Itali/ Dr. Adela Sulejmani: Pandemia, pse ndodhi katastrofa në Lombardi

E diel, 19 Maj, 2024

Dr. Adela Sulejmani bashkëthemeluese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Itali, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, pjesëmarrjen si kërkuese shkencore në një studim të zhvilluar në Spitalin e Desios, Lombardi dhe shpjegon arsyet se pse Lombardia në Itali ishte ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia globale COVID-19.
NJË STUDIM MBI KATASTROFËN NË LOMBARDI
Në Mars 2020, në kohën kur Italia ishte vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 në të gjithë botën, në Spitalin e Desios, Lombardi u realizua një studim që përfshiu 175 pacientë COVID-19 të hospitalizuar. Në atë periudhë, kishte shumë pak të dhëna mbi COVID-19 ndërkohë që rastet rriteshin në mënyrë eksponeciale dhe numri i personave që humbën jetën ishte në nivele shumë të larta. Rastet e COVID-19 në këtë studim ishin me së shumti raste të rënda dhe karakterizoheshin nga pacientë të moshuar me më shumë se një sëmundje bashkëshoqëruese. Objektivi i këtij studimi ishte të vlerësonte ndërlidhjen midis gjendjes klinike të pacientëve, të dhënave laboratorike dhe radiografike në momentin e pranimit në Urgjencë, me rrezikun për prognozë të pafavorshme (humbje jete). Subjektet që nuk kërkonin shtrim në spital ose që u transferuan në spitale të tjera u përjashtuan nga studimi. Pacientët u ndanë në dy grupe në bazë të gravitetit të sëmundjes: në gjendje jo të rëndë (37 pacientë) dhe të rëndë (138 pacientë). Studimi u aprovua nga Komiteti Etik i Istituto Nazionale Malattie Lazaro Spallanzani, Romë.
KARAKTERISTIKAT DEMOGRAFIKE DHE KLINIKE TË PACIENTËVE
Mosha mesatare e pacientëve në studim ishte 71 vjeç nga të cilët 105 (60%) ishin mbi moshën 65vjeç. Shtatëdhjetë përqind e pacientëve ishin meshkuj dhe 30% femra. Shtatëdhjetë e nëntë përqind e tyre paraqisnin një ose më shumë sëmundje shoqëruese. Simptomat më të shpeshta të paraqitjes në urgjencë ishin vështirësia në frymëmarrje, ethe dhe kollë. Pothuajse gjysma e pacientëve nuk kishin temperaturë; duke treguar se kjo shenjë mund të mos jetë tipar i fazes së hershme të sëmundjes. Nga 175 pacientë, 23% u shtruan në terapi intensive. Gjashtëdhjetë e dy pacientë humbën jetën gjatë shtrimit në spital dhe 61 prej tyre ishin në gjendje të rëndë. Pacientët në grupin e jo të mbijetuarve ishin më të moshuar (80 ndaj 62 vjeç) dhe kishin më shumë sëmundje bashkëshoqëruese (93% kundrejt 73%) në veçanti, sëmundje kardiovaskulare dhe diabet. Gjithashtu kishin saturim më të ulët të oksigjenit në gjak (86 ndaj 92 %) dhe PaO2 / FIO2 (206 kundrejt 307). Një përqindje më e lartë e të mbijetuarve, kishin bërë një trajtim me antibiotikë para mbërritjes në urgjencë (41 kundrejt 19%). Sëmundjet, siç janë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, ishin të shoqëruara me një rritje 2.8 herë dhe 3.9 të rrezikut për prognozë të pafavorshme, përkatësisht. Të dhënat nga ky studim konfirmojnë që vdekshmëria ishte rreth 20 herë më e lartë në pacientët mbi moshën 65 vjeç. Inflamacioni kronik si dhe kapaciteti i ulur për të kompensuar hipoksinë mund të jetë një shpjegim i mundshëm. Rreth 23% e popullsisë italiane është mbi 65 vjeç dhe COVID-19 paraqet një kërcënim serioz kryesisht për këtë grup moshë. Shumica e pacientëve që ishin në gjendje të rëndë ose që humben jetën vuanin nga sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe tumore.
TË DHËNAT LABORATORIKE TË STUDIMIT
Analizat e gjakut treguan leukocitozë (rritja e rruzave të bardha në gjak) në 18% dhe leukopeni (uljae rruzave të bardha në gjak) në 14% të rasteve. Më shumë se gjysma e pacientëve paraqisninlimfocitopeni (ulja e limfociteve) dhe 20% trombocitopeni (ulja e pllakëzave të gjakut). Pacientët qëhumbën jetën kishin nivele të hemoglobinës më të ulta në krahasim me të mbijetuarit. Gjithashtu,leukocitoza dhe limfocitopenia ishin më të shpeshta. Treguesit e keq funksionimit të veshkave (kreatinina dhe urea), të inflamacionit (PCR dhe PCT) dhe treguesit e koagulimit (aPTT, INR dheD-Dimer), ishin më të larta tek pacientët që humbën jetën. Gjithashtu paraqitën nivele të larta të kreatininëkinazës (CK) dhe troponinës. Pacientët në këtë studim zakonisht paraqitnin nivele normale të prokalcitoninës, ndërsa rezultatet e proteinës C-reaktive ishin gjithmonë të larta, duke sugjeruar që këto indekse inflamatore janë të rëndësishme gjatë proçesit të diagnozës diferenciale të një rasti të dyshuar COVID-19. U vu re se kreatinina e lartë (dëmtim akut i veshkave), faktorë të pavarur të rrezikut dhe nivelet e CK ishin të lidhura duke i bërë këto të dhëna thelbësore për identifikimin në kohë të pacientëve me rrezik më të lartë për rezultate negative.
