Kanada/Ndahet nga jeta themeluesi i Informatikës në Shqipëri, Kristian Bukuroshi

E shtunë, 4 Maj, 2024

Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze në Toronto bëri dje me dije për humbjen e anëtarit të devotshëm të saj, profesorin dhe aktivistin shumëvjeçar, Kristian Bukuroshin. “Profesori ishte një intelektual elite me kontribut të çmuar për Shqiperinë, Kosovën, dhe për komunitetin shqiptar në Kanada, e veçanërisht në shoqatën tonë për më shumë se dy dekada. Që nga viti 2008 ai ishte anëtar i Këshillit të Nderit, ku me idetë e tij të mençura, sugjerimet, urtësnë e tij e bënte ta kishim në krye të vendit e mos ta quanim kurrë të “moshuar”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e publikuar në Facebook nga ana e shoqatës.
Kristian Bukuroshi (1933-2021) ishte matematikan me profesion, dhe njihet si themelues i Institutit të Informatikës në Shqipëri, që ka punuar si mësues dhe profesor në disa institucione në Shqipëri dhe Kosovë, mësimëdhënës në Kanada, dhe paralelisht me këtë të fundit, edhe veprimtar në komunitetin shqiptaro- kanadez.
Para se të emigronte në Kanada, Kristian Bukuroshi ishte i njohur për kontributin e tij në fushën e shkencave ekzakte dhe hedhjen e hapava të parë të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit në Shqipëri. Në vitin 1971 ai ishte themeluesi i Qëndrës së parë kompjuterike në Shqipëri, si dhe drejtor i saj nga dita e themelimit deri në vitin 1992. Prej vitit 1985 deri në vitin 1992, z. Bukuroshi ka qenë projektues, themelues dhe drejtues i Institutit të Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar (INIMA), që njihet si paraardhësja e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit në Shqipëri.
Që prej ardhjes në Kanada para dy dekadash, Kristian Bukuroshi, pervec në mësimdhënie në sistemin e edukimit kanadez, i ishte gjendur pranë komunitetit shqiptar në Toronto, duke dhënë kontributin e tij të çmueshëm në Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro- Kanadeze të Torontos, ku ishte anëtar i saj i përhershëm.
Mbeten në kujtesë angazhimi i tij i palodhur, vullneti për shqiptarët e bashkuar, dhe idetë e tij të çmuara për organizimin sa më të mirë të komunitetit.
Në kohën kur pritej shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 2008, dhe kur edhe komuniteti shqiptar i këtushëm po organizohej ta priste momentin në forma festive, një bashkim i shoqatave shqiptare dhe aktivistëve të shumtë e kishte emëruar kryetar të Këshillit Organizativ të organizimit më të madh të shqiptarëve të këtushëm para Parlamentit të Ontarios.
Në kuadër të aktiviteteve të 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë më 2012, Shoqata Informatike Shqiptare ia ka ndarë z. Kristian Bukuroshi titullin “Mirënjohje për vlera të dalluara”, çmim që ia dorëzoi kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha. Çmimi jepej me motivacionin “Mirënjohje për merita historike në zhvillimin e Teknologjisë së Informacionit nëpërmjet vizionit të qartë, si dhe për themelimin dhe drejtimin e institucioneve shkencore dhe akademike, për edukimin dhe formimin profesional të brezave të parë të informatikanëve shqiptarë”.  Në ceremoninë e ndarjes kryeministri, e pati vlerësuar Kristian Bukuroshin një akademik të përkushtuar dhe vizionar, i cili së bashku me figura të fushës hodhën baza solide të kësaj dege, e cila po bëhet gjithnjë e më shumë degë kryesore në Shqipëri.
Më 2014, kur Shoqata e Torontos nisi procedimin e aplikimit për shpalljen e muajit nëntor si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, Kristian Bukuroshi ishte pjesë e Grupit të Punës së Trashëgimisë, dhe njëri prej shtytësve kryesorë të kësaj ideje. Ditën kur ky mund u realizua, në nëtor të vitit 2016, në praninë e dhjetëra figurave të rëndësishme të komunitetit shqiptar, profesor Bukuroshi ndihej krenar për punën e vyer që kishte bërë grupi patriotik shqiptar.
Të gjithë ata që e kanë njohur nga afër do ta mbajnë mend para së gjithash për një njeri të qetë, për për idetë e tij briliante, për urtësinë dhe qetësinë e treguar në rastë të dobishme, dhe natyrisht për mençuinë, e cila e bëri të jetë personalitet i rëndësishëm i kombit shqiptar.
Sot mund të thuhet se Shqipëria ka humbur njërin prej intelektualve më të mëdhenj të saj, ndërsa komuniteti shqiptar në Kanada, sipas vlerësimit të shumë aktivistëve që reaguan orët e para të përhapjes së lajmit, humbi një veprimtar të çmuar, kontributi i të cilit do të mbahet mend për shumë breza të ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 