Mjekët shqiptarë në Itali përballë pandemisë COVID-19

E premte, 3 Maj, 2024

Mjekët shqiptarë në Itali janë pjesë e sistemit shëndetësor në betejën që shteti italian po zhvillon ndaj pandemisë globale Covid-19. Mjekët shqiptarë Dr. Drieda Zaçe, Mjeke, Kërkuese shkencore, Romë; Dr. Ilda Hoxhaj, Mjeke, Kërkuese shkencore, Romë; Dr.Shk. Hektor Grazhdani, Mjek Radiolog, Romë; Dr. Vitan Demiraj, Mjek Pediatër, Romë; Dr. Anida Kondakçiu, Mjeke Anesteziste, Romë; Dr. Besar Kolçe, Mjek në specializim për Kirurgji të përgjithshme, Romë; Dr. Adela Sulejmani, Mjeke në specializim për Patologji Klinike dhe Biokimi Klinike, Milano, kanë themeluar “Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë” në Itali. Kjo shoqatë jofitimprurëse, apartiake dhe apolitike, synon të mundësojë një rrjet bashkëpunimi multidisiplinor dhe ndër-sektorial ndërmejt mjekëve shqiptarë që kryejnë veprimtarinë e tyre profesionale në Itali, si dhe koordinimin e aktiviteteve me shoqata të tjera me qëllime të ngjashme në vendin e origjinës dhe gjithashtu në nivel ndërkombëtar.

Italia në betejën ndaj COVID-19, masat e rrepta shtrënguese

Italia që prej fundit të muajit tetor 2020 ka përjetuar një rritje të theksuar të numrit të të prekurve nga COVID-19. Sipas të dhënave zyrtare, numri më i lartë i të infektuarve në 24 orë që prej rastit të parë të konfirmuar në Itali, u shënua në 13 nëntor, me 40.902 raste të reja ditore. Prej kësaj dite, numri i rasteve ka ardhur duke u ulur gradualisht,duke arritur në mesatarisht 21.220 të infektuar në ditë nëjavën e parë të dhjetorit. Numri i testimeve molekulare është rritur ndjeshëm, duke arritur dhe mbi 250.000 teste ditore. Rajonet më të prekura janë Lombardia, Piemonte, Kampania, Veneto dhe Emlia-Romana, në të cilat sistemi shëndetësor është i mbingarkuar dhe në vështirësi për të përballur situatën aktuale. Sipas të dhënave të fundit, 39% e shtretërve të terapisë intensive janë tëzënë nga pacientë me COVID-19. Pjesa më e madhe e pacientëve janë dukë marrë trajtim në shtëpi dhe gjëndja e tyre po ndiqet nga mjeku i familjes. Përballë një ecurie të tillë, në 3 nëntor autoritetet klasifikuan rajonet dhe provincat në varësi të situatës së tyre epidemiologjike, në trezona: zona e kuqe, me rrezik të lartë; zona portokalli, me rrezik mesatar; dhe zona e verdhë, me rrezik të ulët. Qeveria ka ndërmarr masa kufizuese të pergjithshme sikurse mbyllja e bareve dhe restoranteve në orën 18.00, mbyllja e qëndrave tregtare në fundjavë, gjithashtu dhe masa specifike për rajonet sipas klasifikimit përkatës, duke moslejuar lëvizjen e qytetarëve midis rajoneve me ngjyrë të kuqe ose portokalli. Këto masabënë që të uleshin rastet e infektimeve ditore, duke arritur 16.803 të infektuar në24 orë në datën 19 dhjetor. Gjithsesi, duke qenë prag festash mund tëjetë në rrezik kontrolli i situatës duke e bërë kështu shumë të mundshme ardhjen e një vale të tretë në periudhën janar-shkurt 2021. Për të parandaluar një gjë të tillë dhe për të evituar grumbullimin e njerëzve gjatë festave të fundvitit, dekreti më i fundit i qeverisë, shton masa të tjera shtrënguese, sikurse moslejimi i lëvizjes në periudhën e Krishtlindjeve në të gjithë Italinë.

