177 vite nga lindja e Ismail Qemalit

E hënë, 29 Prill, 2024
E hënë, 29 Prill, 2024

177 vite nga lindja e Ismail Qemalit

Më 16 janar të vitit 1844 në një nga familjet më të njohura të Shqipërisë së Jugut lindi  Ismail Qemali. Ai ishte i biri i Mahmud bej Vlorës dhe Hedije hanëm Asllan Pashait.Pas shtypjes së kryengritjeve kundër Tanzimatit, Mahmud beu si ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritjeje u arrestua dhe bashkë me të vëllanë Selim pashën u burgosën në Manastir.Familja e tij u dërgua pas 15 ditësh në Selanik dhe aty ndenjën tre vjet. Në Selanik familja gjen mbështetjen e konsullit francez Eduart Grasset. Shumë ngjarje që ndodhën në atë kohë, sollën që që Ismail Qemali të studionte në gjimnazin “Zosimea”. Ismaili ishte i vetmi nxënës musliman në atë kohë dhe studioi aty greqishten e vjetër, latinishten, mori njohuri në matematikë e fizikë dhe privatisht studioi arabisht e frëngjisht. Pasi i ati lirohet nga burgu, me disa ndërhyrje të pashallarëve, Ismaili shkon për studime në Stamboll.

Në kryeqytetin e Perandorisë Otomane do të banojë në shtëpinë e Guiridli Mustafa Pashës, i cili do ta punësojë të riun në zyrën e përkthimeve të Ministrisë së Jashtme dhe ndërkohë do të studiojë për drejtësi. Aqif pasha, guvernator i përgjithshëm, duke parë talentin e këtij të riu shqiptar dhe kulturën e madhe që zotëronte, e mori ndihmës drejtor të çështjeve politike. Pas Aqif Pashës do t’i shërbejë Dervish pashës dhe Kaizerli Ahmed pashës deri në vitin 1864.Pas disa rrethanash që e shtrënguan të jepte dorëheqjen, vajti në Larisa me ftesë të ungjit të tij, Ismail Rahmi pashës, guvernator i përgjithshëm i Thesalisë, i cili e bëri shef të kabinetit të tij. Kur u bë Mid’hat Pasha Sadrazam, e mori me vete në Stamboll Ismail beun, si sekretar privat. Mori pjesë në komisionin shtetëror për hartimin e kushtetutës turke, e cila u shpall më 1876.Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë. Kur ra Mid’hat Pasha dhe u burgos në Taif, kjo ngjarje la një përshtypje shumë dëmprurëse në karrierën e tij. Pas heqjes së kushtetutës nga sulltan Abdyl Hamiti II dhe pas internimit të Mid’hat Pashes me 1877, Ismail Qemali dërgohet si bashkëpunëtor i tij në internim në Kutahja, ku u mbajt deri ne vitin 1884.

Pas kthimit nga internimi e deri në vitin 1899, u emërua përsëri disa herë. Megjithatë, sepse ish shumë i çmuar nga qarqet qeveritare, u emërua pas pak kohe Mytesarrif në Afjon Karahisar (Anadoll). Këtu qëndroi mjaft kohë e tregoi zotësi e shpirt përparimtar. U bë Mytesarrif i klasit I në Manisë, Izmid dhe më së fundi Vali në Kastamonu, dhe në Bejrut.Kudo që shkoi fitoi mirëdashjen e të krishterëve dhe të pjesës përparimtare të popullit. Por në Stamboll (në qarqet e Pallatit) rëndonte mbi të mosbesimi edhe dyshimi, që rridhnin sigurisht nga kujtimi i marrëdhënieve të tija të ngushta me Mid’hat Pashën. Mbasi u pushua nga Valillëku i Bejrutit u emërua “Shuraj – devlet Azasi” në degën e Tanzimatit. Në Stamboll qeveria dhe pallati vëzhgonin çdo sjellje të tij. Ishte vazhdimisht nën vërejtjen e policisë së fshehtë. Më së fundi vendosën ta dërgojnë Valí në Libi. I paraqiti Abdyl Hamitit një promemorie ku, pasi përshkruante gjendjen e rëndë të brendshme e të jashtme të Perandorisë, korrupsionin, arbitraritetin e keqadministrimin që zotëronte në aparatin shtetëror qendror e lokal dhe mungesën e të drejtave njerëzore e politike për gjithë shtetasit, parashtronte programin e tij të reformave.Ai propozonte që të zbatoheshin me ngut reforma radikale, të cilat duhet të ishin të përgjithshme, t’u siguronin shtetasve të drejta në qeverisjen e vendit, lirinë e mendimit e të veprimit. Në promemorje kërkohej që të rivendosej e të vihej menjëherë në jetë kushtetuta e vitit 1876, së cilës duhej t’i bëheshin ndryshime e përmirësime që t’u përshtateshin gjendjes së Perandorisë Osmane në fundin e shek. XIX dhe lëvizjeve kombëtare të popujve; këto ndryshime e përmirësime do të miratoheshin nga asambleja kushtetuese, që do të thirrej posaçërisht për këtë qëllim.

