Britani e Madhe/ Rudina Jasini dhe rrugëtimi në fushën e drejtësisë

E shtunë, 18 Maj, 2024

Rudina Jasini është avokate dhe studiuese e së drejtës penale ndërkombëtare dhe e të drejtave të njeriut pranë Universitetit të Oxford-it në Britaninë e Madhe.

“Kam mbi 12 vjet që ndodhem pranë universiteti të Oksfordit fillimisht si studente e masterit në fushën e drejtësisë ndërkombëtare penale, më vonë doktoraturën, kam zhvilluar dhe post doktoraturë. Aktualisht jam duke drejtuar një projekt me Gjykatën Ndërkombëtare Penale lidhur me trajnimin e përfaqësuesve të viktimave dhe këtu bazohet puna ime kërkimore shkencore te doktoratura dhe post doktoratura që lidhet me pjesëmarrjen e viktimave të luftës dhe gjenocidit si palë civile në proceset penale ndërkombëtare. Ka qenë një udhëtim i tërë në fushën e dijes”, thotë Rudina.

E përzgjedhur nga emisioni “Opinion” një ndër personazhet e vitit 2020 në këtë emision, rrëfen për rrugëtimin e saj të suksesshëm në fushën e drejtësisë. Ajo tregon për veprimtarinë dhe përshtypjet e saj gjatë vitit që lamë pas.

“Unë fillimisht jam larguar nga Shqipëria me bursën e Fulbright kam studiuar drejtësi në universitetin e Georgetown në Amerikë. I kam pasur shumë të qartë në një farë mënyrë se çfarë më tërhiqte në spektrin e gjerë të drejtësisë, mua më interesonte shumë çështjet e të drejtave të njeriut, e drejt penale dhe për këtë arsye vendosa të bëja stazhin pranë tribunalit për krimet në ish Jugosllavi në Hagë dhe që aty kalova si avokate në një nga çështjet e Mbrojtjes, çështjen “Haradinaj”. Pastaj jam shkëputur dhe kam ardhur në Oksford dhe nuk është se ka patur një plan të ideuar nga fillimi deri në fund”, ka rrëfyer ajo

Pasion i Rudinës janë udhëtimet dhe ajo thotë se ka vizituar rreth 94 vende por që ka në plan të vizitojë vende të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.