Gjermani/ Stomatologia që ka pasion muzikën, rrëfimi i Sonila Misho

E martë, 30 Prill, 2024

Stomatologia shqiptare Sonila Misho, jeton dhe punon në Shtutgart të Gjermanisë prej më shumë se tre dekadash. Ajo ushtron profesionin në një klinikë dentare prej 15 vitesh, por hobi i saj që në fëmijëri vazhdon të jetë muzika.

“Albaner” është titulli i këngës, është një pjesë shqip, e shumta në Gjermanisht. Doja që ta bëja për shqiptarët në këtë tekst flas më shumë për rrugën që kemi bërë dhe tekstin e këngës e kam bërë vetë. Unë tani kam filluar të merrem me muzikën tamam, dhe do shpresoj që ta vazhdoj, e kam qejf, kam gjithë ato tekste e këngë dhe do shoh si do vazhdojmë”, rrëfen ajo në emisionin “Boeing”.

Sonila herë pas here realizon regjistrime në studio muzikore për projektet e reja artistike. Ajo është entuziaste për artin që bën dhe po përpiqet që të promovohet në botën e muzikës dhe spektaklit gjerman. Misho tregon për jetën, punën dhe pasionin e saj larg vendlindjes.

“Tani për tani e kam në mendim ti dedikohem vetëm muzikës. Nuk gjej një studio tamam që t’i regjistroj prandaj do pak kohë, por do mundohem të rri në këtë. Në Gjermani kemi Ardjan Bujupin, gjithë ata këngëtarë, Loredana njihet shumë. Të shohim, po të na japë njeri dorë nuk do ishte keq (Qesh)”, thotë Sonila.

Sonila ka lindur në Tiranë nga prindër përmetarë, por prej 30 vitesh jeton në Shtutgart. Ajo thotë se në fillim nuk ka pasur shumë shqiptarë, dhe shoqëria e saj ishin gjerman, turq, italianë, por shqiptarë nuk ka pasur afër.

Ajo e ruan dhe e flet mjaft mirë gjuhën shqipe falë mënyrës së të folurit në shtëpi, ku shqipja është gjithmonë gjuha që flitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 