86-vjetori i akademikut Jani Thomaj që përgatiti disa fjalorë të gjuhës shqipe

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Akademik Jani Thomaj mbetet një nga lëvruesit më të njohur në fushë të përgatitjes së fjalorëve të gjuhës shqipe. Ai është bashkëpunëtor në përgatitjen e “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe”, botuar në vitin 1980, siç është i tillë edhe në “Fjalor i shqipes së sotme”, botuar në vitin 1984, i “Fjalor i gjuhës shqipe”, botuar në vitin 2006 dhe “Fjalor i vogël i gjuhës shqipe”.  Sot shënohet 86-vjetori i lindjes së akademikut, të lindur në Fier më 2 shkurt të vitit 1935. Mësimet e para i mori në vendlindje, shkollën e mesme e mbaroi në Shkodër, ndërsa studimet e larta i kreu në fakultetin e gjuhës e të letërsisë shqipe të Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Bazuar në rezultatet e larta e, sidomos, në prirjen për t’u marrë me studime në fushë të gjuhësisë, ky student i shkëlqyer mbahet punonjës pranë Institutit të Historisë e të Gjuhësisë, në sektorin e leksikologjisë e të leksikografisë.

Kohë më pas, pikërisht në vitin 1972, ai emërohet punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave.

Prof. Thomai është një shembull i përkushtimit në shkencat albanologjike, një model domethënës për thellësinë shkencore dhe karakterin kombëtar. Ai ka dhënë e jep kontributin e tij në fushën e leksikologjisë dhe leksikografisë, ku ka risjellë në fjalorin aktiv edhe shumë fjalë të arbërishtes.

Si leksikolog i talentuar, akademik Jani Thomai ka qenë drejtues i rreth 20 ekspeditave leksikologjike në trevat e ndryshme të Shqipërisë e të vatrave të tjera shqiptare jashtë atdheut. Sakaq, ai ka qenë kontribuues shkencor në shumë forume studimore. Kështu, rol të rëndësishëm ka luajtur në Këshillin Shkencor të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në vitet 1965 – 2008; në Asamblenë e Akademisë së Shkencave gjatë periudhës 2003 – 2009; në EURALEX (“Shoqata Evropiane e Leksikografëve”). Ndërkohë, ka qenë edhe koordinator për Shqipërinë që nga viti 1988 në Komitetin Kombëtar të AIESEE.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  