Fran Kukaj dhe rrëfimi i veçantë i përrallave dhe legjendave shqiptare në video

E shtunë, 11 Maj, 2024

Shqiptarë të lindur jashtë vendit por që lidhjet me Shqipërinë i mbajnë ende të forta. Fran Kukaj është një prej tyre familja e të cilit emigroi në Belgjikën në 1956 kur iu larguar regjimit të egër komunist dhe vetë ai ka lindur atje.

Lidhjet me Shqipërinë nuk i ka humbur kurrë dhe pse për herë të parë e vizitoi kur ishte 20 vjeç. Frani dhe grupi i tij kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për përçimin e trashëgimisë kulturore shqiptare,siç është folklori.

Ata kanë nisur një projekt të rrëfimit të përrallave dhe legjendave shqiptare përmes videove.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Fran Kukaj tregon më shumë për këtë projekt dhe vijimësinë e tij.

Z. Kukaj si lindi ideja e rrëfimit të përrallave dhe legjenda shqiptare?
Idea origjinale e videove erdhi nga regjisori Zenel Laci. Ai filloi projektin me aktoren Anila Dervishi dhe me muzikantin Afrim Jahja, me pjesmarrjen e tyre na nderuan edhe grupi i njohur muzikor Albrapsodie (Hekuran Bruci, Fasli Kamberi, Gazmir Gjonaj)
Keni zgjedhur që këto legjenda e përralla të vijnë të rrëfyera në video, shoqëruar me ikonografi tuajat dhe të përkthyera në anglisht. Një zgjedhje për kohën dixhitale që po jetojmë apo rrëfenjat shqiptare përcillen më së miri në këtë format?
Një imazh vlen 1000 fjalë!Kjo ishte ajo që më bëri të kërkoj në koleksionin tim imazhet për të ilustruar videot.

  1. “Na ishte njëherë…”, shprehja e famshme e gjysheve dhe nënave kur nisni rrëfimin e një përralle a mendoni se e ruajnë atë magjinë e tyre edhe rrëfyer në video?
    Na ishte një herë ose ishte seç na ishte natyrisht që më bëri të mendoj fëmijërinë time. Kjo traditë e të treguarit ma kujton gjyshen time Rude e lindur në 1896. Përrallat dhe Legjendat kanë udhëtuar nëkohë dhe prekin temë universale. Ato na shërbejnë për t’u argëtuar dhe përçojnë emocione me anën e poezisë.
    Cilat janë përrallat që keni zgjedhur nga folklori shqiptar dhe si do të vijojë ky projekt?
    Ky projekt është inspiruar nga Antologjitë e Konte dhe legjendat e Safet Kryemadhi. Përkthimi në gjuhën angleze është bërë falë bashkëpunimit me Kate Holman,gazetare nga Irlanda.
    Ajo e ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe ka shumë lidhje me komunitetin shqiptar.
    Videot janë përgatitur dhe montuar nga artistja Angie Ricci, franceze me origjinë Korsika. Së shpejti do nxjerrim videon e ardhshme“Vajza që kërkonte burrë”, një legjendë romantike që çdokush e kupton me universin e vet.

Si janë lidhjet tuaja me Shqipërinë pas kaq shumë vitesh jashtë vendit?
Unë kam lindur në Bruksel, familja ime erdhi në Belgjikë në 1956 nga kampet e Gerovës në Kroaci kanë ikur nga ferri komunist. Lidhjet e mia me Shqipërinë,e cila e vizitova në moshën 20 vjeç, kanë qenë dhe janë shumë të forta.
Z. Kukaj ju jetoni prej vitesh në Belgjikë, a është i konsoliduar komuniteti shqiptar atje? A mbani lidhje me njëri-tjetri dhe organizoni aktivitete?
Komuniteti shqiptar në Belgjikë është shumë aktiv dhe e implikuar në çdo cep të dinamizmit e jetës. Në Bruksel kemi 187 nacionalitete të ndryshme. Për t’u përmendur dhe falënderuar është emision javori radios ”Jehona e shqipes” që së shpejti feston 35 vjetorin e saj! Aktivitete kulturore dhe artistike gjate vitit janë një pikë lidhjeje. Ka shumë artistë me cilësi të lartë të pranishëm jashtë Shqipërisë arti, letërsia dhe muzika jane një mënyrë e shkëlqyeshme për të prezantuar veten ndërkombëtarisht.
Videot janë të aksesueshme në Youtube: Vox Aquilae Bruxelles,Instagram @vox.aquilae dhe në Facebook në faqen Vox Aquilae Bruxelles./ diasporashqiptare.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group