Itali/ Kryebashkiaku i Firences përgjigje publike poetes shqiptare

E premte, 10 Maj, 2024

Krimi në Itali, ku u gjetën të masakruar në valixhe çifti shqiptar me mbiemër Pasha ka tronditur mbarë opinionin dhe në shtetin fqinj.

Madje mediat atje kishin shkruar se kjo është pjesë e traditës dhe kulturës shqiptare. Për këtë reagoi poetja shqiptare që jeton në Firence prej vitesh, Denata Ndreca.

Në një shkrim të botuar në prestigjiozen italiane “Corriere della Sera”, dhe drejtuar kryebashkiakut Nardela, ajo bëri apel që shqiptarët të mos paragjykohen për shkak të këtij krimi të rëndë.

Letra e saj nuk mbeti pa përgjigje, teksa në numrin e të dielës në Corriere ishte botuar dhe reagimi i kryebashkiakut.

“E njoh mirë vuajtjen dhe mirësinë e popullit shqiptar, që me çmimin e sakrificave të mëdha u shkëput nga diktatura dhe fiton çdo ditë hapësirën e saj në liri dhe demokraci”.

Me këto fjalë kryebashkiaku Dario Nardella i është përgjigjur poetes shqiptare që jeton në Firence, Denata Ndreca, e cila në ditët e mëparshme i kishte shkruar kryebashkiakut për të shprehur rëndësinë, në ditët kur të gjithë flisnin për krimin në valixhe, “për të mbajtur të ndarë krimin nga origjina” pasi “komuniteti ynë në këtë qytet nuk ka dhënë vetëm drogë, prostitucion dhe krime, por edhe shumë dashuri, mençuri, mund dhe lodhje”.

“Thjeshtëzimet nuk kanë ndihmuar kurrë të kuptojmë situatat e jo më kronikën e zezë, përfshi dhe episodet tragjike si ajo e këtyre ditëve që ka prekur zemrat e të gjithëve ne. Më duket se fatkeqësisht e keqja nuk ka kufij dhe nuk i takon vetëm një etnie”.

Dhe më pas: “Gjaku ynë i vërtetë, nëse mund të shprehem kështu, është kultura dhe ajo ndjesia se i përket humanitetit të përbashkët që pikërisht në ditët e Krishtlindjeve ka fytyrën e një fëmije të pambrojtur, si shumë të tjerë që janë nëpër botë, kudo”.

Dhe në fund: “Ju siguroj se qyteti ynë, nuk do të bëjë gabimin e mbivendosjes së gjykimeve mbi lajmet që nuk na ndihmojnë të kuptojmë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group