Itali/ Vendi hyn në zonë të verdhë, hapen baret dhe restorantet për dy ditë

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Në pritje të të dhënave të reja mbi infektimet me COVID-19, Italia hyn në atë që quhet zonë e verdhë e përforcuar për dy ditët e ardhshme.

Kjo do të thotë se mund të lëvizin pa leje por nuk mund të kalohen kufijtë e rajonit, si dhe duke respektuar kufizimet e orarit nga ora 22.00 deri në orën 05.00.

Baret e restorantet do të hapen deri në orën 18.00 dhe dyqanet mund të qëndrojnë hapur deri në orën 20.00.

Këto masa do të jenë deri më 15 janar dhe më pas qeveria duhet të ndërmarrë masa të tjera deri më 31 janar që përfundon dhe gjendja e jashtëzakonshme e që sipas Ansa ka gjasë të shtyhet deri më 31 korrik.

Deri të dielën, 10 janar do të zbatohen të njëjtat rregulla në të gjithë Italinë, ndërsa të hënën e ardhshme do të kthehen zonat sipas rrezikut, të kuqe, të verdhë apo portokalli. Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë pritet të merret të premten ku do të bëhen të njohura dhe të dhënat për infektimet.

Ndërkohë të shtunën dhe të dielën Italia do të kthehet në zonë portokalli dhe pritet që gjithë janarin kjo të bëhet çdo fundjavë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.