Ismail Qemali mendonte që në vend të regjimit absolutist të sulltanëve osmanë të vendosej një monarki kushtetuese parlamentare, e ngjashme me atë të disa vendeve të Evropës. Mehmed Said Pasha, ish-kryeministër i Turqisë, shkruante në kujtimet e tij (më 1912) se, bashkë me promemorien, Ismail Qemali i paraqiti sulltanit edhe projektin e një kushtetute, të cilën ai (Said Pasha) e quante si më të përshtatshme për vendosjen e një regjimi parlamentar në Perandorinë Osmane. Miratimi i një kushtetute të tillë do t’u hapte rrugën reformave decetralizuese, me zbatimin e të cilave pushteti lokal do të kalonte në duart e vendasve dhe të përfaqësuesve të të gjithë popujve të Perandorisë. ARRATISJA NGA PERANDORIAPas takimit që pati me sulltanin, më 28 prill 1900 do të arratisej nga Turqia së bashku me djemtë e tij të vegjël. Do të shkojë në Athinë, Misir, Napoli, Romë, Lozanë, Paris, Bruksel dhe do qëndrojë në Londër ku do qëndrojë për një kohë të gjatë. Arratisja e tij bëri përshtypje shumë të madhe në Perandorinë Osmane dhe në Evropë. Sulltani do bënte shumë përçapje për ta tërhequr përsëri në Stamboll, duke i premtuar shumë poste shtetërore. Tashmë gjeniu me emrin Ismail Qemali kishte fituar pjekurinë e madhe të jetës dhe po punonte për çështjen kombëtare. Në Bruksel do të bashkëpunojë me Faik Konicën dhe për disa kohë do të marrë dhe drejtimin e revistës “Albania”Më pas do të nxjerrë gazetën “Shpëtimi i Shqipërisë”. Programin e tij politik për Shqipërinë do e shpallte më 21 maj 1900 në gazetën italiane “Tribuna” ndërsa me 21 maj 1900, kur ende ndodhej ne Romë; ai botoi në revistën “Albania” thirrjen “Vëllezërve shqiptarë!” drejtuar gjithë shqiptarëve, në të cilën paraqiti edhe njëherë pikëpamjet e veta për lëvizjen shqiptare. Në të dyja këto dokumente Ismail Qemali, duke folur për arratisjen e tij, thekson se u largua nga Turqia për t’u bashkuar me vëllezërit e tij shqiptarë dhe për t’u marrë vesh me ta për shpëtimin e atdheut, të Shqipërisë, e cila për shkak të rrokullimës së Perandorisë Osmane rrezikon të copëtohet nga vendet fqinje dhe të humbasë bashkë me të. Ismail Qemali parashtroi si një kërkesë të ngutshme, të drejtë e të rëndësishme njohjen e kombësisë shqiptare, pranimin si një kurm e një komb të shqiptarëve që rrojnë në Shkodër, në Kosovë, Manastir e Janinë. “Ne duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të bëhemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na përpijë ne. E ardhmja e shqiptarëve, të cilët në gjak kanë mbetur gjithmonë europianë, sigurohet vetëm po të futeshin ne rrugën e qytetërimit evropian”.Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart. Aktiviteti diplomatik dhe tentimi për bashkëpunim me Turqit e Rinj nga ana e Ismail Qemalit u vërejt që me pjesëmarrjen e tij në Kongresin e tyre në Paris që u mbajt në shkurt të vitit 1902, ku së bashku me D. Himën, Jashar Erebarën tentuan që forma e bashkëpunimit të jetë e sinqertë, duke i ruajtur parimet e veta, çka nënkuptonte që të mos cënohet integriteti dhe pavarësia e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në kërkesat e veta, që deri në Kongresin e Dytë të xhonturqve të vitit 1907 nuk u pritën mirë nga turqit e rinj.

