Jeta në Çeki dhe kompania e Astrit Dishës: I detyrohemi vendit që na ka lindur

E martë, 21 Maj, 2024

Ishte vetëm 23 vjeç në vitin 1997, kishte mbaruar shkollën dhe kishte edhe një punë në Tiranë, por njohja me një vajzë çeke e nxiti që të shkojë drejt Çekisë, vetëm me një çantë në krah dhe dy gjuhët që njihte, italishten dhe anglishten.

Sot Astrit Disha është integruar mjaft mirë në shoqërinë çeke ku ka një kompani të vetën konsulente IT, por rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë për të.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Astriti ndan me ne pikëpamjet e tij për vështirësitë jashtë vendit, dëshirën e kontributit në mëmëdhe dhe përgatitjet profesionale. “Nuk duhet të harrojmë se nëse jemi ai që jemi sot, ja detyrojme vendit që na ka lindur dhe na ka brumosur”, shprehet ai.

INTERVISTA

Z. Disha pse zgjodhët Çekinë për të jetuar. Ishte një plan i juaji, një dëshirë apo një projekt që ju çoi në Pragë? A mund të na rrëfeni për vështirësitë e fillimit tuaj në një shtet të ri?
Kur isha i ri dhe i bukur, atëherë një 23- vjeçar plot me dëshira dhe ëndrra për të parë dhe udhëtuar gjithë botën (si shumica e bashkëmoshatarëve të mi, të sapodalë nga një sistem totalitar), fati apo Zoti quajeni si të doni, deshte që të njihesha me një vajzë çeke.
Si një student i freskët nga Fakulteti i Ekonomise Bujqësore në Kamëz, punoja në një firmë italo-shqiptare në kompleksin e fabrikave “Misto Mame”, kështu që një pune e kisha por megjithatë dëshira ishte për të provuar fatin diku gjetkë, pastaj periudha e asaj kohe ka qenë e vështirë, e paqartë. Shqipëria po mundohej me vështirësi të merrte veten nga rrëmujat e 1997, dhe e ardhmja dukej e zymtë.
Vendosa pra, të provoja fatin në Republiken Çeke i pajisur veç me një çantë dhe dy gjuhë të cilat i flisja rrjedhshëm, italishten dhe anglishten.
Fillimet gjithmonë janë të vështira, duke filluar që nga shtyrja e vizës apo aplikimet për një leje qëndrimi, deri tek gjërat e zakonshme si gjetja e punës apo banesës me qira.
Provova fatin në një vend ku shumë çekë as nuk e dinin se ku binte Shqipëria, dhe ata që e dinin, të shihnin sikur kishe ardhur nga një planet tjetër (për shumicën e tyre Shqipëria ishte një vend musliman, dhe i ashpër).
Mos dija e gjuhës vendase ishte një faktor që të kufizonte mundësitë për t’u punësuar, megjithatë vendimi për të qëndruar në Pragë doli si vendim i mirë, sepse Praga, si një qytet tepër turistik, me ofroi punën e parë si recepsionist në hotel, ku gjuha çeke duhej minimum. Që atëherë kam ndërruar punë shpesh herë, duke filluar që nga shitës i artikujve të Golfit (sporti i golfit), linjat ajrore, industria e naftës, konsulenca IT etj, derisa më në fund vendosa të kem firmën time për Konsulencë IT.

Nga profilet tuaja në rrjetet sociale shohim që ju pëlqen shumë të udhëtoni. Edhe ky një pasion? Çfarë do na sugjeronit si pika turistike nëse do të donim të vizitonim Pragën?
Udhëtimi është një pasion i veçante për mua. Një shprehje e bukur thotë: “Udhëtimi e bën dikë modest, të jep mundësinë të shikosh, se sa pak vend të vogël ke zënë në këtë botë.” Të shikosh vende të tjera dhe të kesh mundësi të punosh apo jetosh atje, të bën më të pasur, sepse njeh kultura të reja, njerëz apo zakone të ndryshme. Për shembull, nga udhëtimet e kaluara: në Seul, Korenë e Jugut, tregjet lokale ishin hapur deri në oren 22.00 të darkës edhe kur ishte shkurt, apo stacioni autobusit ishte me 8-9 kate. Në SH.B.A. për shembull u mësova me porcione të mëdha ushqimi apo coca-cola që shitej me gota 1-litërshe. Çdo gjë duhet të ishte e madhe, shtëpia, makina, rrugët (Të paktën kjo ishte përshtypja ime në Teksas). Në Siçili më dukej sikur isha në Tiranë, asnjë nuk i zbatonte rregullat e qarkullimit, por ama të pije një kafe pasdite në bregdet në Sirakuza ishte mrekulli.