PACIENTËT ME PNEUMONI BILATERALE
Shumica e rasteve COVID-19 nuk zhvillojnë pneumoni. Radiografia mund të jetë normale në rastet me COVID-19, veçanërisht në fazat e hershme të sëmundjes. Përfshirja bilaterale e mushkërive është e zakonshme tek të sëmurët rëndë dhe sidomos në fazat e avancuara të sëmundjes. Në studimin tonë, vetëm shtatë pacientë nuk paraqitën ndonjë ndryshim në radiografinë e mushkërive. 64% e pacientëve paraqisnin pneumoni bilaterale, me një prevalencë më të lartë nëgrupin e pacientëve në gjendje të rëndë dhe 21% pneumoni të njëanshme. Ky studim tregoi se humbja e jetës ishte më e lartë në pacientët e moshuar dhe në gjendje të rëndë, me prekje të funksionit të mushkërive dhe që paraqisnin vlerat e kreatininës dhe kreatinëkinazës mbi normë gjatë pranimit në Urgjencë. Të dhënat e mësipërme mund të kontribuojnë për të identifikuar herët faktorët e rrezikut për një prognozë të pafavorshme, dhe për të zgjedhur menaxhimin më të përshtatshëm për pacientët.
FAKTORËT QË ÇUAN NË KOLAPS SISTEMIN
Sistemi shëndetesor në Itali e gjeti veten të papërgatitur për t’u përballur me pandeminë COVID-19. Lombardia ishte vatra e parë e emergjencës COVID-19 në Itali, dhe e dyta në të gjithë botën, pas Kinës. Për shkak të numrit të limituar të stafit shëndetësor, të shtretërve dhe aparaturave mjekësore, Lombardia pati vështirësi për të përballuar rritjen eksponenciale të rasteve COVID-19. Shumë spitale organizuan reparte të veçanta për pacientët COVID-19 duke forcuar masat mbrojtëse. I gjithë stafi shëndetësor u përball me sfida dhe sakrifica të mëdha. Shume kolegë u infektuan dhe shumë të tjerë humbën jetën në këtë pandemi. Në Mars, në Itali pati hezitime dhe skepticizëm në lidhje me gravitetin e këtij virusi pavarësisht se shumë komitete shkencore kishin paralajmëruar për një gjendje të jashtëzakoshme. U desh kohë që të vendosej karantina totale, të bëhej gjurmimi i kontakteve dhe të vendosej detyrimi mbi maskat, ndërkohë që numri i rasteve rritej.
VAKSINAT SHËNOJNË FILLIMIN E FUNDIT TË PANDEMISË
Ka qenë një vit i vështirë për të gjithë me humbje njerëzore, me frikë, izolim dhe në shumë raste pa fuqi për të ndryshuar situatën. Prodhimi dhe miratimi i vaksinave të sigurta dhe efektive ndaj COVID-19, në dispozicion për njerëzit në të gjithë botën është një arritje vërtet e jashtëzakonshme, duke ofruar shpresë se fundi i kësaj pandemie është afër. Vaksinat e aprovuara kanë kaluar të tre fazat e studimit klinik, dhe efektet anësore më të shpeshta të raportuara nuk kanë qenë të rënda. Madje edhe reaksionet alergjike, të cilat janë shumë të rralla, mund të kontrollohen në mënyrë ambulatoriale, siç ndodh me vaksinat e tjera. Italia ka filluar ‘fazën e parë’ të fushatës të vaksinimit, me injeksionet e para në 27 Dhjetor, 2020. Vaksinimi nuk është i detyrueshëm në Itali, por është fortësisht i rekomandueshem dhe ofrohet falas. Kjo faze synon të vaksinojë 5 përqind të popullsisë së përgjithshme dhe synon vaksinimin e stafit shëndetësor të vijës së parë, azilet dhe personat e moshuar mbi 80 vjeç. Pjesëmarrja shumë e lartë e stafit shëndetësor në këtë fushatë vaksinimi, është dëshmia më e vërtetë për të hedhur poshtë të gjitha teoritë konspirative dhe keqinformimet mbi efektet e vaksinave. Personalisht, e kam bërë dozën e pare të vaksinës në datën 8 janar dhe dozën e dytë në datën 29 janar. Përveç se një dhimbje të moderuar në vendin e injeksionit, që zgjati vetëm një ditë, nuk pata asnjë efekt tjetër anësor dhe asnjë shqetësim. Vaksinimi është një akt i përgjegjësisë qytetare, i dashurisë për jetën dhe për të tjerët dhe shpresoj që do të jemi të shumtë ne që besojmë te shkenca dhe që do të vaksinohemi./ Gazeta Dielli

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 