shtrirë dhe në Shqipëri dhe Redi 30-vjeçar rrëfen për “Diaspora Shqiptare” synimet e tij në të ardhmen.

Sot jeni një prej themeluesve të suksesshëm të startup Switcho, por fillimisht na tregoni pak për mbërritjen tuaj në Itali. Sa e vështirë ka qenë për ju, duke pasur parasysh se keni ikur vetëm 7 vjeç.

Kam ardhur në Itali kur isha 7 vjeç. Bashkë me nënën dhe vëllain tim, u nisëm më 24 mars 1998, pak pas përfundimit të trazirave të 1997-tës. Na priti babai i cili kishte emigruar në Itali katër vite para nesh. Edhe sot e kujtoj atë ditë, ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës sime, më në fund u bashkova me babain tim dhe familja jonë mund të niste një jetë normale.
Fëmijëria ka ëndrrat e saj, dhe në moshën tuaj nuk ka qenë e lehtë të ndryshosh mjedis, gjuhë e kulturë.

Cilat janë studimet tuaja dhe a plotësuan ëndrrën e Redit?
Shkollën e mesme e kam bërë në një Institut Teknik, ku u specializova si mekanik. Si suhmë djem të tjerë të huaj që jetojnë në Itali, zgjodha këtë rrugë studimesh pasi ishte një mënyrë efikasse për të pasur një vend pune pas diplomimit, në një nga fabrikat e shumta të zonës. Por shumë shpejt zbulova se ambicia ime ishte të bëja diçka tjetër në jetë.

Isha i tërhequr nga biznesi, dhe doja të bëhesha i pasur dhe vendosa të shkoja në universitet dhe të studioja Ekonomi dhe Menaxhim. Përfundova studimet bachelor në Ca ‘Foscari, Universiteti i Venecias, dhe më pas u transferova në Milano për një master në Bocconi. Milano është një qytet fantastik, Bocconi një qendër ekspertize dhe rrjetesh të pakonkurueshme në Itali. Kanë qenë dy vite në rritje intensive, ndonjëherë edhe të vështirë, në një kontekst super konkurrues, ku unë doja të dilja dhe të isha më i miri. Doja të diplomoja me notë maksimale, nuk kisha para për të paguar tarifat e universitetit dhe mënyra e vetme për të vazhduar ëndrrën time ishte të merrja notat më të larta për të mu garantuar bursa. Unë u diplomova me 110 me yll dhe fitova 3 bursa … ishte në atë moment që kuptova se në jetë mund të arrija çdo qëllim që mund ti vija vetes.

Para se të arrije në këtë sukses tëndin, sa e vështirë ka qenë për ty të punoje dhe të studioje?

Në moshën 15-vjeçare gjeta punën time të parë si picajol dhe ndihmës kuzhinier, më pëlqente të isha autonom financiarisht dhe që nga ajo kohë nuk u kam kërkuar prindërve të mi 1 euro. Për rreth 8 vjet unë kam qenë picajol në mbrëmje dhe një student ditën. Kam bërë shumë punë të tjera sezonale si fermer, punë në hambar, punëtor, shitës parfumesh, polica sigurimesh dhe shtesa, dhe për tre sezone verore me radhë si promovues për disa klube në Barcelonë. Gjithmonë i kam shijuar të gjitha punët që kam bërë, e dija që ishin të përkohshme dhe përfitova prej tyre për të thithur sa më shumë nga çdo përvojë. Kur u transferova në Milano në moshën 23 vjeç, unë nuk punova më si picajol apo punë të tjrea dhe iu përkushtova plotësisht rritjes time profesionale. Kam bërë 3 muaj praktikë në Singapor, një përvojë unike, e kuptova se sa e gjerë ishte bota dhe plot mundësi.

Si përfunduat në botën e biznesit?

Pas diplomimit bëra një praktikë në një bankë të madhe ndërkombëtare, nuk më pëlqeu mënyra e punës, e pashë atë jo shumë dinamike. Para se të mbaroja praktikën time, unë u punësova në një firmë të madhe këshillimi (PricewaterhouseCoopers). Më pëlqeu shumë kjo punë, ishte një sfidë për veten time. Projektet që po ndiqja ishin interesante, unë udhëtova shumë në Itali dhe jashtë dhe paga ishte gjithashtu shumë e lartë. Pas 4 vitesh këshillimi, megjithatë, ndjeva nevojën për të ngritur stekën, doja të përfshihesha vetë, doja të isha një sipërmarrës dhe doja të krijoja një kompani të suksesshme.