Vaksinimi i popullsisë

Një pjesë shumë e rëndësishme e strategjisë është vaksimi i popullatës. Ndërkohë që vaksinimi ka filluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Europë do të fillojë më vonë, pasi Agjensia Europiane e Barnave pritet të mblidhet në datën 29 dhjetor 2020 dhe të bëjë vlerësimin e vaksinave që ofrohen deri më tani. Në Itali, vaksinat do t’i nënshtrohen dhe vlerësimit të mëtejshëm nga Agjensia Italiane e Barnave dhe sipas strategjisë kombëtare pritet që fushata e vaksinimit tëfillojë në janar 2021.Tëparët që do të vaksinohen do të jenë punonjësit shëndetësorë në vijë të parë, të cilëve u është kërkuar që tani konsensusi për aderim, duke qenë se vaksinimi nuk është i detyrueshëm. Prioritet gjithashtu do të kenë dhe të moshuarit, personeli i qendrave të kujdesit për të moshuarit dhe personat me patologji kronike. Me sigurimin e më shumë dozave të vaksinës, do t’i nënshtrohenvaksinimitdhe kategoritë e tjera të popullatës, të tilla si mësuesit dhepersoneli i shkollës, zbatuesite ligjit, personeli i burgjeve, etj.

Roma kryeqyteti pa “Krishtlindje”

Roma, si çdo qytet tjetër i Italisë, është përballur me situatën e vështirë të krijuar nga pandemia e COVID-19. Në periudhën tetor-nëntor 2020 është regjistruar numri më i lartë i rasteve në 24 orë. Në ditët e fundit, numri i të infektuarve në qytetin e Romës është ulur nën 900 dhe fatmirësisht është rritur numri i të shëruarve. Ajo që të bën përshtypje është së Roma e zhurmshme, e mbushur duket e tjetërsuar. Nuk gumëzhijnë më rrugët nga turistët e panumërt që kanë qënë çdo ditë. Qyteti është thuajse bosh. Shikon vetëm njerëz me maska, që nxitojnë të mbarojnëpunët e tyre dhe të shkojnë në shtëpi.Vendet turistike dhe muzetë duken si të lëna thuajse në harresë. Dëgjon nga ata pak kalimtarë që Roma është më e bukur kështu e boshatisur, sepse mund ta shijosh të gjithën për vete. Por, Roma kështu duket e trishtë…Aq më shumë tani për periudhën e festave. Do të jetë Krishtlindje e vështirë për italianët dhe familjet e tyre, sikurse për çdo qytetar tjetër në botë.Do të jetë ndoshta hera e parë që rreth dritave të pemës në qendër të qytetit nuk do ketë njerëz të mbledhur me familjet e tyre.

Shqiptarët në Itali

Sipas të dhënave statistikore, deri në vitin 2019 kanë qënë rezident në Itali 441.027 shqiptarë, të vendosur kryesisht në Milano, Breshia dhe Firenze. Pas viteve ’90 Italia ka qënë një nga destinacionet kryesore të Diasporës shqiptare, për arsye punësimi, sikurse dhe shkollimi. Një numër i madh mjekësh shqiptarë janë pjesë e strukturave shëndetësore dhe kërkimore, ndër më me emër jo vetëm në Itali por edhe më gjerë në Europë. Pavarësisht se komuniteti shqiptar ka krijuar shoqata dhe grupime të ndryshme që kanë organizuar aktivitete të shumta për bashkëveprimin e shqiptarëve, gjatë këtyre viteve ka munguar një organizim zyrtar i mjekëve. Për të mundësuar njohjen dhe bashkëveprimin e mjekëve shqiptar është krijuar “Shoqata e Mjekëve Shqiptarë” në Itali (Assocazione Medici Albanesi in Italia). Këshilli drejtues i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Itali përbëhet nga:Dr. Drieda Zaçe, Mjeke, Kërkuese shkencore, Romë; Dr. Ilda Hoxhaj, Mjeke, Kërkuese shkencore, Romë; Dr.Shk. Hektor Grazhdani, Mjek Radiolog, Romë; Dr. Vitan Demiraj, Mjek Pediatër, Romë; Dr. Anida Kondakçiu, Mjeke Anesteziste, Romë; Dr. Besar Kolçe, Mjek në specialzim për Kirurgji të përgjithshme, Romë; Dr. Adela Sulejmani, Mjeke në specializim për Patologji Klinike dhe Biokimi Klinike, Milano.

