Spanjë/ Ivan Balliu, futbollisti shqiptar që shkëlqen me Almerian

E mërkurë, 15 Maj, 2024

Në ligën spanjolle nuk luajnë vetëm shqiptarët Rei Manaj dhe Keidi Bare. Ivan Balliu është një nga pikat më të forta të Almerias që synon ngjitjen në La Liga, ashtu si një vit më parë ku u ndal vetëm në play-off.

Mbrojtësi kuqezi, po shkëlqen me lojën e tij në një skuadër e cila është projektuar për elitën.

Prova më e mirë ishte në Kupën e Mbretit, ku eliminoi një skuadër të La Liga, Deportivo Alavesh, duke treguar se është gati për hapin cilësor. Fitorja 5-0 nuk la vend për diskutime. “A e shoh veten në Primera? Unë mendoj se po. Në fazën përgatitore, u ndeshëm me Kadiz dhe Betis, duke bërë ndeshje të mira pa e mbajtur ekipin të mbyllur në mbrojtje. Nëse do të ishim në La Liga, do të ishim në mesin e tabelës së klasifikimit”, tha Balliu në një intervistë për mediat spanjolle.

Kontrata e Balliut përfundon këtë sezon, me një opsion nga palët për ta zgjatur edhe edicionin e ardhshëm, gjë që duket se do të ndodhë, pasi Balliu ndjehet mjaft mirë në këtë klub. “Ndjehem mirë në klub, në qytet, dhe kjo dallohet çdo ditë”, theksoi mbrojtësi i djathtë i cili në verën e vitit 2019 u bë blerja e parë e pronarëve të rinj të klubit spanjoll.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 