Prej 7 janarit në Itali kthehen ngjyrat e rrezikshmërisë së situatës së krijuar nga COVID-19, e verdha, portokallia dhe e kuqja në bazë të nivelit të përhapjes rajon për rajon.
Pasi më 6 janar përfundon dhe urdhri i Krishtlindjeve do të kthehet kështu regjimi me fasha rajonale që do të bëjë qeveria pas verifikimeve të ekspertëve mbi ecurinë e infektimeve.
Megjithatë masat e reja do të bëhen të ditura javën e ardhshme.
Më të rrezikuar janë rajonet e cilësuar me ngjyrë të kuqe. Për këtë fashë, parashikohet të bëjnë pjesë zona e Venetos, Ligurias dhe Kalabrisë. Shumë pranë saj, me ngjyrë portokalli janë Pulia, Bazilikata dhe Lombardia. Detajet pritet t’i njoftoje kabineti qeveritar, pas verifikimeve që do të kryhen nga ekspertët e shëndetësisë.
Ndërkohë, vijojnë vaksinimet në vend.
Deri tani njoftohet të jenë vaksinuar kundër Covid-19 pothuajse 46 mijë qytetarë, kryesisht operatorë shëndetësorë, personel spitalor dhe të moshuar të azileve.
Procesi i vaksinimit është frenuar disi për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria “Conte” me rastin e festave, që minimizuan mundësitë për të lëvizur.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.