Historia/Lidhja mes themeluesit te Radiologjisë dhe kolegjit arbëresh Shën Mitri

E hënë, 29 Prill, 2024

Në Kolegjin Arbëresh të Shën Mitrit është shkolluar edhe doktor Ismail Tartari, i pari mjek shqiptar i specializuar në radiologji dhe themeluesi i radiologjisë shqiptare.

Ai lindi në Durrës në vitin 1898 në një familje qytetare, e cila bënte pjesë në një rreth të ngushtë intelektual të asaj kohe. Meqenëse Ismaili qysh në moshë të vogël kishte interesa të mëdha për shkollim, të afërmit e ndihmuan që të vazhdonte studimet jashtë vendit, në Kalabri.

Atje u dallua midis bashkëmoshatarëve të tij dhe pas përfundimit të kolegjit, intelektualët durrsakë, në kuadrin e vendimeve atdhetare të Kongresit të Lushnjes për shkollimin e të rinjve shqiptarë, e dërguan për studime në Romë në Fakultetin e Mjekësisë. I. Tartari dhe Anton Ashta ishin dy studentët e vetëm shqiptarë që dallonin nga të tjerët. Kjo ishte dhe arsyeja që rektorati zgjodhi këta dy studentë në kolegjiumin e revistës mjekësore, të cilët me artikujt e tyre mjekësorë u bënë të njohur në qarqet universitare.

Një datë e paharruar dhe një kënaqësi e veçantë do të mbetej për studentët shqiptarë që studionin në Romë në fakultete të ndryshme takimi me Fan. S. Nolin që  së bashku Avni Rustemi kërkuan të takoheshin me të studentët, takim ky që e kishte frymëzuar dhe kishte lënë mbresa të në kujtesen e doktorit Tartari. Pas mbarimit shkëlqyeshëm të fakultetit më 1922, I. Tartari u kthye si mjek në Durrës, ku fillimisht u mor me organizimin shëndetësor të qytetit, kanalizimet e ujrave si dhe me problemin më të madh për qytetin – mushkonjat. Bashkia e Durrësit i miratoi bursën e akorduar për specialitetin e ri për Shqipërinë, atë të radiologjisë. Në Romë dr. Tartari studioi me seriozitet këtë disiplinë të re për të, por që në botë kishte 30 vjet që kishte hyrë. Pas dy vjetësh kthehet në atdhe, por tashmë filloi punën në Tiranë, ku më 17 gusht 1928 emërohet drejtor i parë i shërbimit të ri të radiologjisë shqiptare./Telegraf.al/