Qendra e Botimeve për Diasporën ka publikuar në faqen online te saj botimin e radhës të kolanës klasikët dy gjuhësh, përrallat në shqip dhe greqisht “Ushtari prej Plumbi” dhe “Borëbardha”.
“Ushtari prej Plumbi” shkruar nga autori Peter Holeinone, është historia e një ushtari prej plumbi, i cili megjithëse ishte derdhur në metal si shokët e tij, tregoi se kishte një zemër të ndjeshme. Fundi i tij dhe balerinës, ndryshon aq shumë nga përrallat e tjera.
“Borëbardha”, përralla më e famshme e Vëllezërve Grimm në të gjithë botën, vjen për lexuesit e vegjël në këtë libër në shqip dhe në greqisht.
Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi është i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. Libri dygjuhësh shqip dhe greqisht “Ushtari prej Plumbi” dhe “Borëbardha”, vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.
Për ta shfletuar ose zbritur librin, klikoni këtu:
https://online.fliphtml5.com/nomsn/tmpa/
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.