QSPA/ Dr. Ardita Reçin dhe gazetari Mario Caliva diskutim për arbëreshët

E hënë, 29 Prill, 2024

Gazetari dhe dramaturgu arbëresh Mario Caliva realizoi sot një intervistë me Dr. Ardita Reçin, studiuese e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Në fokus të bisedës ishin objekti i punës dhe planet e së ardhmes së kësaj qendre.

Shqetësim dhe objekt debati në rrethet studimore përsa i përket kulturës dhe traditave arbëreshe sot, është përçimi i tyre tek brezi i ri, ndaj dhe Caliva i drejtoi një pyetje të tillë Reçit, duke u interesuar edhe mbi strategjitë që ka qendra për të afruar të rinjtë e në të ardhmen për të mundësuar studime mbi fushat e saj të veprimit.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek aktiviteti shkencor që QSPA do të realizojë në vjeshtë të këtij viti, me temë: “Arbëreshët në fokusin e shtetit shqiptar”, thirrja për pjesëmarrje në të cilën është e hapur deri më 15 shkurt.

“QSPA është krijuar në fillim të vitit 2020. Për momentin qendra është e përbërë nga 12 persona. Kemi menduar të organizojmë takime dhe seminare me studentët. Gjithashtu po punojmë për të pajisur nxënësit parauniversitarë, me literaturë njohëse rreth trashëgimisë kulturore të arbëreshëve dhe mbi historinë e arbëreshëve, studentët sigurisht duhet të jenë më afër bashkëpunimeve tona, sepse vetë botimet kërkojnë një kategori më të pjekur”, u shpreh Dr. Ardita Reçi.

Gjithashtu ajo shtoi se interesi i studiuesve të QSPA është shumë i madh për shqiptarët e Italisë, arbëreshët. “Për ne si studiues është shumë e rëndësishme që të realizojmë sa më shumë studime të vlefshme për të dyja palët.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 