SHBA / Ambasadorja Faber pjesë e eventit të “Caspian Policy Center”

E premte, 3 Maj, 2024

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Floreta Faber mori pjesë në eventin virtual të organizuar nga “Caspian Policy Center”, me temë: “Kompletimi i Korridorit Jugor të Gazit: Një sukses diplomatik amerikan, por cilat do të jenë hapat e mëtejshëm?”.

Ambasadorja Floreta Luli-Faber shprehu entuziazmin për fillimin e aktivitetit te Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) dhe e cilësoi si element kyç përfshirjen e SHBA në të tilla projekte.

Ajo renditi disa nga ndikimet pozitive të zhvillimit të këtij projekti në Shqipëri, si volumi i shtuar i punës përmes nën-kontraktimeve i kompanive shqiptare, shtimi i vendeve të punës, përthithja e më shumë Investimeve të huaja direkte dhe përmirësimi i klimës së biznesit.

Duke konstatuar rëndësinë e veçantë që siguria energjitike, diversifikimi i burimeve dhe dekarbonizimi kanë, sidomos në periudhën mjaft të komplikuar aktuale sa i përket ndryshimeve klimatike, Ambasadorja u shpreh se çdo përpjekje për të ngritur një infrastrukturë energjitike e cila nuk dëmton mjedisin është një arritje e madhe.

Në përmbyllje të fjalës së saj, znj. Faber falenderoi në veçanti kompaninë “British Petrouleum America” për vlerësimit publik që i ka bërë bashkëpunimit me Shqipërinë dhe për konsiderimin e këtij bashkëpunimi si shembullor.

Në event morën pjesë edhe Ambasadorët e Azerbaixhanit dhe Gjeorgjisë, ish – Ambasadorë amerikanë dhe përfaqësues të lartë të kompanive si British Petroleum America dhe State Oil Company of Azerbaijan.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 