Dhe në këtë aspekt jam me të vërtetë i kënaqur që jetoj në Pragë, një qytet tepër i bukur dhe i veçantë, që ta vizitosh të tërin, do të duhen të paktën 3-4 ditë, ku ka shumë pika të bukura për të vizituar, ndaj e kam të vështirë të them se cilat duhet t’i shohësh e cilat jo, por mos harroni një gjë të provoni: Birrën çeke. Shumë e mirë.

Tashmë drejtoni një kompani tuajën “IT Consultancy”, dhe ndërkohë keni dhe angazhime të tjera në fushën e menaxhimit. Sa e vështirë është për një shqiptar që të ecë para në një shtet tjetër?

Dikush mund të jetojë dhe t’i mjaftojë edhe vetëm ndihma sociale, dikush përpiqet dhe mundohet më shumë, gjen punë shtëpi, bën karrierë, aktivizohet në jetën shoqërore etj.
Çdo gjë varet nga qëllimet që njeriu i vë vetes, nga pasionet që ndjek, dhe se si e zhvillon ambientin rreth tij. Kujtoj që kur ika nga Shqipëria dija veç të bëja një prezantim në powerpoint ose listë në Excel apo thjesht një tip gazete (vetem dizajn) duke përdorur Word. Këtu dëshira për të ditur me ka shtyrë të mësoj, të bëj faqe apo aplikacione web, aplikacione në Excel apo Açess, apo të specializohem në softuere specifike si SAP, apo migrim datash, por edhe të zhvilloj aftësitë e buta (soft skills), duke bërë projekte sociale, apo kurse të ndryshme menaxheriale, të rëndësishëm sidomos kur punon në koorparata ndërkombëtare me dhjetra nacionalitete të ndryshme. Dihet që çdo gjë ka një kosto të vetën: Çdo gjë duhet ta planifikosh, s’ke kohë thjesht të rrish e shikosh TV, apo në kafene me shoqërinë, kalon ore të tëra duke mësuar apo korrigjuar, netë të kaluara tek kompjuteri, për të dorëzuar projektin në afatin e duhur etj. Unë gjithmonë kam patur një dëshirë : që të mos ndalem me atë çkam bërë, apo mësuar, gjithmonë e shoh veten në lëvizje, duke përmirësuar aftësitë sociale apo teknologjike. Dhe në një farë mënyre duke jetuar në këtë epoke dixhitale, nuk ke edhe shumë mundësi, ose do të ecësh me të ose do ngelesh në vend numëro.

A mendoni se pandemia po ndikon në të përditshmen tonë, jemi bërë më shumë digjital dhe po shkojmë drejt smart working?
Pandemia po e ndryshon jetën tonë, po na detyron t’i shikojmë gjërat ndryshe. Të vëmë prioritetet që na duhen, t’i shkojmë gjërat dhe informacionet ndryshe. Nëse isha mësuar të udhëtoja shpesh tek klientët, t’i takoja ata, tani çdo gjë e bëjmë online. Ka ndikuar shumë në aspektin njerëzor, në lidhjet, apo mirëbesimin, dhe pse jo, edhe në cilësinë e punës. Ndryshe është kur e sheh dikë në kamera tek kompjuteri, ndryshe është kur shkëmben disa mendime me të në një mbledhje apo darkë pune. Megjithatë duhet të përshtatemi, duhet të pranojmë koston e kësaj situate dhe të veprojmë brenda mundësive që kemi, duke i parë gjërat me pozitivitet, siç thone edhe çekët : “Ajo që nuk më vret, më forcon më tepër.