Shoqata e mjekëve shqiptarë në Itali

“Shoqata e Mjekëve Shqiptarë” në Itali e krijuar si jofitimprurëse, apartiake dhe apolitike, synon të mundësojë një rrjet bashkëpunimi multidisiplinor dhe ndër-sektorial ndërmejt mjekëve shqiptarë që kryejnë veprimtarinë e tyre profesionale në Itali, si dhe koordinimin e aktiviteteve me shoqata të tjera me qëllime të ngjashme në vendin e origjinës dhe gjithashtu në nivel ndërkombëtar. Në situatën e krijuar nga pandemia, me mbingarkimin e sistemin shëndetësor dhe enigmat e përballjes me një virus të ri të panjohur më parë, ka qënë mëse e nevojshme bashkëpunimi dhe ndarja e përvojave dhe protokolleve të trajtimit. Një ndër problemet gjatë kësaj pandemie, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, ka qenë keqinformimi i publikut mbi epidemiologjinë, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes, si dhe masat e shëndetit publik që duhen marrë e zbatuar për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së infeksionit nga SARS-CoV-2. Për këtë arsye një nga përparësitë e kësaj shoqate është dhënia e informacionit të saktë, të bazuar në të dhënat e përditësuara shkencore. Anëtarët e shoqatës, nëpërmjet hapësirës mediatike (televizione, gazeta, rrjete sociale), janë përpjekur të informojnë publikun shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Duke qenë se Italia ishte vendi i parë në Europë që u përball me pandeminë, u përpoqëm që të ndanim përvojën dhe mësimet e marra për të mundësuar një kontroll më të mirë dhe në kohë të situatës në Shqipëri.

Kontributi shkencor gjatë pandemisë COVID-19

Nga ana tjetër Shoqata ka bashkëpunuar me një grup studiuesish nga vendet e Ballkanit për të krijuar një platformë informimi për popullatën në të gjitha gjuhët e Ballkanit të quajtur “Covid19Balcans”, si dhe me Universitetin e Montrealit në Kebek, për të zhvilluar një studim mbi perceptimin, sjelljet dhe përvojat e popullatës shqiptare gjatë pandemisë, nëpërmjet një pyetësori. Ky studim përfshin një ekip ndërkombëtar prej 150 studiuesish nga më shumë se 25 shtete, dhe të dhënat do të bëhen publike vazhdimisht. Së fundmi, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Itali, ka marrë pjesë në konferencën e parë mjekësore ndërkombëtare multidisiplinore, të organizuar nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe “Albanian Committee of Medical Students”, me qëllimin e ndarjes së eksperiencave të mjekëve shqiptarë kudo nëpër botë dhe krijimin e urave të bashkëpunimit midis tyre. Konferenca pati një nivel të lartë shkencor dhe tregoi dëshirën e mjekëve shqiptarë që të vazhdojnë të kontribuojnë për vendin e origjinës pavarësisht se në cilin shtet ndodhen dhe ushtrojnë profesionin e tyre. Në vijim Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Itali, synon të organizojë dhe të jetë pjesë e konferencave dhe takimeve të mjekëve shqiptarë, si dhe të mbështesë publikun shqip-folës me informacione të sakta mbi çështje të ndryshme të shëndetit.

Mesazhi i Shoqatës së mjekëve shqiptarë në Itali për shqiptarët kudo në botë

Meqë jemi në prag festash “Shoqata e Mjekëve Shqiptarë” në Itali dëshiron tu urojë të gjithë shqiptarëve festa sa më të qeta e të bukura. Shpresojmë që vështirësitë, sfidat, humbjet e përjetuara gjatë vitit 2020 të lihen pas dhe që viti i ri të jetë sa më i shëndetshëm. Për këtë, secili nga ne mund të luajë nje rol të rëndësishëm, duke zbatuar rregullat e shëndetit publik dhe duke u kujdesur për veten dhe komunitetin. Së bashku mund t’ia dalim. Dielli