Greqi/ Ambasada njofton mënyrën e re për rinovimin e dokumentave ID

E premte, 26 Prill, 2024

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se do të nis një shërbim të ri nëpërmjet portalit e-albania.

Të gjithë qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë për të lënë takim për Pasaportë dhe Kartë ID në portalin e-albania.

“Në vijim të përmirësimit të shërbimeve konsullore për komunitetin tonë në Greqi, ju bëjmë me dije se tashmë takimi për rinovimin e dokumenteve biometrikë pranë Zyrës Konsullore Athinë, caktohet nga aplikanti duke përzgjedhur vetë datën më të përshtatshme.  Kjo risi synon lehtësimin e mëtejshëm të procedurave konsullore dhe  gjithashtu heqjen përfundimtare të barrierave burokratike gjatë procesit kërkesë-shërbim. Ju mund të aplikoni në www.e-albania.al nëpërmjet telefonit tuaj celular ose kompjuterit tuaj personal me kosto zero dhe të merrni shërbimin në datën e preferuar, e cila mund të jetë dhe brenda ditës dhe orarit zyrtar në rast se nuk janë plotësuar kuotat ditore të takimeve. Arritja e një standardi të tillë në shpejtësinë e marrjes së shërbimit bëhet e mundur falë përkushtimit të gjithë faktorëve dhe burimeve njerëzore të angazhuar në këtë proces”, njofton Ambasada.

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se të gjithë aplikantët të cilët kanë humbur datën e takimit për shkak të mbylljes kombëtare greke (lockdown) ose për shkak të fenomenit Spam (marrja e datës së takimit në zarfin e mesazheve të padëshiruara/ανεπιθύμητα μηνύματα/junk) mund të dërgojnë në postën elektronike [email protected] kodin e tyre shumëshifror 03AT….. si dhe datën ose datat e tyre të preferuara për një takim të ri, me qëllim finalizimin e gjithë aplikimeve të pranuara në sistem.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 