Dubai/ Pilotja Xhesika Xhika: Ëndrra ime, një shkollë aviacioni në Shqipëri

E diel, 28 Prill, 2024

Prej katër vitesh Xhesika Xhika jeton në Dubai, ku punon si stjuardesë. Ajo tregon se gjatë kësaj kohe i lindi dhe pasioni për pilotimin dhe shumë shpejt synon të fluturojë me kompanitë më të mëdha ajrore.

Xhesika ka treguar në një emision televiziv se është nga një fshat i Elbasanit por shprehet e lumtur që iu dha mundësia të mësonte profesionin e pilotit.

“Para tre vitesh fillova punë si stjuardesë. Kisha mundësinë të shikoja pilotët, kabinën e pilotimit, si fluturonin dhe më pëlqente shumë. Nisa të marr informacione dhe të bëj trajnime për ta mësuar si profesion. Është i kushtueshëm. Më duhet rroga dhe më shumë. Fatmirësisht më ka ndihmuar familja. Është sakrificë e madhe por ia vlen. Shpresoj që brenda këtij viti do të marr licencën për të pilotuar si profesioniste”, thotë Xhesika.

E reja shqiptare tregon se ëndrra e saj më e madhe është të hapë në Shqipëri një shkollë aviacioni. “Unë mendoj se në Shqipëri janë mundësitë për të hapur një shkollë pilotimi. Është terreni i duhur dhe jam e sigurt që ka kapacitetin. Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së pilotimit në Shqipëri”, ka rrëfyer ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 