Le të themi që ambicia juaj u kurorëzua me projektin e Switcho, na tregoni pak më shumë për të?

Në Mars 2019, së bashku me Marco Tricarico dhe Francesco Laffi ne themeluam Switcho (www.switcho.it), që është një startup dixhital që operon në Itali dhe që synon të optimizojë shpenzimet fikse të familjeve italiane, të tilla si energjia elektrike dhe gazi, interneti, kontratat e sigurimeve dhe produkteve të tjera financiare. Kompania jonë është inovative sepse lejon përcaktimin e këtyre kontratave në një mënyrë krejtësisht dixhitale, duke u distancuar kështu qartë nga bota tradicionale që është e populluar nga qendrat e thirrjeve dhe agjentët fizikë për promovimin e këtyre llojeve të kontratave. Ne kemi plane shumë ambicioze për zhvillimin e Switcho, ne duam të bëhemi pikë referimi për familjet italiane për menaxhimin dhe monitorimin e shpenzimeve të përsëritura. Për më tepër, ne jemi duke bërë disa vlerësime paraprake për të kopjuar modelin tonë në Evropë, pasi disa investitorë të huaj na kanë kontaktuar sepse ata janë të interesuar të zhvillojnë Switcho në tregun e synuar të tyre. Deri më sot, ne kemi rreth 30,000 klientë, kemi filluar faturimin që nga dita e parë që platforma ishte në internet dhe ne kemi mbledhur më shumë se 1 milion euro në investime (mes kapitalit dhe financave bankare). Si fuqi punëtore, ne jemi 14 persona, përfshirë 3 bashkëpunëtorë të vendosur në zyrën e Tiranës, të cilët janë pjesë e ekipit tonë operativ.

Sa e përfshirë është vendlindja në këtë projekt tëndin ambicioz?

Rreth pesë muaj më parë vendosëm të investojmë në Shqipëri duke krijuar një skuadër operative prej tre personash të udhëhequr nga Brikena Kapaj, e cila ka eksperienca në sektorë analogë sidomos në set up të skuadrave të reja operative. Për tre vitet e ardhshme kemi një plan zhvillimi ambicioz në Tiranë që parashikon një rritje të ndjeshme të numrit të burimeve që do të punësohen me aftësi gjithnjë e më teknike dhe në funksione të ndryshme biznesi.

Pse vendosët të investonit në Shqipëri?

Shpesh më bëhet kjo pyetje dhe le të themi se arsyet janë kryesisht dy: E para është një motivim biznesi, duke qenë se Shqipëria është një destinacion i shkëlqyeshëm për të kërkuar talentë të rinj, të diplomuar dhe që flasin shumë mirë italisht. Kostoja e kompanisë është me të vërtetë shumë e përballueshme, me të njëjtat aftësi mund të gjesh lehtësisht burime të moshës së re dhe të rritur me kosto dukshëm më të ulëta se në Itali. Ndërsa i dyti është një motiv thjesht personal, pasi gjithnjë kam pasur ëndërr të jem në gjendje të ndihmoj dhe t’i sjell vlera Shqipërisë. Unë u largova nga Shqipëria kur isha shumë i vogël dhe megjithëse Italia është bërë në të vërtetë shtëpia ime e re, unë gjithmonë kam pasur një lidhje të fortë me vendin tim të origjinës. Dhe unë ju them kur punësuam burimet e para në Tiranë në fund të Gushtit 2020, ndjeva kënaqësi të madhe kur pashë talentë të rinj shqiptarë që punonin për një startup italian.

Cila do të ishte këshilla juaj për të rinjtë në botën e start up?

Në vitet e fundit, një ekosistem interesant startup është krijuar në Itali, me një rritje të fortë vjetore si në numrin e startup-ve ashtu edhe në investime, edhe pse mbetet pas vendeve të tjera evropiane. Në Shqipëri, nga ana tjetër, unë pashë që ekosistemi i startup është në fillimet e tij, me potencial të jashtëzakonshëm rritje dhe mundësi për shumë talente të rinj, dhe thjesht duhet të jesh i mirë në bartjen e investimeve të rëndësishme, private dhe publike, në këtë drejtim. Unë do të doja të këshilloja të rinjtë shqiptarë të shohin me shumë kujdes botën e startup-eve dixhitale, e cila u lejon atyre të jenë në gjendje të bëjnë biznes pa pasur nevojë (të paktën në fazën fillestare) të investimeve të mëdha, por duke bërë aftësitë dhe idetë e tyre të biznesit në dispozicion./Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 