Mjeku shqiptar në Londër dhurata për Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë

E enjte, 2 Maj, 2024

Doktor Kristo Papa ka organizuar një aktivitet për vogëlushët e shtëpisë së Fëmijës në Vlorë. Kristo Papa, i renditur si një prej doktorëve më human në ndihmë të shqiptarëve, këtë herë nuk ka realizuar ndihmë mjekësore, por u ka bërë disa dhurata fëmijëve jetim.

Përmes Fondacionit të tij “Papa” ka organizuar një aktivitet bamirësie për fëmijët e shtëpisë së Fëmijës në Vlorë.

Përmes animacioneve fëmijët kanë luajtur e kërcyer. Më pas për të gjithë fëmijët janë shpërndarë dhurata me rastin e festave të fundvitit. Dr. Kristo Papa dhe fondacioni i tij kanë ofruar dhe mbështetjen mjekësore për fëmijët jetimë, duke bërë dhe një apel nga Londra ku jeton dhe punon në spitalin mbretëror. Ai është shprehur se për këta fëmijë duhet të ketë më shumë vëmendje nga të gjithë ata që kanë mundësi.

Më tej, Dr. Kristo ka premtuar se do të jetë më afër tyre në mbështetje të kërkesave mjekësore të institucionit. Papa është shprehur se nëpërmjet fondacionit të tij do të përpiqet që t’i gjendet pranë fëmijëve shqiptarë me probleme shëndetësore apo ekonomike.

Dr. Kristo Papa është kirurg kardiolog i cili jeton në Londër dhe aktualisht shërben në “Royal Brompton Hospital” dhe “Italian Doctors Holborn”. Ai trajton sëmundjet e zemrës dhe çështjet e mushkërive dhe toraksit, duke kryer procedura mjekësore si transplantet e zemrës dhe mushkërive, ndërhyrje të aneurizmës së aortës dhe operacionin artificial të valvulës në zemër.

Papa ka kryer masterin në mjekësi në Universitetin e Gjenevës në Zvicër dhe doktoratën në mjekësi në Universitetin e L’Aquila në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.