Turqi/ Gëzim Dauti: Procesi i vaksinimit është i gjithi i bazuar në teknologji

E premte, 26 Prill, 2024

Mjeku shqiptar Gëzim Dauti, i cili jeton dhe punon në Turqi, në një intervistë për “EuroNews Albania” flet për fillimin e vaksinimit në vendin ku punon.

Ai gjithashtu tregon edhe për mënyrë e aplikimit nëpërmjet një platforme të posaçme për të marrë vaksinën kundër Covid-19.

“Para dy ditësh nisi vaksinimi në Turqi, i pari që mori vaksinën ishte ministri i shëndetësisë. Nga 14 janari ka nisur vaksinimi i personalit shëndetësor i cili bën pjesë në fazën e parë të personave që do të vaksinohen, si dhe persona e moshës mbi 60 vjeç. Më pas në fazën e dytë do të vaksinohen personat me detyra kritike si policia.”

Përsa i përket debateve që shkaktoi marrja e vaksinës në Kinë, mjeku tregon se të dhënat kanë treguar se kjo vaksinë është efikase.

“Për vaksinën kineze ka pasur shumë debate edhe në Turqi, mirëpo pas provimit të kësaj vaksine dhe rezultateve në Brazil u tregua se kjo vaksinë ka efekt pozitiv në 90 për qind të rasteve edhe për personat e shtruar. Këto efekte e shtuan besimin në Turqi dhe u krijuar një lloj sigurie. Opinioni i popullsisë për vaksinën është i ndikuar nga rezultatet që vijnë vazhdimisht nga bota, por gjithashtu do të shihen dhe efektet, ose reagimi i atyre që kanë marrë dozat e para. Shumica e njerëzve besoj që do ta marrin vaksinën, pasi pjesa më e madhe janë dakort.”

Mjeku Dauti shpjegon se procesi është shumë transparent dhe aplikimi për datën e marrjes së vaksinës mund të bëhet nëpërmjet një platformë në celular. “Turqia është një nga vendet më transparente në botë, procesi i vaksinimit është i gjithi i bazuar në teknologji, aplikon nëpërmjet platformës online në telefon dhe aty të caktohet ora, data dhe vendi se ku do të drejtohesh për të marrë vaksinën. Edhe procesi i vaksinimit mund të ndiqet live”, përfundon mjeku shqiptar në Turqi Gëzim Dauti.