Shuhet në moshën 84-vjeçare gjuhëtari Mehmet Çeliku

E enjte, 2 Maj, 2024

Prof. Dr. Mehmet Çeliku, gjuhëtar dhe studiues, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Profesori ka qenë rektor i Universitetit të Elbasanit dhe bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave. Ai ishte autor i mbi 200 teksteve gjuhësore, duke e konsideruar shqipen standarde si shenjë të qytetërimit dhe shprehje të atdhetarizmit.

Mehmet Çeliku u lind më 15 janar të vitit 1936 në qytetin e Elbasanit. Nga bankat e Normales do të vazhdonte Fakultetin Histori-Filologji në Tiranë në degën Gjuhë-Letërsi. Pas përfundimit me nota mjaft të mira vazhdoi studimet pasuniversitare si Kandidat i Shkencave me temë disertacioni “Gegërishtja Jugperëndimore”, docent në vitin 1984 me temë “Probleme të morfologjisë” për të vazhduar më pas shkallët në Doktor i Shkencave me temë disertacioni “Format e Pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe”.

Në vitin 1994, Çeliku ka marrë titullin profesor me temën “Tipat e fjalive të thjeshta”. Në karrierën e tij profesionale, Mehmet Çeliku njeh disa stade nga bashkëpunëtor shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, në dialektolog, bashkëhartues i Gramatikës së Akademisë për vëllimin 2.

Në fillimet e tij, Çeliku do të jepte mësim edhe në institutin dyvjeçar në Tiranë për të kaluar më pas nga viti 1973 e në vazhdim si pedagog i Universitetit të Elbasanit. Karriera nuk do të ndalej këtu pasi si Përgjegjës i Katedrës së Gjuhës, ai do të jepte një kontribut të theksuar për konsolidimin e disa degëve.

Karriera e shkëlqyer e çon drejt pozicionit të Rektorit për 4 vjet deri në vitin 1996. Ndërkohë profesori i nderuar për shumë breza do të ftohej nga Partia Republikane si kandidat nga Shoqëria Civile duke u zgjedhur në këtë mënyrë deputet në një mandat 4-vjeçar duke përfaqësuar Elbasanin. Si një studiues i zellshëm i gjuhës dhe sidomos i problematikave që e karakterizojnë, ai ka marrë pjesë në shumë referime, kumtesa e konferenca shkencore lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe autor i disa librave me vlerë kombëtare në fushën e gjuhësisë e më gjerë. Më 1993 merr titullin Mësues i Popullit, ndërsa në vitin 2006 shpallet qytetar nderi i Elbasanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.