Vota e Diasporës, Balla: Detyrim i KQZ të zbatojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor

E premte, 3 Maj, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend sot tha se vota e shqiptarëve jashtë vendit duhet të mundësohet dhe detyrimi për të i takon KQZ-së.

Kjo e fundit, sipas Ballës ka për detyrë të zbatojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për dhënien e mundësisë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë që të votojnë.

“Dua të rinënvizoj diçka që e kam thënë sa herë kam folur për çështje të kuadrit zgjedhor në Shqipëri, votën e shqiptarëve jashtë territorit. Është detyrim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë të zbatojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për dhënien e mundësisë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë që të votojnë. Mundësia është aty, vota me postë edhe SHBA funksionoi më së miri dhe kudo, dhe në Kosovë më 14 shkurt, funksionon më së miri dhe në vendet e tjera. Nuk e kuptoj ju demokratët e paepur, bashkë me Xhelal Mziun në krye nuk e doni që vota e shqiptarëve jashtë territorit të mundësohet. Është një pikë turpi për PD që të vazhdojë prapë me patericën e vet LSI ta kundërshtojë, por unë mendoj që është diçka që bën nder zgjedhjeve në Shqipëri. Duke thënë të gjitha këto u uroj suksese partive të reja të krijuara së fundmi me largimin e spektrit politik të djathtë në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Balla gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 