Si e shihni binomin shqiptar-teknologji? A është një binom që funksionon?
Patjetër që ky binom funksionon. Njoh shumë shqiptarë që punojnë IT, jashtë Shqipërisë, por edhe brenda saj. Një fakt që e konfirmon këtë është edhe hapja e këtyre qendër-thirrjeve (call-center) në Shqipëri, ku një faktor kryesor luan IT, dhe sistemet që përdorin për të punuar, pa një IT të mirë, s’ke shërbim të mirë. Por mendoj se Shqipëria ka shumë potencial që nuk shfrytëzohet, dihet që shqiptarët kanë prirje për gjuhët e huaja, dhe janë shumë të ambientueshëm, qoftë në teknologji apo marrëdhënie njerëzore, por nuk kam përshtypjen se nga shoqëria akademike në Shqipëri po i jepet ndonjë rëndësi e veçantë.
Dhe këtu luan një rol të rëndësishëm arsimi, ku si pikë tepër shqetësuese shikoj korrupsionin, që pothuaj çdo “provim” merret me bakshishe, apo se si jepen diplomat me porosi etj. Ku një profesor mu shpreh se përqindja e studentëve qe marrin diplomat në Shqipëri është pothuaj 100%, gjë kjo tepër e veçantë, më bëri shumë përshtypje, sepse askund në botë nuk ke një përqindje të tille. Në vende të tjera ndodh që shumë studentë ose nuk i marrin provimet ose e lënë shkollen. Në SH.B.A psh kjo përqindje shkon diku tek 60-70%. Shpresoj që vetë studentët duhet ta kuptojnë, se do të jenë po aq të aftë të çajnë përpara në këtë botë dixhitale, po të mësojnë aq me pasion dhe përkushtim, sa mësojnë kur përdorin Facebook apo Instagram në celularët e tyre.

A ka një komunitet shqiptarësh në Çeki? Sa të lidhur jeni me njëri-tjetrin?
Në Çeki shqiptarët numërohen të jenë pak, dhe të thuash se është ndonjë komunitet, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është pak e vështirë, jemi të shpërndarë nëpër qytete të ndryshme, megjithate iniciativa ka patur, duke filluar që nga koha kur ishte Ambasador z.Pirro Milkani, me shfaqjet e filmave artistike shqiptarë, deri tek koncertet që organizojnë artistët me origjinë shqipare si Bledar Zajmi, Egli Prifti, apo Paola Rrapaj. Çdo vit ambasada në festën e Flamurit fton shqiptarët e këtushëm, dhe të pakten shihemi me njëri-tjetrin, të tjerat pastaj varen më tepër me shoqëritë apo miqësitë personale. Bile ambasada hapi një kurs për fëmijët e shqiptarëve që jetonin këtu, që të mësonim gjuhën shqipe, por kuptohet që tani me pandeminë, çdo gjë është ndryshe. Kemi gjithashtu edhe ne një grup në FB ku ndajme lajmet apo njoftimet me njëri-tjetrin.

Sa të forta janë lidhjet tuaja me Atdheun? A e shihni në të ardhmen një rikthim të mundshëm?
Shprehja shqiptare: “Guri i rëndë në vend të vet”, e kupton vetëm kur je larg Atdheut tënd.
Dashuria për Atdheun, vendlindjen,bukuritë natyrore, miqtë, familjen, janë ato që na japin forcë dhe kurajo, kur ndihemi në vështirësi por edhe kur gëzojmë. Është një lidhje që nuk shkëputet. Edhe pse këtej kam vite, pushimet i kam kaluar gjithmonë në Shqipëri. Dëshirë kam të kthehem, ashtu siç do çdo shqiptar që është larg vendit të tij, por jo gjithmonë kjo përputhet me planet dhe mundësitë.
Kur je i ri nuk e vret shumë mendjen, por kur ke familje, është më e vështirë, pasi ke shumë faktorë që duhet të marësh parasysh: familja, fëmijët, nëse e flasin apo jo gjuhën, ambientohen apo jo me mentalitetin e tanishëm, puna, pasionet, etj. Por nuk i dihet, rrugët e fatit (apo Zotit) janë të paparashikueshme. Gjithsesi nuk duhet të harrojmë se nëse jemi ai që jemi sot, ja detyrojme vendit që na ka lindur dhe na ka brumosur./ diasporashqiptare.al