Më 1908 me shpalljen e Kushtetutës së re të xhonturqve kthehet në Vlorë dhe zgjidhet deputet i Beratit në Mexhlisin Osman. Në janar të vitit 1912 mblidhet me deputetët e tjerë shqiptarë që bënin pjesë në opozitën përkundrejt politikave të Turqve të rinj. Duke vënë re se fjala e deputetëve shqiptarë për të drejtat kombëtare të cilat Turqit e Rinj u kishte valëvitur flamurin për t’ardhë në pushtet, Nexhib beu bashkë me Ismail Qemalin, Syrja beun, Hasan Prishtinën, Myfid bej Libohovën, Esad pashë Toptanin etj. takohen në fillim pranë hotel “Pera Palace” dhe më pas në shtëpinë e Syrja beut në lagjen Taksim. Së bashku me Gurakuqin e patriotë të tjerë, ai do hartojë Memorandumin e Greçës, megjithëse në të nuk ishte i pranishëm. I ngarkuar nga rrethet patriotike ai do shkonte në Stamboll për të bindur qeverinë osmane t’i jepte Shqipërisë autonominë. Zhvillimet e luftës së Parë Ballkanike që kishte për qëllim copëtimin e tokave shqiptare, përshpejtuan aktivitetin diplomatik të Ismail Qemalit. Më 3 nëntor 1912 Ismaili i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi arriti në Bukuresht të Rumanisë. Situata atje ishte krejt ndryshe. Të gjitha organizatat patriotike ishin kapur nga euforia dhe të gjithë patriotët ishin të vendosur për pavarësimin e Shqipërisë. Pra shkëputjen e plotë të Shqipërisë nga Turqia. U desh pak kohë se Turqia ishte e humbur dhe se pavarësimi i Shqipërisë nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Patriotët rumunë kishin përgatitur flamurin që do ishte simbol i kombit shqiptar. Kështu u vendos të mbahet një mbledhje. Në të thuhej se mbledhja vendosi njëzëri pavarësimin e Shqipërisë dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij të kontaktonte përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha dhe të merrte aprovimin e tyre për këtë vendim. Sejfi Vllamasi në kujtimet e tij tregon se në momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la në dorë Ismail Qemalit një çek prej 500 mijë frangash ari, dhuratë e Kryeministrit rumun Taqe Junesku. Dhe kështu mori udhë një nga betejat më të vështira të kësaj kohe që ishte përpjekja e patriotëve shqiptarë për krijimin e shtetit shqiptar. Më 19 nëntor 1912, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Durrës, gazetës italiane “Piçolo”, i deklaroi, se: “Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t’i paraqesim Evropës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta, unë do të jem kryetar. Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të gjithë në një mendje”. Në mbrëmjen e 19 nëntorit 1912, përfundimisht delegacioni shqiptar në krye me Ismail Qemalin, me vaporin austriak “Graf Ëurmbrand von Brünn” nga Trieste niset drejt brigjeve të Shqipërisë dhe zbarkoi në Durrës, ku e priti Dom Nikoll Kaçorri më 24 nëntor, ora 4.Ndonëse ishte menduar që ngritja e Flamurit të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë të Durrësit, me qëllim që të shmangnin lëvizjet e mëtejshme nëpër Shqipërinë e trazuar nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç’pritej. Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, po atë ditë Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t’i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë. Ato ditë, meqë forcat serbe përparonin shpejtë drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (më 25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (më 26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës më 27 nëntor, ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës. Delegacioni me në krye Ismail Qemalin niset më 25 nga Durrësi, duke iu shmangur rrugës kryesore së bashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme niset për në Vlorë. Gjatë rrugëtimit të karvanit të Ismail Qemalit për në Vlorë, ”gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, që kontrollonte zonën midis Lushnjës, Fierit dhe Beratit, si pararojë të pjesës tjetër të armatës së Vardarit, që po vinte prapa në rrëmujë (e shpartalluar), dha urdhër të arrestohej Ismail beu me të gjithë kolonën e tij; për këtë arsye karvani nuk u fut në Lushnjë, por e kaloi natën në Çermë, në çifligun e Dervish bej Biçakut. Një natë e kalon në Fier tek Omer Pasha. Mirëpo gjatë natës komanda e trupave turke në Berat, nën trysnin e përfaqësuesve shqiptarë ndryshoi mendim”. Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udhëton me dy karroca dhe pas shumë peripecive, në pasditen e 27 nëntorit 1912 arrijnë në Vlorë. Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit. Populli vlonjat me këtë rast i bëri pritje madhështore delegatëve të ardhur nga disa krahina të Shqipërisë. Ismail Qemali për këto momente në kujtimet e tij do të shkruajë: ”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”. Delegatët e ardhur nga shumë vise të Shqipërisë…, u vendosën në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, kushëri i Ismail Qemalit. Meqenëse anijet luftarake greke i qenë afruar portit të Vlorës dhe me të drejt i druhej ndonjë sulmi të forcave greke, por edhe për shkak të përparimit të pandaluar të ushtrisë serbe në verilindje të vendit, pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë vendosën të nesërmen të mblidhnin Kuvendin Kombëtar, për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë. (Historia e Shqipërisë, Enciklopedia)