Gjuha letrare shqipe

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Gjuha letrare shqipe

Mendoj se është shumë gabim që nuk ekziston një ligj shqiptar për mbrojtjen e gjuhës letrare shqipe. Shoh në shtypin e përditshëm por edhe në libra, që përdoren shume fjalë të huaja. Shqiptarët sot, janë shpërndarë në të gjithe botën dhe natyrisht njihen me gjuhën e vendit ku jetojnë por edhe me gjuhë të tjera.

Dhe në komunikimet me gojë ose më keq, me shkrim, përdorin fjalë të huaja. Por aq shumë janë këto sa që është bërë normale që folësit e lajmeve apo gazetarët shqiptarë në mjetet e informacioni publik nuk e kanë për gjë të përdorin rëndom, fjalë të huaja në vend të fjalëve shqip.

Duke vepruar kështu do të vijë një ditë që fjalët tona të bukura dhe me kuptimplotë se ato të huaja të zvendësohen prej ketyre. Po sjell disa shembuj, po realisht janë me qindra.

Sot ka hyrë në përdorim të gjerë fjala “PËRSHËNDES” përkthim i fjalës angleze GREETING. Por a ka fjalë më të bukur se fjala shqipe TUNGJATJETA?
Ose fjala “EVENT” në vend të fjalës shqipe “NGJARJE”, ose fjala “obligim” (sidomos në Kosovë, por a ka fjalë më të thjeshtë dhe më të kuptueshme se fjala ship “DETYRIM”? Etj..Etj .

Një problem tjetër i madh që dua të ngre është ruajtja dhe transmetimi i gjuhës së nënës te fëmijët shqiptarë. U endën nëpër botë mbi 2 mijë vjet hebrenjtë, por gjuhën e tyre nuk e humbën. Pse shqiptarët e braktisin kaq shpejt gjuhën e tyre dhe në brezin e katërt nuk gjen transmetues të gjuhës amtare. Sa milionë shqiptarë janë në Turiq? Çdo shqiptar ka sot të afërm të tij jashtë vendit. Me keqardhje mësoj se ka nga njerëzit e im, madje të diplomuar në universitete, por që nuk tregojnë kujdesin e duhur për të trasmetuar gjuhën e tyre, sidomos në martesat e përziera, por më e keqja edhe në martesat jo të përziera.

Kjo me pretekstin se do të ngatërrohen kur të shkojnë në shkollë… sa keq mendojnë.

Fëmija e mëson shumë lehttë dhe nuk e harron gjuhën e nënës. Aq më tepër, që ata duhet të jenë krenare se gjuha jonë është ndër 4-5 gjuhët më të vjetra në botë. Por për këtë, këta prindër nuk kanë faj sepse shkolla jonë nuk ua mëson.